Vjen një letër publike për Ivica Daçiq

Opinione

Vjen një letër publike për Ivica Daçiq

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 7 korrik 2019 Në ora: 22:05
Ivica Daçiq

Serbia bën agresion verbal e diplomatik ndaj Kosovës.

Nëpërmjet WEB faqes në “Bota Sot” të datës 7 korrik 2019 u informuam për reagimin Tuaj arrogant e naiv lidhur me marrëveshjen për politikë të jashtme të përbashkët të Tiranës e Prishtinës, si edhe për reagimin Tuaj gjithashtu arrogant e naiv ndaj z. Bojko Borisov, kryeministrit të Bullgarisë lidhur me deklaratën e tij se Joseph Borrtell, përfaqësuesi i BE për politike të jashtme dhe siguri , lidhur me Kosovën duhet të respektojë qëndrimin e BE- se e jo të Spanjës.

Zoti Daçiq, këto reagime Tuaja plot nervozizëm, dëshmojnë se Serbia dhe lidershipi i saj ndodhet në një krizë institucionale e morale.

Ju e keni humbur pusullën dhe keni dalë tërësisht nga binarët e jetës, duke u munduar që me çdo kusht ti realizoni aspiratat ekspansioniste të Serbisë ndaj Kosovës.

Kosova tani është shtet i lirë, i pavarur e sovran dhe askush nuk guxon ta cënojë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit të saj.

Kosova lirine dhe pavarësinë e saj e fitoi pas agresionit gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/1999, me afër 15 mijë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë. Me 2o mijë femra shqiptare të dhunuara në mënyrën më shtazarake. Me 1650 shqiptarë të rrëmbyer fati i të cilëve ende nuk dihet. Me qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve të djegura dhe me më shumë se 1 milion shqiptarë që morën rrugën e eksodit për të shpëtuar jetën nga Ju serbët e tërbuar.

Zoti Daçiq, vendlindja e Juaj është në Kaukaz. Serbët në Ballkan erdhën në shekullin e 6-të.

Çdo zgjerim i kufujve të Serbisë është bërë duke vrarë popujt e tjerë, e më së shumti shqiptarët. Në shekullin e IV p.e.s. ekzistonte mbretëria Ilire, që shtrihej nga Trieshta në veri - perëndim e gjer në Gjirin e Artës në jug, dhe sipas të gjitha të dhënave historike pasardhës të Ilirëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishi. Për këtë ekzistojnë tapi shqiptare ne arkivin e Stambollit.

Në këtë mënyrë JSerbët e kanë okupuar edhe Kosovën, duke ndërtuar më pas kisha dhe manastire serbe edhe atë me pasuritë e plaçkitura nga shqiptarët.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë, gjenden vetëm relikte Ilire dhe asgje tjetër.

Mos shihni ëndra me sy çelë. Mos ëndëroni se do të gllabëroni edhe ndonjë copë toke të Kosovës që është larë me gjakun e shqiptarëve.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.

Serbët në shekullin e 6-të janë vendosur si një shtet miniaturë në rrethinën e Beogradit të sotëm.

Këtë e dëshmon edhe harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817.

Kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817 e hedhën poshte trillimin serb edhe për Luftën e Kosovës dhe Gazimestanin e vitit 1389. Nuk ka asfarë llogjike që një Serbi e vocër e vitit 1817 ta ketë bërë Luftën e Kosovës në vitin 1389.

Serbia siç i okupoi trojet shqiptare dhe kosovën, ashtu e okupoi edhe Vojvodinën nga hungarezët dhe Sanxhakun nga boshnjakët.

Është e drejtë e Kosovës tashmë shtet i pavarur e sovran që të krijojë politikën e vet zhvilimore e ndërkombëtare.

Kosova nuk ka nevojë dhe nuk do ta pyes Serbinë më për asgjë.

Kosova tani Serbinë e llogaritën vetëm si shtet fqinj e asgjë tjetër.

Serbia le të mos kërkojë shumë, sepse mund të mbetet edhe pa Vojvodinën edhe pa Sanxhakun.

Shqipëria e Madhe është e drejtë legjitime e shqiptarëve, sepse shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Nga politika hegjemoniste e Serbisë në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1919, gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar mbetën jashta kufijve të shtetit amë Shqipërisë, e cila sot duket si molll e kafshuar nga të gjitha anët.

Shqipëria sot kufizohet me pesë shtete ku i ka trojet e veta shqiptare dhe dhe popullin e vet shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat