Stjuardesa ushqen foshnjën e huaj gjatë fluturimit - Bota Sot
Stjuardesa ushqen foshnjën e huaj gjatë fluturimit

Ndryshe

E martë, 20 nëntor 2018

Stjuardesa ushqen foshnjën e huaj gjatë fluturimit

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 00:06
Patrisha Organo

Patrisha Organo, një stjuardesë 24-vjeçare dhe nënë e një fëmije, ofroi gji dhënie një foshnjeje të huaj.

“Dëgjova një britmë që do të bënte që ti të bësh diçka për të ofruar ndihmë”, shkruante Organo në një postim në Facebook së bashku me një foto të saj për të mbajtur fëmijën.

“Unë iu afrova nënës dhe e pyeta nëse çdo gjë ishte në rregull, u përpoqa t’i tregoja asaj që do e ushqeja fëmijën e saj të uritur, ndërsa më tregonte se nuk po pomponte dot qumësht”.

Organo tha se mbikëqyrësi i fluturimit, Sheryl Villaflor, e mori nënën në një pjesë private të avionit, në mënyrë që ajo të mund të ishte prezente, ndërsa Organo e ushqente foshnjën.

Por, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) paralajmëron se përdorimi i qumështit të nënës nga një nënë tjetër paraqet rreziqe dhe rekomandon konsultimin paraprak me ofruesin e kujdesit shëndetësor të fëmijës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test