Kush është meritori për njohje? Kush është fajtori për tërheqje të njohjeve?

Opinione

Kush është meritori për njohje? Kush është fajtori për tërheqje të njohjeve?

Nga: Milazim Maraj Më: 21 janar 2019 Në ora: 09:08
Milazim Maraj

Për heqjen e murit në Mitrovicë që ishte një lojë e Devollit më kriminelet serb, u deklaruan shumë meritor por për këtë gënjeshtër nuk u dënua asnjë fajtor.

Për njohje të Kosovës përplaseshin ish MJ dhe MJ; cili ishte meritori?.

Nga ardhje e meritorit të vetëshpallur  në dy poste me të larta pa votën e popullit nuk ka njohje por tërheqje të njohjeve, nuk ka përgjegjësi, por stimulim dhe leje për gënjeshtra te radhës. 

Çështja e taksës doganore ndaj Serbisë  vendosja dhe heqja e saj po trajtohet në forma dhe mënyra të ndryshme jo adekuate. Kjo taksë del të jetë një vendim nga një propozim e këtij apo atij politikani shqiptar garë dhe debate në të gjitha nivelet e larta te vendit. Kur kjo taksë u votua dhe u përkrah me arsye të fortë nga deputetet shqiptarë dhe u përkrah nga qytetaret shqiptarë dhe jo serb në Kosovë, dolën më shumë emra që e paskan ,ideuar dhe  propozuar dhe vetëm që sa nuk kërkuan mbrojtje me ligj të autorësisë së kësaj ideje tani me të “shenjët”.. Tani kurë në një letër të dërguar nga Presidenti i SHBA kërkohet heqja e kësaj takse si pengesë e dialogut me Serbinë,janë heshtur zërat  e autorëve pretendent dhe tani faji i hidhet kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit tani sillet i pa fajshmi, me këmbë të arushës në dorë.  E terë kjo farë tymnaje, po ndodhë përsëri për një vendim të marrë si në lojën e kapuçave. Taksa për Kosovën dhe popullin e sajë është shumë e arsyeshme madje nuk duhej të hiqej pa një analizë për efektet e saj negative në  këtë fushë:

Planin shëndetësor, Qeveria e Kosovës do të duhej të kërkonte sqarim profesional nga Instituti i Shëndetësisë së Kosovës për vdekjen e 3500 pacienteve  shqiptarë në vit nga kanceri.                     

Duhet të kërkohen edhe ekspert të jashtëm për ta sqaruar shkencërisht këtë vdekshmëri që po merr jetë njerëzish shqiptarë.

Çfarë lloj kanceri është me i shpeshtë dhe nëse është bakterial si mundë të bartet deri të pacienti?

Të behët analiza produkteve serbe që hyjnë në Kosovë dhe mundësia infektuese e tyre me bakterin e kancerit.

Për këtë dyshim ka plotë argumente të bazuara që Serbia ka  zbatuar plane për zhdukjes masive të shqiptarëve. Pa u larguar shumë në histori po përmendim disa argumente: 

Zhdukja masive e shqiptareve të mbetur padrejtësisht brenda juridiksionit të Jugosllavisë vitet 1945-1955. Tifoja, Tuberkulozi,Variqella(Lija)  pas aksioneve “Vishak” dhe “Otkup” që kanë shërbyer si para masë për  të siguruar suksesin  e  operacionit  diversant të tyre për zhdukje masive të shqiptarëve.                                                             

Ethet hemorragjike të bartura për mes të minjve në Kosovë.

Prova e parë në familjen e Durmish Bytyqit,fshatin Nishor Komuna e Suharekës, virusi i njihet me emrin “Dubrava Beograd” nga ky virus kanë vdekur 8 anëtar  kësaj familje.

Ky është virus i izoluar nga instituti biologjik i Serbisë është i përafërt më virusin Krime –Kongo. 

Bartja e  virusit “Dubrava Beograd”është  provuar edhe në Rugovë dhe ka pas viktima por në arkivin e spitalit në Pejë nuk janë gjet shënime. Alergjitë e shkaktuare nga infuzionet prodhim i Serbisë madje edhe vdekja e pacienteve nuk është e rrallë.

Para syve të Botës,Serbia ka helmuar 7000 nxënës, prindër dhe mësimdhënës në vitet e 1990 dhe nuk është helmuar asnjë nxënësve. Nëse mjekët shqiptarë  nuk kanë guxuar të hulumtojnë në atë kohë sot nuk kanë atë rrezik.

Përdorimi i helmeve kimike dhe agjensave biologjik të Serbisë kundër popullit shqiptarë në Kosovë  janë diversione  që përsëriten sa herë që Serbia vendos për aksione diversante kimike dhe biologjike. Sjellja  indiferente e qeveritarëve , dhe organeve tjera kompetente është për kritikë. Këta sillen sikur nuk po ndodhë asgjë. Kushtëzimi jo adekuatë për taksë është i pa bazë dhe mjaftë i dobët, i pa qëndrueshëm dhe  po jep efekte e pa dëshiruara.

Posa të sqarohen  dhe konstatohen zyrtarisht, këto të dhëna Kosova duhet të ngritë padi kundër Serbisë në gjykata  kompetente ndërkombëtare dhe jo të bisedoj për heqje apo mos heqje të taksës doganore  100%.  Shpjegimet serbe së kanceri shqiptarëve ju vjen nga “Uraniumi i varfëruar “ si rezultat i bombardimeve nuk qëndron. Në këtë hapësirë të rrezatuara sipas teorisë serbe jetojnë se bashku shqiptaret, serbet, të tjerët që jetojnë në Kosovë duke përfshirë edhe ambasadat e akredituara në Kosovë, EULEKSI dhe KVORI. Por ata nuk po vdesin, nuk po vuajnë nga ky “rrezatim i uraniumit të varfëruar”.  

Në këtë terren te “rrezatuar” Serbia pretendon të ri kolonizoj Kosove edhe me 100.000 serb!? Pra Uraniumi i varfërua vret vetëm shqiptaret e varfer?. Numri 3500 të vdekur në vit nga kanceri nuk përmban përqindjen e atyre që jetojnë në Kosovë. Serbia ngritë zërin për humbjet ekonomike që i ka shkaktuar taksa doganore 100%. Kosova duhet të kushtëzoj taksen doganore më ndërprerje e   diversionit biologjik të Serbisë kundër popullit shqiptarë të Kosovës. Kjo nuk lidhe me afate kohore por me arsyen e fortë që është shpëtimi i qytetareve shqiptareve  nga operacioni diversantë biologjike dhe kimike i Serbisë në Kosovë për mes te prodhimeve te sajë. Shqiptaret nuk duhet blerë vdekjen e popullit të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat