Çfarë pafytyrësie, hipokrizie, poshtërsie dhe tradhti e hapur para të gjithë botës shqiptare

Opinione

Çfarë pafytyrësie, hipokrizie, poshtërsie dhe tradhti e hapur para të gjithë botës shqiptare

Nga: Hafiz Shala Më: 11 maj 2019 Në ora: 08:44
Hafiz Shala

E “ injoron” Dodikun kriminel i vërtetuar, në anën tjetër takohet, bisedon në katër sy dhe poshtërsia më e madhe gjatë historisë së kombit shqiptar, e fton   armikun e shqiptarëve dhe të Amerikës Putinin, njeriun e parë të KGB-së,  për ta vizituar Kosovën?!

Sa më shumë po lëvizin gjërat ani pse në dëm të Kosovës, mercenarizmi publik dhe pa dorëza po del në sipërfaqe.

Para disa vitesh në Parlamentin serb një deputet, tani nuk  më kujtohet emri, e shtroi pyetjen direkte: çka ndodhi më të gjitha ato para që i investuam në  Shqipëri  për të kontrolluar se kush  duhej të vijë në pushtet. Pse u lejua që në pushte mos të vijnë njerëzit që i kemi preferuar.

Fjala ishte për zgjedhjen e Sali Berishës në të dy  postet: Kryetar Qeverie dhe President i vendit.

Duhej të qëndrojë në pushtet  Fatos Nano  miku i  Millosheviqit i cili nga ishulli i Kretës ju  çoi selam  kosovarëve se Beogradi është kryeqyteti i tyre. E, Edi Rama, tani miku i  ngushtë i Vuçiqit i cili në përqafim të ngrohtë dhe miqësor më të, i ka pëshpëritur sa duket se është në kursin e tij me të gjithë fuqinë  politike që e posedon dhe vërtetë e posedon pasi opozita i dogji mandatet dhe refuzon me të drejtë të bëhet pjesë e një politike të udhëhequr nga pushteti i drogës që në pikë të ditës bëhet vjedhje sensacionale në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës në sy  të forcave të sigurimit të shtetit.

A është pushteti i drogës i përzier në këto punë?! Unë besoj bindshëm së po. Ju duhen para për të blerë vota në zgjedhjet e ardhshme për t’i thënë opozitës së, “populli po na voton”, i  njëjti sistem me Partinë “Demokratike” të Kosovës kur i vodhën gjashtëdhjetëmijë vota në Drenicë (siç i quajti ambasadori i atëhershëm amerikan, vjedhje industriale).

Drogëdemokracia, nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë më në pushtet.

E,  ky i sotmi në krye të qeverisë?! E kishte qit njëri në treg  me e shitë derrin  bashkë më të voglin dhe njëri po e pyet: çka është ky për të madhin? Ky i tha kosovarqe, thi, e ky i  vogli, thi e i biri thiut. Tani ky i sotmi në pushtet, po na del më thi së Fatos Nano.

Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi më Baton Stanishiqin, dalin haptas kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Kosovës në bazë të obligimeve të marra nga Rusia përmes Serbisë dhe argatëve të saj. Përkrahja e idesë serbo ruse e të telallë të tyre, Rama, Thaçi Stanishiqi, shkon në favor të kësaj.

Është një pyetje tjetër që meriton të analizohet. Po, Erdogani që po do të  shkëputet nga Amerika dhe ( NATO në angazhim të ndërsjellë) që do të thotë se edhe ky bosht: Putin, Erdogan, Vuçiq, Rama, Thaçi me bajlozët e tyre, a nuk është kjo në favor të Rusisë për tu kthyer në Ballkan! Më duhet ta përsëris të madhin Gjergj Fishta në kohen e tij kur tha: “Turk e shka, doradora, a e muert vesh ore horra”. Po, horrat e sotëm në pushtet në të  dy anët e kufirit  më vetëdije i  rrinë gatitu shkaut se nuk mund të shkëputen as nga “ vëllai” Erdogani, nga Enveri e as Milladini, as Gjillasi e Pajkoviqi, as  Vuçiqi e Daçiçi.

Parja ruse, droga e Ramës dhe krimet e Hashim Thaçit ndaj shqiptarëve të   likuiduar jo nga Serbia por udhëheqësit e “Rognerit” për të ardhur në pushtet, është në intensitetin më të madh  posaçërisht pas Samitit të Berlinit ku ua shuan idenë e lojës më kufijtë të përcaktuar më gjakun e atyre që u flijuan për Kosovën.

Në emisionin Klan të Blendi Fev (faqe) ziut, ku qëllimshëm dhe i kurdisur bashkë më gazetarë të këtij klani dhe klanit të Kosovës me në krye njeriun më të pafytyrë, moral kombëtar e njerëzor Baton Stanishiqin, kishin ftuar me nder me thënë “të parin e Kosovës” si mysafir për t’i dhënë shansin që të tentojë ta ringjallë idenë e korrigjimit të kufijve, duke rrejt (më falni të nderuar lexues se fjala gënjim po më duket shumë e butë)  i cili duke tentuar që të krijojë huti dhe konfuzion ndaj shikuesve, me një sjellje të rrugaçit, zgërdhihej para shikuesve dhe pjesëmarrësve në këtë emision i  cili propagandonte, afirmonte ideja të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën duke ju larguar pyetjeve direkte e esenciale rreth demagogjisë, rrenës dhe mashtrimit nga ana mysafirit rreth gjoja kërkesës së tij për bashkimin e Kosovës Lindore.

As udhëheqësi i emisionit e as pjesëmarrësit nuk i shtruan pyetje argatit të Serbisë së si do të ja bashkangjitë Kosovës këtë pjesë të saj të aneksuar nga Serbia pa i dhënë asgjë Serbisë.

Rrenës që as ai vetë nuk i beson por qëllimisht e hedhur si ide  si “ patriot” që po i  “plaska zemra” për Kosovën Lindore. Shqiptarët e asaj treve nuk bijnë pre e mercenarëve të Serbisë. Nuk pajtohen më kësi lloj dallavereve dhe mashtrimeve sepse ata e duan Kosovën e tyre më shumë se miku i Vuçiqit. Këta, e përjetojnë Vuçiqin për ditë e natë, e dokrrave të baletani politik askush nuk i beson. Ka mbetur i vetmuar, i turpëruar dhe i urryer përjetësisht ashtu siç e meritojnë tipat e këtillë që i bëjnë argat dreqit.

.Sikur ky të ishte ai që nuk ishte, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë, pse gjatë bisedimeve të hapura dhe të fshehta më Vuqiqin njeriun e Putinit, nuk kërkojë  reciprocitet më të drejtat  e serbëve të veriut  të njëjta edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore që do të ishte obligim i tij?

Por, si guxon ky Esat Pashë Toptani ta bëjë këtë kur Vuqiqi e ka në dorë më  dosjet  që i kanë dhe po shantazhohet  për të heshtë  ndaj ndryshimit të kufijve në kompensim më  ndëshkimin ndaj Gjykatës  Speciale për krime. Vuqiqi haptas i tha së ne  Hashim ty të kemi në dorë. Ai, duhet ta ulë kokën dhe të heshtë siç heshti për krimet serbe në Kosovë.

Si mundët më i rrejt qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët në rruzullin tokësor së asnjë milimetër të Kosovës nuk do të ja jap Serbisë. Unë tha ai, këtë nuk do ta lejoj?!

Më idenë për gjoja bashkangjitjen e Kosovës Lindore (rrenë e kulluar) i dha mundësinë që Vuqiqi  mos ta kapë gacën pasi  e ka mashën, e pranojë së gjoja është ide e tij çështja e kufijve e jo e Vuqiqit. Që i bie se ky “sakrifikoi” gjithçka që të ja bashkangjisë këtë pjesë Kosovës e Vuqiqin “ ta heshtë” përgjithë monë. Në shkodër kanë thënë: mori Shkodër të marrtë Gjoli, kur u bë i pari Ymer Kokoli (ky ish kanë një kërrkushi). E moj Kosovë çka përjetove. U hoq shkjau, erdhi më shka së shkjau. Kush po i  del  krahë kësaj të keqeje që na mbeti në derë.

Gjithmonë pas lufte  me “mburrje”, është paraqitur si luftëtar në radhët e para të frontit?!. Në cilin front? Kur u formua Gjykata  Speciale, ky deklaroi së unë kam qenë vetëm  përgjegjës politik i UQK- së, që është  e vërtetë sepse ky e ka “udhëheq”  luftën bashkë më kriminelët tjerë të klanit “Pronto” i  “ Rognerit”  të  Tiranës.

Shumë po brengosët për Amerikën dhe sipas lobimeve të rrejshme dhe mashtruese më parat e taksapaguesve të Kosovës bashkë më lobin serb duke punuar me kundërshtarët e papërmirësuar të  pavarësisë së Kosovës sikur zoti John Bolton Këshilltar i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, që në një artikull timin të mëhershëm e kam përshkrust në detale, mendon së politika amerikane do të vallëzojë sipar defit të Thaqit, por, politika definitive dhe përfundimtare është në duar të Kongresit si vendimmarrëse  përfundimtar për politikat e jashtme. Ky, e akuzojë Gjermaninë së gjoja ka qenë kundër pavarësisë së sajë, se nuk ju ka bashkangjitë NATO-s sepse zonja Merkel ja mbylli idenë për kufij. Ajo, nuk do të hartojë sjelljet e Thaçit më sherbimi sekret gjermanë kur i zbulojë që ishte i njëjti rast i rëndë sikur më gylenistët që u dëbuan në mënyrë mizore nga një shtet i cili në asnjë rrethanë këtë nuk duhej ta bënte. Por, telefonata e vëllait Erdogan, mjaftonte që sigurimi sekret më aeroplan special të shkelë në territorin e Kosovës duke shkelur hapësirën ajrore dhe tokësore. E po ,nuk kanë thënë rastësisht se, qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë. Merre më mëndë, ky ti kundërvihet Gjermanisë mikut të Kosovës dhe shqiptarëve si në luftë dhe në paqe. Sa investojë Gjermania në Kosovë? Si u sollën ushtarët gjermanë ndaj kriminelëve serb. Si e detyruan gjeneralin serb të largohet për gjysmë ore nga Prizreni dhe përderisa gjenerali serb kërkonte kohë, ai gjerman drejtuar: të kanë mbetur edhe 28 minuta. Ky është kombi gjerman dhe kjo është Gjermania.

Pra, siç po përsëritet e vërtetohet edhe nga analistë, opinionistë, diplomat dhe politikollog të kalibrave të lartë, së politika e Bashkimit Evropian e udhëhequr nga  zonja Mogherini, dështoi sepse, ajo ishte në shërbim të Rusisë, lexo Serbisë e cila asnjëherë nuk doli në krah të Kosovës edhe pse kur e lanë  në geto, edhe kur Serbia vepronte kundër pavarësisë së Kosovës, lobon për ç’njohjet dhe propagandën më të vrazhdë që e bënë një armik më një histori të urrejtjes ndaj shqiptarve  edhe kur Serbia nuk respektonte asnjë marrëveshje të nënshkruar, k ur injorohëshin prodhimet  kosovare, dokumente e të gjitha forma dhe diplomave. Kur, nuk njiheshin tabelat e regjistrimit të kerreve si dhe maltretimin në mënyrën më poshtëruese të qytetarëve të Kosovës gjatë kalimit tranzit përmes Serbisë dhe pritjet më orë të tëra në kalimet kufitare ku “ i pari” i vendit dhë ministria e punëve të jashtme heshtnin ose reagonin më vonesë  sa për sy e faqe.

Zonja Mogherini, asnjëherë nuk ja tërhoqi vërejtjen Serbisë për sjellje destruktive dhe obstrucioniste. Pse?

Korit të tradhtisë të prirë nga Edi Rama, Hashim Thaçi, Baton Stanishiqi më TV Klan duke mos e lënë jashtë pronarin e Klanit të Shqipërisë Blendi Fev( faqe) ziun, janë në shërbim të armikut 24 orë. Klani i Kosovës dhe ai i  Shqipërisë (mendoj në të dy mediumet) vërtetë po punojnë si klane me siguri shumë mirë të financuara, qoftë  nga paraja ruse qoftë nga bosi i drogës, kryeministri shqiptar që ja qiti faqen  e zezë Shqipërisë dhe kombit në tërësi.

Shtrohet pyetja: si mundet Kosova të heshtë ndaj veprimeve të të “ parit” të shtetit, ndaj mediumeve propagandistike që promovojnë fatin e zi për Kosovën, që i japin hapësirë të “parit “ që haptas të del kundër miqve tanë, në ketë rast Gjermaninë e cila e bllokojë idenë fatkeqe rreth korrigjimit të kufijve dhe ja bllokuan  antikosovarën e prorusoserben Federika  Mogherini e cila si e dështuar në politikën e  jashtme Evropiane, do të përfundojë e turpëruar, e paaftë dhe e njëanshme.

Do të jetë një shembull e udhëheqjes së një politike  më standarde të dyfishta dhe denigruese ndaj një populli  më të vjetër në Ballkan.

E i pari i  shtetit, pse dridhej para Vuçiqit për të ja thënë troç për krimet e bëra në Kosovë i cili bashkë më Daçiçin mohojnë masakrat e Raçakut, të Mejës të Likoshanit, të Izbicës e të masakrave tjera bile edhe duke i poshtëruar dhe  qëllimisht duke shantazhuar me të pagjeturit të cilët i mbajnë  peng për tregti politike dhe shantazhimet tjera të ardhshme  gjatë bisedimeve të cilave nuk u dihet fundi sepse ky i nisi mbrapshtë i  kërcënuar dhe i  detyruar që të jetë i suksesshëm që t’i shpëtojë shpatës së Demokliut që po  i rri mbi kokë.

Si ta shpëtojmë Kosovën, si ta shpëtojmë Shqipërinë nga këta që e morën përsipër ta poshtërojnë kombin, ta ndajnë e copëtojnë në vend së ta bashkojnë e forcojnë. Por, këta, nuk kanë moral as nderë, guxim e përkushtim sepse, nuk i takojnë gjakut të shqiptarit. Tu bëhet testi ADN-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat