Në këtë qytet askush nuk guxon të dalë jashtë në ora 17:45

Ndryshe

Në këtë qytet askush nuk guxon të dalë jashtë në ora 17:45

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 17:19
Meksikë

Tom Wainwright, ish-redaktor i The Economist, shpjegon pse në Ciudad Juarez, në Meksikë, njerëzit kurrë nuk dalin jashtë në orën 17:45.

Autori i librit “Narconomics” shkruan se dilerët e drogës janë shumë të kujdesshëm për reputacionin e tyre, kështu që vrasjet ndodhin në këtë kohë, në mënyrë që ato të jenë lajm kryesor në edicionin e orës 18:00. 

Ky sekret u zbulua nga një punëtor në një morg lokal. Është një lloj reklame, thotë Wainright, dhe shton se kjo taktikë shërben gjithashtu për të frikësuar klanet kundërshtare. 

Në qëllimin për të sabotuar armikun ose maskuar disa nga aktivitetet e tyre, anëtarët e kartelit bëjnë vrasje në territorin e armikut, kështu që policia shkon atje për të kryer arrestime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat