Heqja e centralizimit në shtetin e Kosovë bëhet përmes zgjedhjeve demokratike përbrenda partive politike - Bota Sot
Heqja e centralizimit në shtetin e Kosovë bëhet përmes zgjedhjeve demokratike përbrenda partive politike

Opinione

Heqja e centralizimit në shtetin e Kosovë bëhet përmes zgjedhjeve demokratike përbrenda partive politike

Nga: Sami Arifi Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:32
v

Mundësitë për t’i kryer me përgjegjësi punët e tyre në institucionet shtetërore janë reformat demokratike të partive politike, sepse kur njerëzit nga partitë centraliste zgjedhen në shtet, pastaj shteti s’ka se si të ishte ndryshe, përveç se shtet centralist.

Përmes kuvendeve të partive politike, me demokraci përfaqësuese, nga instancat më të ulëta partiake, për çdo kandidaturë në instancat shtetërore, e posaçërisht për kryetar të komunave, të kandidohen nga kuvendet e nëndegëve, me demokraci përfaqësuese (nga celulat partiake në nëndegë, pastaj në degë, jo nga qendra), deri në dhjetë individë nga çdo parti politike, pastaj këta individë të fitojnë votën popullore, përmes të cilave vota do të eliminohen dhe kështu do të mbeten të besuarit në brendi të partive politike të cilët prapë do të votohen nga populli; tashmë janë konkurent kandidatët e partive të ndryshme, nga të gjitha bazat partiake të Kosovës për institucione shtetërore, pra, pasi të jenë të kualifikuar në kuadër të partisë së vet përmes votës popullore.

Mendoj se përmes këtyre proceseve do të eleminohen të korruptuarit dhe roli i presidentit të shtetit të Kosovës s’do të jetë rol, si rasti i fajdeve, që ai gjatë intervistimit me gazetarë të luan rolin e advokatit mbrojtës edhe të prokurorit, por që prokurori i shtetit do të vazhdojë hetuesin, qoftë edhe ndaj presidentit, për përgjegjësinë e fjalës së tij. Një president perëndimor, po të kishte pyetje të tilla nga gazetarë, ai do të ishte përgjigjur kështu; kjo s’është kompetencë e imja, është kompetencë e organeve të pavarura të hetuesisë; kompetencë e prokurorisë, gjyqësisë dhe policisë.

Kur pushteti, përmes politikës i prinë kulturës, zhvillimt ekonomik, atëherë nuk mund të krijohen rrethana lehtësuese nga politika, por populli bëhet rob i politikës. Kultura te popujt e robëruar shkput zinxhirtë e robërisë, ndërsa te vendet demokratike kultura dhe zhvillimi ekonomik i paraprinë politikës, prandaj përmes zhvillimit ekonomik të vendit ndalet mortaja e bardhë e popullatës së Kosovës (emigrimi nga Kosova). Sa më i varfur populli, ai është më i dirigjuar dhe më i manipuluar nga politikanët, prandaj pozita e tyre (e polikikajve) do të jetë më e paluhatshme. Nëse s’bëhen reformat e cekura, populli ka dy rrugë: mortajën e bardhë (emigrimin) ose revoltën popullore, por që nga kjo e para politikajt pak lodhin mendjen.

Dirigjimi centralist i emërimit të kandidatëve për institucionet shtetërore, përmes partive politike, bëhet edhe përmes asaj që sot funksionon keq, siç është caktimi i vetëm një zone zgjedhore (një njësi zgjedhore në tërë Kosovën), prandaj kjo duhet të heqet dhe të bëhet Kosova me shumë zona zgjedhore (me shumë njësi zgjedhore), duhet të ketë çdo komunë zonën e vet zgjedhore për delegimin e kandidatëve të tyre për përfaqësim në parlamentit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...