Ngjarje e tmerrshme, elefanti tenton t’i mbys turistët

Ndryshe

Ngjarje e tmerrshme, elefanti tenton t’i mbys turistët

Nga: A.S Më: 28 janar 2018 Në ora: 17:00
Elefanti që përplasi disa herë xhipin e turistëve

Një ngjarje e rrezikshme, u ka ndodhur turistëve në Parkun Kombëtar të Chobe në Botsvana më 20 janar, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Teksa po shëtisnin me një makinë të hapur sipër, një elefant i madhi për pak nuk i ka mbytur ata.

Në video incizim shihet një skenë e pabesueshme. Papritmas, një elefant fillon të futet nëpër shkurre në drejtim të automjetit dhe lëshon një ulërimë të fuqishme.

Xhipi tërhiqet dhe fillon të nxitojë rrugës pasi e shohin elefantin duke e ndjekur atë.

Por, ajo vrapon shpejt, e zë makinën dhe e godet disa herë me kokë.

Pas disa goditjeve, si duket elefanti lodhet dhe e braktis ndjekjen e makinës që rezultoi më shpëtimin e turistëve.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat