Të zbulohen eksponentët dhe spiunët serbo-rusë, që po financohen nga ta dhe po ushtrojnë spiunazhin në trojet tona - Bota Sot
Të zbulohen eksponentët dhe spiunët serbo-rusë, që po financohen nga ta dhe po ushtrojnë spiunazhin në trojet tona

Opinione

Të zbulohen eksponentët dhe spiunët serbo-rusë, që po financohen nga ta dhe po ushtrojnë spiunazhin në trojet tona

Nga: Ali Kelmendi Më: 24 mars 2019 Në ora: 18:03
Ali Kelmendi

Viteve të 60’ta Shqipëria me kohë doli nga Pakti i Varshavës duke e larguar - ish Bashkimin Sovjetik nga trolli i saj, dhe duke ia ndalur një pjesë të arsenalit ushtarak të vendosur në Sazan të Vlorës e gjetiu. Ajo me sasinë tjetër të armatimit, si të nëndetëseve u largua jashtë kufijve të Shqipërisë, pasiqë nuk kishte vend së ku të vendosej. Me rastin e largimit nga Vlora, gjenerali rus Zhukov kishte pasë deklaruar: „ po e lëshojnë Vlorën duke thënë së tash e tytje do të bredhim nëpër Mesdhe si çifutet nëpër shkretëtirë“.

Mëtytje, Shqipëria si e vetme dhe e vogël, e frikësuar si nga Pakti i Varshavës, nga Revizionizmi sovjetik dhe Imperializim propërendimor e sidomos ai amerikan, i duhej t’i bashkangjitej ndonjë blloku apo ndonji shteti të fuqishëm, dhe me atë rast zgjodhi Kinën e largët në krye më Mao Ce Tunin. Fillojnë marrëdhëniet tregëtare dhe këmbim kuadrosh dhe ekspërtesh kinezë. Kjo miqësi u solli në Shqipëri; „gjithëkund gëzim e hare, kendoheshin kengë për lidërët shqiptaro-kinez - Enver Hoxha e Mao Ce Tungu, janë si buka e një brumi“. Vëreheshin parullat: Albania fanar i lirisë. Ndërsa Perëndimi shkruante për Shqipërinë : Vendi i izoluar dhe i panjohur i „ Skipetarëve“, ishte streha e fundit e utopisë, shpresë për një botë tjetër më të mirë. Në parulla murale të posterave shkruantë për maoistet jetimë pas përfundimit të revolucioni kulturorë kinez. Edhe ajo miqësi zgjati vetëm për një dekadë, gjërsa u vërejten sabotimet nëpër fabrika e gjetiu, si shembull po e marr rastin me Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit etj.

Më vonë edhe Pakti i Varshavës u shpërnda, dhe shumë shtete iu bashkangjitën Paktit të NATO-s. Rusia nuk mundi t’i ndalë daljen e tyre nga njëra anë dhe nga ana tjetër afrimin e shteteve të NATO-s afër kufirit të saj. Ajo gjithnjë kërcenoj NATO-n për mos afrim me kufijt e saj. Mirëpo, ajo fale pasurive nëntokësore të naftës dhe gasit, dhe shitjen e saj përendimit eshtë zhvillur dhe forcuar ushtarakisht shumë. Gjithnjë ishte në përpjekje të rikthimit të hegjemonisë së dikurshme brenda në rajonin e dikurshëm. Si pikësynim ajo kishte dhe tani fuqishëm e ka Ballkanin perëndimor, sidomos trojet tona shqiptare duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Në Malin e Zi tentoj të bejë grushtshtet përmes agjentëve serbo- rus, të cilët nuk patën sukses dhe u kapën nga forcat e sigurimit malazez dhe u gjykuan dhe denuan. Përmes Gruevskit dhe agjentëve të brendshëm maqedonë dhe të jashtëm, nuk arriti ta përvehtësojë dhe Maqedoninë Veriore, e cila zgjodhi BE dhe NATO-n. Tani me të gjitha forcat përmes Serbisë është kthyer ka Kosova, dhe kjo është pika më neuralgjike, pasiqë Kosova, pas Pavarësisë së 17 Shkurtit 2008 ende nuk është njohur nga pesë(5) shtete të bashkësisë europiane, dhe posaqërisht nga ana e Sërbisë e cila ka pretendime për ndryshimin e kufijve, dhe shkëputjen e Mitovicës Veriore me pasuritë tona të bollshme minerare të Trepçës dhe të atyre ujore të liqenit të Ujmanit. Mu për këtë në Mitrovicë Veriore të banuar me shumicë, të pakicës serbe, bashkarisht me Serbinë i kanë formacionet e tyre civilo ushtarake ( strukturat paralele) serbo-ruse, të cilat gjithnjë agjitojnë për uzurbimin e Veriu të ndihmuara dhe të dirigjuara nga Serbia në mbeshtetje të Rusisë. Qellimi i gjithë kësaj avanture serbo-ruse është okupimi i Mitrovicës Veriore me pasuritë e saj, dhe nëse këtë do ta arrinin, priti bazat ushtarake Serbo-ruse në veri, me rrezikimin jo vetëm të Kosovës por të tërë Ballkanit. Sa për ne kjo do të ndodhte në çdo kohë, por falë aleancës së NATO-s me shtetët me të fuqishme të Europës me Amerikën, nuk pritët të ndodhë kurrë një gjë e tillë. Dihet së brenda Kosovës ka bashkëpuntorë të shumtë quasi- të ashtuquajturit femijët e UDB-ashëve, të përhershëm shqiptar, dhe të familjeve shqiptare lojale „të Kralevinës“ serbe.

Me formimin e Institucioneve tona shtetërore, ku kemi formuar edhe Agjensinë Kosovare të Intelegjencës, detyra e së ciles është hulumtimi, kapja dhe dekonspirimi i spiunëve shqiptarë që bluajnë mullirin serbo-rus. Nuk i di dhe nuk i njohë mirë ekspërtet e AKI-së, por në disa raste kryetari i shtetit dhe kryeministri i ndërruan disa herë udhëheqësit e saj. Sëpari Hashimi e ndërroi z. Ujkanin, dhe pastaj u largua udheqësi tjetër i AKI-së me rastin e dëportimit të „ gylenistëve“ turq pa kurrfarë procedure ligjore. Në mungesë të punës së AKI-së, po duhet dikush t’i dekonspirojë eksponentet e shteteve të huja nga rradhet tona. Qysh herët flitet për bashkëpuntorin e Stanishiqit serb, Baton Haxhiun, si më kryesorin në Kosovë për spiunim. mesuam nga gazetat ditorë, nga autori prof. dr. Bytyqi i cili thotë së Baton Haxhiu e paska të punësuar dhe të inkorporuar djalin e tij si këshilltar në Ministrine e Mbrojtjes së Rusisë. Ky lajm fletë shumë për bashkëpunim me serbo-ruset. Baton u zgjodh më parë edhe keshilltar i Edi Ramës. Sipas informatave Batoni është ndërmjetësuesi i bashkëpuntorëve spiunë kosovarë me ata Rusë. Ky ia beri kontaktet Hashim Thaqit në Paris me Putinin, dhe më pas Hashimi e ftoi Putinin për vizitë edhe në Kosovë. Me siguri përmes Vuçiqit e bëri kontaktin me Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Hashimi me Vuçiqin dhe Edi Ramen në Nish u morën vesh për ndryshimin e kufijve Kosovë Serbi dhe ndarjen e Kosovës. Me ndihmen e Baton Haxhiut, treshja Vuçiq- Hashimi- Rama, janë e keqja më e madhe, dhe rreziku për ndarjen e Kosovës. Batoni kohë më parrë pati deklaruar : Ta lamë Mitrovicën veriore të shkojë më Sërbinë !!! Skandal i paparë për Batonin, por ai haptas e tregoi fytyrën e tij prej tradhtari. Kur Rama ishte në Kuvendin e përbashkët në Pejë e mbrojti Hashimin, kur deklaroj, se « kush i thotë Hashim Thaçit tradhëtar, ai është gomar ». Na ofendoi të të gjithëve që dimë shumë për Hashimin. Me një shkrim timin iu përgjigja sipas një proverbi tonë » së kurrë gomarët së dëgjojnë mushken ». Pasataj profesori Bytyqi e tha të kundërten Ramës : « kush thotë që Hashimi nuk është tradhëtar ai është gomar. »

Në fund po sheksoj së detyrë parësore dhe urgjentë është që AKI-ja të del sa më parë më të vërteten mbi spiunët- eksponentë të shteteve të huaja. Por, e kam frikën së edhe kjo është e kapur nga shteti, dhe nuk guxon të nxjerrë asnjë fjalë për publik apo për institucione ndjekëse të të njejtëve njerëz, dhe të tjerëve lidhur me spiunazhin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...