Urime Dita e Çlirimit Kosovë! - Bota Sot
Urime Dita e Çlirimit Kosovë!

Opinione

Urime Dita e Çlirimit Kosovë!

Nga: Haki Latifi Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:46
Haki Latifi

12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar!

Kosova feston sot 20(njëzetëvjetorin) e çlirimit të saj me shpresa të reja. Njëzetëvjet më parë, pas lëvizjes së fuqishme kombëtare të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, prirë nga Presidenti Historik Dr.Ibrahim Rugova, pas luftës çlirimtare të prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas fushatës vendimtare bombarduese 78-ditore të kryer nga NATO-ja me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova do të përzinte nga territori i saj njëherë e përgjithmonë pushtimin serb. 

Në këto 20 vite të protektoratit ndërkombëtar dhe të pavarësisë, populli i Kosovës ka treguar durim, ka treguar shpresa të pashterura tek drejtësia e bashkësisë ndërkombëtare dhe tek udhëheqja e tij. Armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së popujve, autorët e kasaphanave të viteve 1990 i vazhduan pengesat kundër të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës edhe në terrenin e vendit, edhe në rrafshet e ndryshme politike e diplomatike, në të gjitha drejtimet, duke e vonuar sa më gjatë procesin e Kosovës, në mënyrë që të mbahen peng të gjitha proceset europiane dhe veriatlantike, në mënyrë që vatrat e tjera të krizave të transplantohen këtu në zemër të Europës, në mënyrë që të rikthehen në mënyrë të shumëfishtë vitet 1990 në kontinentin e vjetër.

Populli i Kosovës, me shpresat e tij, me durimin e tij, me fisnikërinë e tij të dëshmuar për mijëra vjet në këto troje të lavdishme ilirodardane, diti të ruajë dinjitetin, të ruajë vendosmërinë për kurorëzimin e suksesshëm të fryteve të saj, gjithnjë përkrah Amerikës dhe miqve e aleatëve të tjerë të cilët realitetin e këtyre viteve e shikojnë si një zhvillim epokal jo vetëm për Kosovën dhe hapësirën kombëtare shqiptare, por për të gjitha proceset europiane, veriatlantike dhe globale

Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi. 

Kujtojmë themeluesin e shtetit të Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, në krye me SHBA-të, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë.

12 qershori i vitit 1999, është vazhdimësi e mundshme historike, duke treguar historikisht – kaq bëmë dhe kemi edhe shumë
për të bërë, është ofshamë e bukur edhe për trevat tjera shqiptare ende nën pushtim e okupim, ende në pamundësi ta gëzojnë të gjithë shqiptarët një shtet – një
komb Ilirik ! 

Urime Kosovë Dita e çlirimit!

Ti je Djepi i Dardhanisë dhe fat e bekim i kombit shqiptar!

Solothurn, 12 qershor 2019

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...