SHSHA në Çikago: Edi Rama dhe Sali Berisha mos luani me fatin e shtetit shqiptar!Shkoni në shtëpi...!

Opinione

SHSHA në Çikago: Edi Rama dhe Sali Berisha mos luani me fatin e shtetit shqiptar!Shkoni në shtëpi...!

Nga: Skënder Karaçica Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:43
Skënder Karaçica

Një pamje e shëmtuar sot kemi parë në parlamentin shqiptar në Tiranë,kur e kur Edi Rama dhe Sali Berisha,jashta ,,rendit ditës,,u morën ndërmjet veti me ,,fjalorin,, e bulevardit që në historinë e shtetit nuk kemi parë e as që kemi lexuar ndonjëherë,thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Pse kaq armiqësi të skajshme politike në mes Edi Ramës dhe Sali Berisha në foltoren e parlamentit shqiptar dhe pa ndonjë vlerë që,më shumë e dëmton figurën e tyre dhe institucionin e jetës parlamentare në Shqipëri,në mënyrë që të merren me shumë kahet si ligjvënës për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit,ata dalin në fushën e ,,mejdanit,,dhe si rrahagjokës me tipare të ulëta njerëzore,para sovranit të votës së lirë(popullit)dalin humbësit e kohës shqiptare,thuhet më tej në reagimin nga Çikago.

Këto sjellje larg rregullave të jetës parlamentare në Shqipëri në mes të dy burrave (Edi Rama dhe Sali Berisha)ka kohë që janë bërë cirku në ,,teatrin politik,,për fatin e keq me spektatorin e popullit të zhgënjyer se ku është dhe kah po shkon Shqipëria me sharjet dhe fyerjet e këtyre dy burrave politikë,që,

sovrani i votës së lirë(populli)duhet të shkoj në mëngjes para institucioneve të shtetit shqiptar në Tiranë dhe të kërkoj kthimin e votës së tyre dhe Edi Rama dhe Sali Berisha me fjalët e rënda të fyerjeve e të sharjeve të ,,jetës parlamentare,,të marrin izë dhe të shkojnë në shtëpi(!).-thuhet ndër të tjera në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat