Delegacioni i ”Burrave të dheut” - Bota Sot
Delegacioni i ”Burrave të dheut”

Opinione

Delegacioni i ”Burrave të dheut”

Nga: Prof.Mr Imer Hamiti Më: 20 janar 2019 Në ora: 11:07
Prof.Mr Imer Hamiti

Vizita famoze e të ashtuquajturit  delegacion shtetëror  i kosovës në Bruksel sikur mbajti në ethe tërë kosovën se qfar mrekullirash do të bëjë ky delegacion i përbërë hiq ma pak se 10(dhjetë) ”burra të dheut” të kosovës të cilët aq për zemer e kan vatanin sa që nuk pritojnë  natë e ditë të udhëtojnë në Bruksel vetëm e vetëm që kosova të reahatohet.

Por shtrohet pytja se si shiheshin këta përfaqësuës shtetërorë të kosovës në sytë e Znj Mogerini, duke filluar nga dy bashkëkryesuesit, Limaj e Ahmeti binom ky i ëndrrave të të gjitthë shqiptarëve  të kosovës për prfaqësim dinjitozë.

I pari Z.Limaj i akuzuar e  akuzuar nga  të gjitha Gjykatat e sidomos i akuzuar për korrupsion si ish Ministër I Transportit dhe telekomunikacionit, e përfaqësimi I tijë nuk mund të del më shumë se nga Komuna e Malishevës(Nuk po shkruaj ma shumë për të sepse I gjithë opinioni është I njohur me të bërat e tijë).

I Dyti Z. Ahmeti ni kaskader politik i hyrë në politikë si frymë e re , duke hapërur në Lëizjën Vetëvendosje për të fituar mandatin e parë të kryetarit të Prishtinës me pazare të mfshehta të natës me PDK-në dhe i mbështetur nga Baton Haxhiu(Miku i Jovica Stanishiqit ) me klan kosovën e tij që në fakt është klani I Mishkoviqit të Beogradit me seli në Tiranë e poashtu fitoi mandatin e dytë në krye të Prishtinës përmes po të njejtëve mbështetës përmes manipulimit të votës së Prishtinasëve duke qeverisur në formë të qeverisjës së një Despotati. Në fundë z. Ahmeti Shantazhoi qeverisjën pakicë dhe jolegjitime të Z.Haradinaj me votimin  e buxhetit vetëm për tu bërë pjesë e këtij delegacioni dhe qe Znj. Mogerini të ja spjegoi qështjën e vendosjës së kunagjave të kufirit duke sjellur përvojën më të mirë nga Prishtina.

Po çka  shihte Znj.Mogerini te i treti Zv. Kryeministri i famshëm i kosovë Z. Dardan Gashi, përveq se një skseri dhe shantazhuesi të shkëlqyer i cili bëri qe ta futë në kyrthë anëtarin e familjës Rugova e mandej shantazhoi motrën e tijë deputete për të siguruar koorumin e Parlamentit të kosovës , nga doli qeverisja pakicë shqipëtare e Republikës së kosovë dhe njikohësishtë siguroi postin për vehte të zv kryeministrit,  ndërsa kosovës , shqipëtarëve të kosovës  i dhuroi izolimin ndërkombëtarë të kosovë, izolim ky  ngjashëm me izolimin e shqipërisë Enveriano-Staliniste dhe natyrishtë I inspiruar nga bastardët postkomunistë të qeverisjës aktuale të Tiranës.

I katërti Z. Gorani , ish këshilltari i Presidentit Thaçi i trafikuar në Vetëvendosje për qëllime obstrukcioniste dhe për të fshehur të bëmat e tijë në vitët nëntëdhjeta kur shumë familje shqipëtare ishin të shtrënguara për bykën e gojës e ky si birë i kryetarit të sindikatës së atëhershme , pati besimin nga bashkëatdhetarët qe jetonin në Slloveni , të sjell mjete financiare  për ndihmë familjeve të Kosovës dhe ky pa një pa dy hiq ma pak se 20 mijë marka i vodhi me  arsyetimin se ja kan konfiskuar policia serbe.

E arsyetrojë hajninë e bukës së gojës së fëmijëve shqipëtarë të kosvës me sqarimin e dhënë më lartë dhe vazhdoj gazetarinë  në kohën e atëhershme duke shitur patriotizëm sikur mos te kishte ndodhur asgjë.

Këtijë delegacioni i mungoj Lab

Të  tjerët e këtij delegacioni nuk kan rëndësi fare sepse ju ka dhënë rasti për të shkuar në Bruksel e pse jo  ku  atje mund ta mbushin barkun e tyre të uritur dhe natyrisht ndonjë selfie për familet e tyre dhe për kosovën e dashur të tyre

 Tallavaja i cili do te kishte qenë mirë të ishte me këtë delegacion ashtu qe para Mogerinës tja niste një kënge Jasha, Jasha dhe të mësonte atë se si duhet bërë dy pasaporta dhe si duhet gënjyer opinionin se gjoja  ka hequr dorë nga njëra

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...