Anamorava - Regjionni më i diskriminuar në vend

Opinione

Anamorava - Regjionni më i diskriminuar në vend

Nga: Kushtrim Kadriu Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:59
Kushtrim Kadriu

Gjatë eksperiencës që kam pasur me njerëz të politikës nga regjionet e tjera, kam parë se Regjioni i Anamoravës është regjioni më i diskriminuar në vend.
Në këtë regjion Qeveria Qendrore nuk ka bërë shumë investime, investimet të shumtën, në bujqësi, infrastrukturë, shkolla, objekte e rrjete ujësellësi e kasnalizimi, si dhe në bujqësi, -i kanë bërë Bashkësia Ndërkombëtare, nëpërmjet programeve e projekteve proporcionale ose në shumë raste ka ndihmuar ndonjë qeveri e ndonjë shteti. 

E tillë ishte për shembull Qeveria Zvicërane që ndihmoi rrjetin e ujësjellësit me projekt dhe program, disa herë me nga disa milionë euro, në shpimet pas ujit të pijshëm dhe në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në qytet të Gjilanit e nëpër fshatra. 
Anamorava mbeti ende pa Autostradë e rrjet kompleks transporti, pa investime ekonomike esenciale, pa Plan Zhvillimi, sepse nuk pati as fond, as grante dhe as donacione qeveritare, ose pati sa për të thënë, me shuma eurosh që nuk arrijnë asgjë. Anamorava nuk pati as një politikë punësimi dhe as mundësi për të, me këtë u shua perspektiva për të rinjët dhe shpresa se do të vjen një kohë e zgjidhjes së problemeve të rënda jetësore sociale –ekonomike.

Shih për këtë, ky regjion ka numrin më të madh të mërgimtarëve në Kosovë. Vetëm ana e Vitisë ka mbi 30 000 mërgimtarë vetëm në Zvicërr. Megjithë kushtet shumë të volitshme për bujqësi dhe për industri, me mijëra të shkollluar e zanatlinjë të vyer, ky regjion nuk pati kurrfarë përkrahjeje as zgjidhjeje të problemeve të rëndë socialë dhe të punësimit -dhe me këtë pas shumë viteve në liri, me mijëra njerëz tanë, me euro të vetat a me borxhe, ikën e poi kin në perëndim. 
Nga komnuna e Dardanisë -Kamenicës, ku gjendja është edhe më e rëndë, me mijëra të rinjë ikin në perëndim e në Kroaci më së fundit.

Koha nga ish Jugosllavia kur shqiptarët masovikisht shkonin për punë sezonale në Banat, Sllavoni, Bosnjë, e këndej në Maqedoni, me pagesa shumë të ulëta por sa për të kaluar dimrin si thonin disi atëherë, tani u kthy me po të njëjtën masë dhe fatkeqësi. Shumë të rinjë ikin në Kroaci me shpresë se pas sa e sa kohe do të bëjnë “letrat” për kaluar legalisht në perëndim nëpërmjet të drejtës qytetare kroate.

Gjilani së fundit, një qytet me induistri e fabrika shumë nga koha e socializmit, u kthy në një qytet të ngrirë e të stërlodhur nga numri i kufizuar i të punësuarëve në administratë e gjetiu në punët e domosdoshme shtetërore, -kurse në sektorin privat dosido kush mundi e çka mundi bëri vetë dhe me gjeturi të vetën. Punësimi ndërkaq në sektorin privat në Gjilan është i mjerueshëm, me pagat minimale e me punë gjithë ditën, e dikund edhe deri në një të pasmesnatës. 
Përfituan vetëm të zgjedhurit me vote të popullit, të cilët u pasuruan shpejt e vrullshëm, duke përvetësuar paratë e popullit për vete e duke ngritur kompani e ndërtimore me to, për vete e për bosët e tyre.

Përderia katundet dhe qytezat nga Drenica, Dukagjini, po edhe nënregjionet tjera, si dhe qytetet e Kosovës që janë qendra, janë zhvilluar duke marrë grantet dhe donacionet e përkrahjet me shumicë të qeverisë, regjioni i Gjilanit e Anamoravës ka mbetë në fund të fundit, me forca të veta dhe me mirëmbajtje të shumtën vullnetare të dashamirëve e njerëzve të mirë! 
Drenasi, Skënderaj, Klina, Suhareka, Podujeva, Vushtrria, po edhe lagjet e qyteteve tjera, janë përplot me objekte punësimi e industri të ndërmarrjeve të vogla, të cilatiI ndihmoi dhe përkrahu të ngriteshin vetë qeveria, duke pasur shumicën përherë në Kuvend e në qeveri. Gjilani me Anamoravë, me Vitinë e Dardanën, mbetën me më të voglat donacione, donacione që janë të ligjshme e që iu takojnë me ligje të vendit, por që nuk i muarën dhe as nuk i marrin. 
Shtrohen pyetet: pse Anamorava është regjioni me më së paku investime dhe zhvillim ekonomik? 
Pse nuk ka asnë Zonë Industriale Shtetërore? 
Pse nuk ka punësim në sektorin shtetëror –administratë, shëndetësi, bujqësi, e tjera? 
Kah u tret gjithë ai potencial industrial i para luftës? 
Kush di a kush duhet të përgjegjet për rënien ekonomike, industriale e me numrin e stërmadh të familjeve me ndihma sociale? 
A duhet të jep dikush përgjegje e të përgjigjet dikush për pasojat? 
Kah shkuan gjithë ato makina e aparate industriale në gjithë sektorët dhe komplekset prodhuese të Kombinatit të Tekstilit, të Kombinatit të Duhanit, të Fabrikës së Baterive, të Fabrikës së Bukës, të Fabrikës për Përpunimin e Metaleve dhe Prodhimeve Metalike për Transport e për Vegla, -që ishte me emrin “Gosha”? 
Kah tretën ndihmat ndërkombëtare, donacionet, e bëmirësitë milionëshe qindra here, e të cilat i dhanë bota dhe i “nda publikisht qeveria” dhe që humbën e tretën pa gjurmë dhe pa pasur kush përgjegjësi?! 
Kosova nuk është ndonjë vend me ekonomi edhe kështu, mirëpo ka përparuar shumë në të gjithë sektorët dhe ka arritë një rrjet ekonomik dhe transport e integrim në shkallë të lakmueshme, të cilat nuk po i tregojnë të shumtën as mjetet e informimit e as partitë, nga shkaku i zënkave nëmes vete, mirëpo që janë arritë rezultate shumë, është e vërtetë! 
Vetëm ana e jonë e Anamoravës ka ngecë larg të tjerave komuna e regjione të vendit, po edhe shumë katundeve të Dukagjinit, të drenicës e të rrethit të Prishtinës. Për këtë duhet gjetur shkakun dhe fajtorin!? Nuk është në rregull që askush kurrë të mos përgjigjet për sa ka përgjegjësi për kohën dhe vendin e punës e të udhëheqjes në vende të caktuara me rëndësi e me autorizim vendimesh kapitale. 
Anamora është qendër e madhe e Regjionit Lindor të Kosovës, në të cilin regjion gravitojnë më se 500 mijë banorë qytetarë vendorë, që kanë nevojë dhe kërkesa për të punuar e për të jetuar me dinjitet nga puna dhe djersa e tyre, e jo të bëhen të trajtuar raste sociale e të mërgojnë dhunshëm në perëndim. 
Gjilani me regjion është një pozicionim strategjik i jashtëzakonshëm, që lidhë Kosovën me Luginën e Preshevës e të Bujanocit, me të Kumanovës e Shkupit dhe me çfarë ka një hapësirë më të madhën dhe më të gjërën nga gjithë regjionet e Kosovës. Ka kufirin gjërë e gjatë me Sërbinë e Maqedoninë dhe pika kufitare në të cilat zhvillohet një qarkullim i jashtëzakonshëm i njerëzve dhe i mallrave, i tranzitit ndërkombëtar dhe i misioneve ndërkombëtare. 
Anamorava do të mund të ishte një komunitet njerëzish me ekonomi të konsoliduar dhe të përparuar si dhe me mundësi punësimi për të gjithë pa pengesë e problem, mirëpo pse nuk është kështu ky regjion fajet i kanë qeveritarët vendorë komunalë dhe ata qendrorë, të “zgjedhur nga populli, me besim”! 
Më shumë u zhvilluan shumë fshatra të anëve tjera dhe u industrializuan, se sa Gjilani me rrethinë, -që ishte gjithnjë një zonë me rëndësi të veçantë. Si i tillë ky regjion është dashur të kishte tretman si duhet e të merrte pjesë proporcionale në shpërndarje të fuqisë ekonomike të vendit, e jo të mbetet pas shumë fshatrave të vendit nga anët tjera. 
Anamoravasit bënë sacrifica të madhe edhe në aspektin politik –ushtarak për kombin tonë. Njerëzit e kësaj ane ishin gjithmonë në ballë të luftës për liri, të ndjekjeve politike e burgosjeve të rënda si dhe të pjesëmarrjes në luftën e fundit, bashkë me të gjithë të tjerët. 
Ishin masakra dy të Luftës së Dytë Botërore kur u vranë e u masakruan mbi 26 mijë shqiptarë nga ushtria jugosllave, çetnikët e bullgarët dhe kuislingët e vendit, si dhe kur u shkatërrua edhe ajo që ishte e arritur nga populli në ekonomi, në arsim e në kuadro. Të gjitha pushteti jugosllav atëherë u zhduku, i shuajti e i plaçkiti dhe popullata nisi atëherë jetën prej fillimit, -ata që mbetën gjallë. 
Anamoravasit ishin pjesëmarrës në të gjitha demostratat popullore të viteve 1968, 1981, 1989, -në vend, si dhe të demostratave në diasporë, si dhe në të gjitha lëvizjet dhe grupet ilegale, që me NDSH –në e deri te grupet me Adem Demaqin.. 
Në Anamoravë u krijuan çetat dhe aradhat e luftës për liri dhe u formua me kohë Zona Operative e Karadakut, që dha kontribut brenda dhe në regjionet tjera të vendit, -që është për çdo lavdi. Në ndërkohë popullata mblodhi ushqime e veshmbathje, si dhe armë dhe dërgoi në zonat e luftës në Drenicë e Dukagjin, duke ndihmuar luftëtarët dhe popullin në përballje me vështirësitë e rënda jetësore të luftës. 
Për gjithë këtë, ky regjion është dashur ose sëpaku nga tani duhet të trajtohet si duhet nga qeveritarët dhe nga kuvendarët, në të gjitha lëmitë e veprimtarive shtetërore, në kuadër të zhvillimit ekonomik të këtij regjioni shumë të rëndësishëm. Për këtë ka mundësi dhe mjete, por duhet që ata që vendosin për këtë të jenë të duhur dhe të drejtë. Për këtë edhe mbeti ky regjion, -nga mosangazhimi i qeveritarëve komunalë dhe qendrorë, -një vis i mbetur prapa nga regjionet tjerë të vendit.


Kushtrim Kadriu
Kryetar i Lëvizës "Vatra"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat