A dështoi ideja e Presidentit konsezual në RVM? - Bota Sot
A dështoi ideja e Presidentit konsezual në RVM?

Opinione

A dështoi ideja e Presidentit konsezual në RVM?

Nga: Ejup Berisha Më: 26 prill 2019 Në ora: 09:06
Ejup Berisha

Më duket se Po. Ideja e Presidentit konsenzual më duket se ka dështuar edhe në këto zgjedhje Presidenciale për shkak të faktit se në zgjedhjet e rregullta presidenciale që janë në rrjedhë e sipër nuk u propozua një kandidat shqiptar për President Republike.Kjo ishte ideja fillestare apo dhe bazike e Bashkimit Demokratik për integrim në vitin 2009. Këta atë kohë pas mbështetjes që ia dhanë Kandidatit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së për President Republike Gjorge Ivanov thanë se në zgjedhjet e ardhëshme Presidenciale në kolltukun e Presidentit në RM do të ulet një shqiptar. Ky premtim i BDI-së atëher u dha për ti ikur kritikave të opinionit se pse BDI pa kurrfar kushti apo dhe pa kërkesa serioze i dha mbështetje të madhe Gjorge Ivanovit për President Republike.Për të qenë më objektiv atëkohë BDI nuk e kishte inicuar idenë për një Kandidat konsenzual për President të RM-së por vetëmse patën thënë se në zgjedhjet e ardhëshme Presidenti i shtetit do të jetë shqiptar.

Pastaj në vitin 2014 BDI për të qenë më interesante në opinion e inicoi idenë e Kandidatit konsenzual për President. Ky subjekt politik duke dashur të tregoj se ka ide të freskëta dhe të reja për opinionin e dha nismën që të zgjidhet një kandidat konsenzual shqiptar për President shteti. Dhe në momentin kur ish Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe njëherësh ish kryeministër i RM-së Nikolla Gruevski këtë ide ia refuzoi Ali Ahmetit dhe BDI-së nga ky subjekt politik thanë se i bojkotojnë zgjedhjet Presidenciale të vitit 2014 dhe se në zgjedhjet tjera të ardhëshme të rregullta kjo do të thotë në zgjedhjet e tashme Presidenciale ata do të insistojnë që të realizohet nisma e tyre për një kandidat konsenzual për President Republike.

Kjo Ide e BDI-së sërish ka dështuar tani me faktin se Kandidatin për president të mundëshëm të RM-së nuk e ka propozuar BDI dhe se i njëjti nuk është shqiptar. Pra kandidati i tanishëm për President të mundëshëm për President të RM-së është Stevo Pendarovski i bashkësisë etnike maqedonase i propozuar nga Partia maqedonase LSDM dhe atë nga organet vendim inicuese dhe vendim miratuese të LSDM-së prandaj ky nuk mund të jetë kandidati konsenzual për President Republike sepse nuk është propozim i të gjitha subjekteve politike që janë pjesë e koalicionit qeveritarë të udhëhequr nga LSDM por është propozim i partisë së tij amë. Stevo Pendarovski nuk është kandidat konsezual edhe për faktin se në ditën e zgjedhjeve mungoi mobilizimi i BDI-së, PDSH-së dhe Alternativës parti këto që e mbështesin këtë individ për President. Kështuqë kandidati i ashtuquajtur konsenzual Stevo Pendarovski nuk morri shumë vota mu nga këto parti shqiptare më datë 21 rill ditën kur u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale.

Shkaqet se pse partitë e sipërpërmendura nuk arkëtuan më shumë vota në kutitë e votimit për kandidatin konsenzual presidencial që e mbështesin i dinë vetëm këto subjekte politike dhe shkaqe kryesore mund të jenë dy. E para këto subjekte shqiptare nuk kanë mundësi të sigurojnë mbështetje më të madhe Pendarovskit të LSDM-së sepse nuk kanë më aq legjitimitet që ti bindin apo dhe ti detyrojnë qytetarët shqiptarë që të votojnë për kuadrot që i mbështesin këto subjekte politike. Dhe shkaku i dytë mund të jetë porosia apo kërcënimet që ndoshta ka mundur tua dërgojë partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE këtyre subjekteve se po morrën guximin dhe e mbështetën Stevo Pendarovskin këta do të mund të kenë telashe në opinion dhe më gjërë me ta për shkak të materialeve dhe dëshmive komprometuese që i ka në dispozicion ky subjekt opozitar maqedonas për ta. Prandaj mund të konstatohet dhe të përfundohet se edhe kësaj radhe nuk do të kemi Kandidat Konsenzual për President Republike në RVM se kur do të ketë të tillë ne nuk mund ta dimë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...