Greva e mësimdhënësve sa e arsyeshme sa dhe diskriminuese

Opinione

Greva e mësimdhënësve sa e arsyeshme sa dhe diskriminuese

Nga: PhD.Can. Besjana Rexhepi Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:19
PhD.Can. Besjana Rexhepi

Përderisa nisma mbi grevën në sektorin e arsimit veçse ka filluar në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, kjo nismë nuk konsiderohet plotësisht e barabartë për çdo nivel shkollor nga fakti se në disa nivele punësimi kriter bazë merret grada “Master”, si në shkollimin e mesëm, ndërsa në disa nivele ajo nuk vlerësohet fare dhe as që parashihet të merret në konsideratë nga asnjë iniciativë përkrahëse shtetërore- arsimore, madje as të paguhet fare. Fjala është për drejtimet: Bachelor i Programit Fillor dhe atij Parafillor, drejtime këto që të punësuarit i emërtojnë si “Mësuesë klasor” nga klasët: 1-5 dhe “Edukatorë” për moshën 5 vjeçare dhe më të ulët për kopshte të fëmijëve.

Rishtasi edhe pse institucionet gjegjëse këto drejtime i konsiderojnë si drejtime Profesionale dhe jo Shkencore, mbi kuptimin e asaj që nuk kanë nevojë për këtë nivel ekstra shkollimi, në Kosovë gjejmë një numër të madh mësimdhënësish të këtij drejtimi që madje kanë arritur dhe në gradën e Doktoratës pa u vlerësuar fare, për të mos thënë pa ardhur deri te ndonjë avancim mbi pagën e tyre. Megjithatë duke i ditur mos-vlerësimet institucionale këta individë nuk kanë reshtur së avancuari në mënyrë vetanake pa kurrfarë përkrahje, e në veçanti moshat e reja, por se me nismën e grevës këta persona shprehen tejet të diskriminuar që nuk do t’i kenë meritat e veta, njëjtë si ata individë që i posedojnë këto grada shkencore dhe që kanë ushtrim profesioni tjetër të mësimdhënies për moshat më të mëdha të nxënësve si; Arsimtarët Lëndor dhe vet Profesorët e shkollave të mesme. Njëherit këtyre personave i mohohet e drejta e punësimit universitar me të vetmen arsye të lartëpërmendur ( nga disa individë të thirrur “Pedagogë Universitar” e që do të duhej realisht t’i themi “Demagogë”), ani pse në botë dhe ky drejtim është pjesë e Pedagogjisë, specifikisht e Pedagogjisë për Fëmijët.

Nëse në botë çdokush dallohet dhe vlerësohet qoftë dhe me një artikull më shumë shkencor prej të tjerëve, atëherë dhe në Kosovë çdo titull shkencor duhet vlerësuar dhe paguar…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat