Çka po ndodh me ne?

Opinione

Çka po ndodh me ne?

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:45
Ismail Muqiqi

Muajt e parë të vitit 2019, shoqëria kosovare po ballafaqohet me ngjarje dhe afera të rënda politike, me aksidente të rënda fatale në komunikacion, e kohëve të fundit edhe me një numër të vrasjeve të cilat po i dhënë njollë të zezë këti vendi.

Skena politike e Kosovës, e përçarë për shkak të interesave të ngushta karieriste, është bërë njollë e zezë për çdo qytetar normal të këti vendi.

Për çdo ditë lajmet e këqija po e "bombardojn" njeriun e Kosovës, shumica e të cilëve mezi arrijn të mbijetojnë, për shkak të papunësisë dhe të gjendjes të rëndë ekonomike, me të cilën varfëria po rritet për ditë e më shumë.

Klasa politike e cila qe 20 vite vetëm sa i ndërron pozitat, është devalvuar në atë masë ku qytetari është i zhgënjyer dhe ka humbur shpresën për një të nesërme më të mirë.

Dukurit negative korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi , familjarizmi, pastrimi parash, mos liberalizimi i vizave, mos pranimi i Kosovës në INTERPOL dhe në UNESCO, janë fakte të pakontestushme se kjo klasë politike ka dështuar.

Pasojat e kësaj gjendje po manifestohen edhe në sferat tjera të jetës, vetëm gjatë dy muajve të fundit të këti viti 20 persona humbën jetën në komunikacion, si pasojë e mos aftësimit të mjaftushëm të kanditatëve nëpër Auto Shkollat e Kosovës. Auto Shkollat të cilat si mision dhe obligim kanë aftësimin e kanditatëve për shofer, ato prioritet kanë interesin materialo financiar, sa më shumë para të përfitojn.

Dukuria më shqetësuese kohëve të fundit, është numri i vrasjeve dhe plagosjeve të njerzëve nëpër rajonet e ndryshme të Kosovës.

Këto raste po ndjellin kobë, duke rikthyer hakëmarrjen si plagë e vjetër e cila e ka dëmtuar kombin shqiptar.

Vetëm sot mjetet e informimit sollën dy lajme të kronikës së zezë, ku u vran dy persona në rajonin e komunës së Suharekës.

Të gjitha këto që u thanë më lartë, po e godasin shpirtërisht dhe psiqikisht njeriun normal, i cili që nga mëngjesi e deri në mbrëmje , ndëgjon vetëm lajme të këqija të cilat padyshim shkaktojnë energji negative në personalitetin e njeriut normal.

Kjo nuk është Kosova të cilën e kanë ëndërruar shumë patriot, dëshmor, intelektual, veprimtar të cilët u sakrifikuan dhe dhanë çdo gjë për lirinë e Kosovës martire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat