Gjinekologu insistonte se ishte shtatzënë,por më pas arriti në një konkluzion shokues

Ndryshe

Gjinekologu insistonte se ishte shtatzënë,por më pas arriti në një konkluzion shokues

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 14:55
Keely Favell

28-vjeçarja britanike Keely Favell, ishte mësuar të ndjente mbi vete shikimet e njerëzve sa herë që udhëtonte me mjetet e transportit publik. Të shumtë ishin ata që ngriheshin për t’i liruar vendin ‘’mamasë’’ së re, apo miqtë që e pyesnin rreth mbarëvajtjes së shtatzënisë dhe gjinisë.

Megjithatë për vajzën nga Swansea të gjitha këto shikime, pyetje apo mesazhe urimi ishin thjesht momentet e sikletshme të radhës pasi ajo nuk priste asnjë fëmijë, ndonëse barku i saj i fryrë të bënte të mendoje të kundërtën. Kishte bërë pafund teste shtatzënie, por rezultati vijonte të ishte i njëjti: negativ, edhe pse mjeku i saj gjinekolog besonte se ishte vërtetë në pritje të ëmbël.

Gjithçka nisi në vitin 2015-të kur filloi të shtonte gjithmonë e më shumë peshë, por kulmi arriti në vitin 2016-të kur ajo peshonte plot 140 kg.

‘’U tmerrova nga gruaja që shihja në pasqyrë. Gjithmonë kam qenë një vajzë e kolme, por tashmë situata më kishte dalë nga kontrolli. Vendosa të merrem më shumë me aktivitet fizik, të ushqehem shëndetshëm, të eliminoj nga vaktet e mia ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë kalori, por asgjë nuk ndryshoi. Barku im të shpërthente nga momenti në moment.’’, kështu shprehet Keely për ‘’Daily Mail’’.  Por në fillim të 2017-ës mjekët bënë një zbulim që i la pa fjalë. Pasi ekzaminuan të gjithë dosjen shëndetësore, arritën në një konkluzion shokues: Keely kishte një cist ovarian që peshonte plot 26 kg, praktikisht pesha e 7 të sapolindurve.

Vajza iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale që zgjati plot 5 orë, pasi ekzistonte rreziku që edhe në organet e tjera të saj të kishte ciste. Gjatë operacionit, mjekët i hoqën vezoren e djathtë, por kjo gjë nuk ndikon në fertilitetin e saj. Dhe kështu pak nga pak filloi të humbte peshë. ‘’E kisha shumë të vështirë t’i jepja makinës, të ngjisja shkallët apo të mbaja pesha të rënda. Ndihesha tërë kohës e lodhur dhe kisha probleme me frymëmarrjen. Tani më duket sikur kam rilindur.’’, mbyll rrëfimin e saj 28-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat