Gjurmë të çuditshme zbulohen 4 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit - Bota Sot
Gjurmë të çuditshme zbulohen 4 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit

Ndryshe

E mërkurë, 24 tetor 2018

Gjurmë të çuditshme zbulohen 4 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 19:01
Gjurmë të çuditshme zbulohen 4 kilometra nën sipërfaqen e oqeanit

Gjurmë të çuditshme janë gjetur në pjesën e poshtme të sipërfaqes së oqeanit, e cila i ka lënë shkencëtarët të habitur, ndërkohë që teoricienët e konspiracionit pretendojnë se bëhet fjalë për teknologji të UFO-ve.

Një robot i dërguar katër kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor mes Meksikës dhe Hawaii zbuloi gjurmët misterioze.

Gjurmët janë masive në gjatësi prej 2.5 metrash dhe thellësi prej 13 inçësh, saqë çdo gjë që mund t'i bëjë ato, nuk mund të jetojë në atë thellësi.

Ato janë zbuluar si pjesë e një studimi britanik nga Qendra nacionale oqeanografike në Southampton.

Shkencëtarët thonë se ato janë tepër të gjera për t’u krijuar nga peshqit ose nga ndonjë lloj tjetër kafshësh që jetojnë në thellësi të detit.

Në përgjithësi janë detektuar 3500 “gropa” të tilla dhe ekspertët e kanë të paqartë se si janë krijuar.

Misteri i gjurmëve ka shtuar zërat e teorive të konspiracionit për praninë e UFO-ve në planetin tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test