Bien në hendek, shpëtojnë falë Facebookut - Bota Sot
Bien në hendek, shpëtojnë falë Facebookut

Ndryshe

E hënë, 22 tetor 2018

Bien në hendek, shpëtojnë falë Facebookut

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:31
Ilustrim

Turistët amerikanë në Bali shpëtuan duke iu falënderuar kryesisht mediave sociale.

Michael Leatkot dhe Stacey Eno kishin aksident trafiku në motor pas së cilës përfunduan në hendek.

Si person aktiv i rrjeteve sociale dhe mik me shumë nacionalitete me të cilët mbante kontakte përmes Facebookut dhe Whatsup-it, Leatkot kërkoi ndihmë.  “Ndihesha sikur gjysma e kurrizit më ishte thyer. Nuk mund të lëvizja dhe të shoh gjë. Ndjeja sikur të bëja ndonjë hap, do të rrëshqitnin edhe më shumë ë hendek”, tregon ai momentet e aksidentit.

Eno po ashtu u ishte nënshtruar lëndimeve dhe nuk mund të lëvizte.

“Pastaj mendova se do të vdisnim këtu, pasi askush nuk  dinte se ndodheshim këtë dhe ishim të lënduar. Për një kohë nuk më kujtohej as si kishim arritur deri këtu”, shpjegon ajo.

Për fat të keq, njëri telefon kishte dalë nga xhepi i tyre gjatë aksidentit. Por fati i tyre ishte se kishin edhe një tjetër telefon përmes së cilit kërkuan ndihmë në Facebook.

“Na ndihmoni. Jemi në rrezik. Thërrisni policinë”, kishte shkruar Leatkot në Facebook.  Miqtë nga Los Anxhelosi shumë shpejt gjetën lokacionin e tij pasi morën porosinë e tij nga telefoni. Një tjetër mik nga Praga kërkoi numrat lokalë të konsullatës ndërsa një mik i tretë nga Holanda kërkoi ndihmën e policisë lokale.

“Pas pak minutash, një njeri me emrin Joe, nga konsullata, më thirri dhe më tha se ndihma ishte duke ardhur rrugës” kujton ato momente turisti amerikan.

Disa orë më vonë, erdhi ekipi shpëtimtar dhe çdo gjë ishte në rregull. Turistët amerikanë shpëtuan nga më e keqja dhe për shkak të lëndimeve u detyruan të kthehen në SHBA për t’iu nënshtruar tretmanëve mjekësore në Atlanta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test