Me shkas/ Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit

Opinione

Me shkas/ Disa fjalë rreth deklaratës së pamatur të Bërnabiqit

Nga: Zymer Mehani Më: 2 qershor 2019 Në ora: 09:10
Zymer Mehani

“Shqiptarët janë të dalur nga mali”….dhe këtu e nderpren mendimin zonja Bërnabiq…. Po zonjë, shqiptarët janë të dalë, kanë dalë dhe do të dalin në mal e në fushë, ashtu si më 1998-99, siç na mësoi komandanti legjendar Adem Jashari……Ju as jeni humane, as e doni të vërtetën. Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve që kishin një qytetërim dhe demokraci të niveli të lartë për kohën, këtë e dëshmon fakti se ata e patën edhe një mbretëreshë- Teutën, kur ju sorollateshit e përpëliteshit Karpateve…….Mos ta zgjasim më shumë……ta kujtojmë nobelisten Nënë Tereza, këtë bijë me soj dhe me gjak shqiptar, e cila i tregoi mbarë globit se ç’bën shqiptari për njeriun e vobekrë, të sëmurë e të pashpresë, duke mëkuar e mjekuar plagë e vrragë të varfërisë e të sëmundjeve….Po, po malet tona, Alpet Shqiptare janë çerdhe shqiponjash dhe djepe trimërie….që s’njohën kurrë nënshtrim as përbuzje.

I themi zonjës Bërnabiq se malet e shqiptarëve shpesh janë shndërruar edhe në varre armiqsh….prandaj mos e përdorni këtë shprehje sepse faktikisht jeni duke e lënduar vetëm sedrën tuaj të mekur, ngase nga këto male lindi edhe UÇK- ja, e cila ia dha dërmën Serbisë suaj shoviniste. Prandaj rrofshin maket dhe malësorët shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat