Përleshjen prej gjysmë ore, arinjtë e përfunduan me një përqafim - Bota Sot
Përleshjen prej gjysmë ore, arinjtë e përfunduan me një përqafim

Ndryshe

Përleshjen prej gjysmë ore, arinjtë e përfunduan me një përqafim

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 08:55
Arinjtë e përqafuar

Patrick Martin ka arritur ta fotografojë momentin mbresëlënës, kur dy arinj që u përleshen për gjysmë orë, gjithçka e përfunduan me një përqafim mes vete.

Fotografi 50-vjeçar ishte duke shëtitur në një pjesë malore të British Columbia të Kanadasë, kur pa këto krijesa të rritura që po rriheshin.

“Gjithçka përfundoi papritmas dhe si dy boksierë profesionistë, u ndanë pa i mbajtur mëri tjetrit për goditjet e fuqishme”, ka shkruar Martin.

Ndryshe prej kafshëve tjera, që përleshen për territor apo për partnere, arinjtë tregojnë forcën ndaj njëri-tjetrit edhe si pjesë e lojës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test