Marrja na mbetet ne

Opinione

Marrja na mbetet ne

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:11
Fatmir Lohja

Në çdo ambient shqiptarëfolës  dëgjohet kjo rezume:”Do Perëndia të na marrin ndërkombëtarët në dorë.Të futen zullimqarët në burg!” Dikush këtë shprehje e thotë për t’i rënë shkurt.Një tjetër se nuk ka më shpresë te askush.Të paktë janë ata, që kanë shpresa ,për t’u zënë vendet te sotmëve  që janë në krye.Halli i hallit nuk i ngjan,por shumica e shqiptarëve  e pohojnë shprehjen e mësipërme.

Edhe unë si shqiptarë  të njëjtin shqetësim kam me bashkëkombasit e mi. Në prag të pensionit nuk më shkon mendja për karierë.Shqetësimin e kam për jetën e fëmijëve të mi. Janë në një moshë që nuk jam i zoti t’i këshilloj: “Të rrinë apo të ikin nga Shqipëria!?”Nuk ka zemër prindi që kërkon ta dëgdisë fëmijën larg në emigrim, si  nuk ka asnjë prind, që e pranopn gjendjen  fëmijës,kur e sheh se  nuk   mbyll muajin me paratë që fiton vetë.

Për ta lënë përgjegjësinë të nderkombëtarët ,minimalja mund ta cilësoj një këshillë për dembelët. Ne  shqiptarët nuk kemi përgjegjësi për gjendjen reale të jetës sonë? Politika ,para zgjedhjeve , na quan Sovrani, i cili vendos për fatet e kombit. Pas tyre fajin e adresojnë të gjithë  palët humbëse  te  ndërkombëtarët. Nuk e kuptoj,që në një shtet të lirë, për vjedhjen e votës nga shqiptarët, fajin e kanë ambasadorët? Po në duar thatët pse nuk veprojmë ,për të administruar atë kodosh vote,që të mos na vjedhin hajdutët electoral?

A ka më marre se veprimi i politikanëve tanë,që shajne Shqipërinë  e njëri-tjetrin në kanceleritë ndërkombëtare. Kur nuk duhen vëllezërit ndërmjet vedit, çfarë ndihmë presin   nga lagjia?Kur kacafytja bëhet e  egër,lagjia merr vendim për t’i largua nga aty, se nuk ka zgjidhje tjetër,për të rënë në qetësi.Kjo praktikë e vjetër është e shkruar edhe në të drejtën zakonore.

Dua drejtësi ,por si të them!Dua zgjedhje të lira,por t’i drejtoj unë!Dua reformë zgjedhore,por kur të më mbushet mendia mua!E braktisa parlamentin me dy sytë në ballë,por dua të futem përsëri,se më prenë në besë tradhëtarët e mi. Edhe një baba nuk mund ta ndajë këtë dava midis djemve çaprazë. Ndërsa  ndërkombëtarët,që nuk ua ndjen aspak për ne shqiptarët,shkojnë e vijnë për qejfe,duke na lënë ne marrën në derë, dhe duke treguar anëkënd globit  anektoda për kokëshkëmbësinë tonë kombëtare.A ka ma marrë kombëtare që na sjellin në derë politkanët e sotëm,që më mirë Mosqofshin fare!

Fatmir Lohja

Tiranë më, 08.04.2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat