Në prag të Samiti të Parisit, Kosova, jo që është në pozitë të pafavorshme por të rrezikshme?!

Opinione

Në prag të Samiti të Parisit, Kosova, jo që është në pozitë të pafavorshme por të rrezikshme?!

Nga: Hafiz Shala Më: 5 qershor 2019 Në ora: 23:41
Hafiz Shala

Dy ngjarje politike që “aksidentalisht” po ndodhin në të njëjtën kohë, jep shkaqe brengosjeje për fatin e Kosovës.

Përderisa Kryeministri Haradinaj udhëtojë më aeroplan special për Bërlin dhe u pritë më nderime të larta shtetërorë, në anën tjetër Presidenti do të merrë pjesë në një Konferencë Ndërkombëtare “ Glob Sec” për të diskutue rreth bisedimeve më Serbinë dhe atë në Bratisllavë të Sllovakisë kundërshtarja më e madhe e pavarësisë së  Kosovës dhe penguesja për anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në organizatat ndërkombëtare por edhe për çnjohjen e sajë paralel më Serbinë.

Zakonisht në këto rrethana të udhekryeqit të Kosovës, kur behën pritje të këtilla më një respekt të shtuar siç është rasti më Kryeministrin, që mos të keqkuptohem që është një sjellje e Qeverisë gjermane për çdo respekt siç i ka hije një shteti që është mik i yni, ama, e kamë pakë frikë së mos kjo është për qëllim “ zbutjeje” të qëndrimeve për shumë çështje  që lidhen më Kosovën dhe rreth sajë që, anipse qëllimirë por megjithatë ndaj të dobëtit dhe nëvojliut, mundë të shpresojnë së mundë të nxirret diçka që nuk është në dëshirën dhe aprovimin e Kosovës.

Kryeministri megjithatë, mbajti qëndrim të paluhatshëm anipse dikush mundë të trajtojë për konsum të brëndshëm politik, në përgjithësi mos asgjë tjetër ja ndali turrin Presidentit në idenat e tij shtetëshkatërruese dhe shtetëcoptuese, korrigjim apo ndërrim kufijsh..

Kur i shikon sjelljet e Serbisë si agresore dhe mentaliteti i sajë i pandryshuar dhe i papërmirësuar pas asajë që i shkaktojë Kosovës dhe përsëri qëndron në pozicionet e sajë së duhet të përfitojë në këto bisedime sikur tregëtari llaskuc grykëngushtë, është vështirë që të besohët në një marrëveshjë paqeje të qëndrueshmë dhe e përjetshme.

Neser shenohët “ D-day” në Normandi ku para 75 viteve zbarkuan forcat aleate në krye më Shtetët e Bashkuara të Amerkiës për ta ndalë Gjërmaninë naziste e cila e shkatërrojë Francën në të gjitha aspektët. Pra, kishte vrasje masovike që mundë të krahasohen edhe sikur ato që Serbia i bëri Kosovës anipse numerikishtë më të vigla, kuptohët, por qëllimi ishte i njetë.

Por, merreni më mëndë kur dy shtete armiqësore tani janë shtete mike më të afërta në Evropë, ekonomikishtë, politikisht dhe ushtarakisht më të fuqishmet, megjithatë artitën marrëveshje historike, sepse ka të bëjë më mentalitetët atyre dy popujve që e kanë hjekë nga koka për hir të paqes duke i lenë pasdore së duhet patjetër të kenë përfitime qoftë territoriale apo politike.

Gjermania kërkojë falje dhe ofrojë dëmshpërblime Francës, pranojë gabimin mu ashtu sikur ndaj ebrejve ndajë të cilve zhduku afër 6 milion, por, më kërkim falje dhe, tani, edhe Merkel e edhe Makron nisën nga situata e tyre më qëllime të mira por, harrojnë së serbet as nuk janë gjermanë e as franceze pasi nuk posedojnë një mentalitet dhe edukatë të tillë. Thjeshtë, nuk mundë të lirohen nga urrejtja  patologjike ndaj shqiptarve. Këtë evertetojë edhe vetë Kryeministrja serbe An( imal) Barnabiq që vërtetë e përfaqëson popullin e sajë dhe mentalitetin e tij përmes sajë.

Kosova në Samitin e Parisit, përballët më dy Vuqiqave ?!

Vuqiqi që e përfaqësonë Serbinë dhe ai në Kosovës që punon për Serbinë si i pari i Kosovës.

Pse e thëmë këtë? Sepse, ky, president më idetë e tij rreth kufijve, i atakojë atributet kryesore të shtetit të Kosovës më të cilat i  dhanë shpresat Serbisë së ajo duhet të vazhdojë më kërkesat e sajë për pjesët territorial të Kosovës si të “ arsyeshme”. Ky, Presidenti, edhe tani nuk ndalët më këtë teori vetëshkatërruese njësojë sikur më kërkesën e tij këmbëngulëse për bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës që është  në kundërshtim më Kushtetutën e Kosovës e përgatitur dhe e pranuar nga Bashkësia ndërkombëtare më qëllim që ti ikët ndonjë kërkese të Serbisë për bashkëngjitjen territoreve të  Kosovës. Jemi të vetëdijeshëm për një diskriminim pozitiv, por, që Kosova u tregue bashkëpunuese ndajë bashkësisë ndërkombëtare për hir të paqes dhe fqinjësisë së mirë. Por……

Tani, kush mundë ti besojë këtij njeriu së ky pas pjesës zyrtare të kësaj Konference, nuk largohet skutave më Vuqiqin për përpiluar ose veç e kanë të përpiluar diçka të rrezikshme për Kosovën sepse, këto akrobacione politike i bëri dhe po i bënë për ti kryer obligimet e marra në bazë të marrëveshjeve të fshehta të nënshkruara nga këta të dy homolog.

Prandaj, presidenti i vendit më dyshimin më të madhe përcillet së si do të përfundojë krejt kjo lojë e tyre e rrezikshme për vendin.

Sikur të kishim President të besueshëm, të aftë dhe të paluhatshëm në çështjen e mbrojtjes së interesave të Kosovës, atëherë, para së të shkohet në këto takime, konferenca apo biseda, do të ishte dashtë që të kenë qëndrime të dakorduara, të përpunuara më shumë variante sepse pritën befasira të paparapara, por, fatkeqësisht, mundë të ndodhe  që edhe Kryeministrit ti përgatiten ndërskamca të papritura nga të dy Vuqiqat, ai i Beogradit dhe ky i  Kosovës.

Prandaj, mocionet e mosbesimit që po i,pregatitë opozita, më dukën së nuk i kanë dhënë prioritet mocionit të mosbesimit ndaj Presidentit para të atij të Kryeministrit. Renditje për mua joadekuate dhe e qëlluar për momentin aktual.

Kryeministri më Qeverinë mundë ti sjellë Kosovës dëme materiale dhe deri të një kolaps financiar, ama, nuk ta rrezikojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Për zgjedhjet e problemeve financiare, mundë të merren edhe kredi qofshin ato edhe jo të favorshme, kurse për ndarjen apo  copëtimin e Kosovës, janë të pakompenzueshme dhe definitivishtë të papranueshme dhe të oarealizueshme.

Tani, vlerësojeni së kush është ai i cili duhet të largohet i pari nga pushteti për ta shpëtue Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat