Çka s’u folë në Kuvend? - Bota Sot
Çka s’u folë në Kuvend?

Opinione

Çka s’u folë në Kuvend?

Nga: Prof. Avdi Gjata Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:37
Prof. Avdi Gjata

Siç i pamë të shtunën në Kuvendin e Kosovës e deputetët e Kosovës, normalisht që u bindëm e kuptuam që më shumë ishin të interesuar me përfituar simpati nga votuesit, sesa avancimin e politikës së Kosovës në nivel ndërkombëtar e në qendrat e vendosjes. Derisa të gjithë e dimë se kohëve të fundit, deklaratat e rëndësishme të burrështetasëve të huaj e siç është edhe Xhon Baltoni këshilltari për siguri kombëtare i SHBA, deklaron për politikën shqiptare dhe rajonin.

Xhon Baltoni është personi kyç i angazhuar për marrëveshjen Kosovë - Serbi që është edhe njëra nga ngjarjet që peshon rëndë në politikën e zhvillimet e Kosovës e Shqipërisë, po edhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Parlamenti i Kosovës në vend që të bisedonin rreth asaj që Shqipëria duhet të bëjë e merrë rrolin që i takon si shtet i njohur nga OKB-ja, rreth shqiptarëve e të angazhohet sa më shumë para një sfide të madhe që ka Kosova me Serbinë në momentin aktual ata krijojnë ngjarje komiko-tragjedike artificialisht më shumë për tu dukur para qytetarëve sesa për zgjidhjen e probleme edhe ashtu të mëdha që kanë.. 

Problemi është që Kosova e Shqipëria të diskutojnë e të merren vesh "pa dorëza" rreth problemit të madhë historik dhe i cili do të na kushtoj tepër shumë, nëse shtiremi se nuk dimë përse flitet e punohet. Në Kosovë, një numër i deputetëve e Parlamenti debatojnë për mbijetesën e qeverisë, kurse, deputetët e opozitës angazhohet më shumë për rrëzimin e qeverisë, sesa për vemendjen e qëndrimin amerikan ndaj një vendimi të mundshëm historik për kombin shqiptar.

Të gjithë deputetët opozitë-pozitë që po hiqen si patriot të mëdhenjë dhe pasi shajnë e fyejnë e betohen për shqiptari, realisht janë duke i dhënë të drejtë perendimit që të bëhen patron të fatit tonë më shumë sesa ne, për vendin tonë. Dhe të llogarisim ate se çka do të mendonin qendrat e vendosjes nëse do të përkthehen diskutimet e parlamentarëve të Kosovës. Normalisht që do të habiten e do të binden që populli shqiptar ende nuk është pjekur e përkaditur për marrjen mbi vete qeverisjen e shtetit që në një të ardhme mund të shkaktohen çrregullime e probleme jo vetëm në Ballkan po në tërë rajonin Evropian.

Më 3.04.2019. Mr. prof. Avdi Gjata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...