Një fotografi që është bërë hit në internet, që me gjasë është nga Azia Juglindore, shfaq një përballje të pazakonshme.
Beteja mes dy titanëve të zvarranikëve përfundoi me barazim, duke i lënë gojëhapur njerëzit që po e shikonin dyluftimin nga afër.
Njëri nga luftëtarët, mbreti kobra, u mbyt. I dyti, një piton, ngordhi gjithashtu. I kafshuar pas kokës nga kobra dhe duke vuajtur nga helmi vdekjeprurës i gjarprit, pitoni u përpoq ta mbrojë vetën duke e shtypur sulmuesin deri në vdekje.
Dhe ia doli. Por asnjëri prej tyre nuk mbijetoi.