Shoferi nxjerr jashtë pasagjerët pasi refuzuan të ndihmojnë një invalid

Ndryshe

Shoferi nxjerr jashtë pasagjerët pasi refuzuan të ndihmojnë një invalid

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 20:56
Paris

Shoferi i një autobusi në Paris është bërë një yll në rrjetet sociale pasi dëboi të gjithë pasagjerët në shenjë pakënaqësie që nuk deshën të ndihmojnë një udhëtar me karrocë invalidi për të hipur në autobus.

Duke parë se askush nuk donte të lëvizte nga ulëset, shoferi reagoi shpejt, u ngrit dhe u tha udhëtarëve se ky ishte stacioni i fundit dhe duhej të largoheshin. Më pasi ai ndihmi vëllain e invalidit me karrocë për të hyrë dhe autobusi vazhdoi linjën me vetëm dy pasagjerë.

Udhëtarët që zbritën nga autobusi u detyruan të prisnin autobusin tjetër të radhës.

Personi i paralizuar nga skleroza e shumëfishtë, tha se ishte i prekur nga gjesti i shoferit, pasi ky i fundit kishte thënë se të gjithëve mund t’iu ndodhë që një ditë duhet të përdorin një karrige invalidësh.

Gjesti i shoferit, të cilin një udhëtar e ka fotografuar, është mirëpritur në rrjetet sociale.

Shoferi, i cili deshi të mbetej anonim, më vonë tha se nuk kishte askënd në familje apo një mik invalid, por ishte në pyetje thjesht një çështje "të qenit pak të civilizuar".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat