Dilenxhinjtë e politikës duhet t’i vrasë buka e Kosovës!

Opinione

Dilenxhinjtë e politikës duhet t’i vrasë buka e Kosovës!

Nga: Ejup Ajdini Më: 17 maj 2019 Në ora: 19:22
Ejup Ajdini

Këto ditë rasti Brovina me foton që shpalosi publikisht, në opinion ka ngritur shumë pluhur. Shkurt dhe shqip. Nëse fotoja është e vërtetë, Brovina duhet të shpallet heroinë e gjallë. Por, siç duket, fotoja i pengon tradhtarët që kanë zënë kolltukët e shtetit dhe çdo ditë pinë gjakun e kosovarëve dhe tallen me moralin dhe dinjitetin e mijëra femrave shqiptare të përdhunuara nga barbaria serbe. Brovina duhet të falënderohet dhe të nise iniciativa që të dalin në mejdan krejt pisllëqet e Serbisë të bëra mbi popullatën shqiptare. Kësisoj të nisin iniciativat evropiane për ta denoncuar atë politikë të fëlliqur, e jo të na detyrojnë që Serbinë ta shpërblejmë duke i falur copa toke, bjeshkë të larta, Ujmanin, Trepçën, Veriun dhe nesër... !

Dhunimet nuk janë turpi i jonë, por turpi i fashistëve serb. Nuk patën faj nënat dhe motrat tona që i lamë të vetmuara, kësht i dhunoi serbi, pasi ishin fare të pa mbrojtura.

Turpi është vet Kosova, që është mbuluar me turp njerëzor, e kombëtar. Kjo tregon për pasqyrën reale se sa shumë kemi shkelur mbi gjakun dëshmorëve të kombit. Ky është turpi. Votojmë tradhtarët që për çdo ditë e dëmtojnë dhe e lëngojnë Kosovën. Ky është turpi, e jo një femër e pa mbrojtur që dhunohet nga barbaria serbe. Rinia iku nga Kryetradhtari, pasi sistemi e Kosovës është mbushur me spiun e tradhtarë. Ky është turpi, jo gruaja shqiptare e pambrojtur. Të gjithëve na kujtohet ai dimri i madh, kur të madhej e të vegjël, pa leje qarkullimi kalonin nga Kosova nëpër Serbi, pasi ashtu ishin marrë veshtë dy kryetradhëtarët e njerëzimit, që në vazhdimësi të zbrazet Kosova. Ky është turpi me emrin Kosovë, pasi kështu realizohet plani i Çubrolloviqit. Ky është turpi, jo fotoja që e shpalli Brovina. Para dyzet viteve Kosova kishte dy milion banorë, sot, pas 40 viteve, Kosova ka një milion e gjysmë banorë. Ky është turpi dhe tradhtia kombëtare, jo fotoja që tradhtarëve ua prish qetësinë.

Kur e gjithë bota e fuqishme dhe e civilizuar botërore e njohu sovranitetin e Kosovës, udhëheqja tradhtare e Kosovës hyri fshehtas në negociata me Serbinë për ndarjen e Kosovës dhe kjo tronditi botën. Ky ishte rast i vetëm në botë, pasi nuk kishin parë asnjë rast që tradhtia t’i bëhet popullit nga udhëheqësi, të cilin e ka votuar vet populli. Ky është turpi dhe krimi e dënimi i popullit të Kosovës e ju një foto e thjeshtë. Për këtë, edhe një herë botës i erdhi keq për kryeturpin tonë dhe thirri Samitin e Berlinit, ku i dha edhe një herë shuplakë tradhtarit, të cilin e votoi populli i paditur. Ky është turpi e jo fotoja që nxori në dritë Znj. Brovina. Kjo është loja e mediumeve tradhtare që populli ta humbe vëmendjen nga kriza morale e personave të mitur dhe ta harrojnë horrllëkun e pushtetit të korruptuar dhe pa fije morali njerëzor, e lerane atë kombëtar. A ka ma turp se kjo, more dilenxhinjtë e politikës.

Edhe juve do t’u vrasë buka e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat