Tre brezat që mbajnë dhe fuqizojnë madhështinë e LDK-së!

Opinione

Tre brezat që mbajnë dhe fuqizojnë madhështinë e LDK-së!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 26 korrik 2019 Në ora: 21:44
LDK

LDK-ja, tani është subjekti ma i konsoliduar politik n'Kosovë i cili brënda vetës absorbon, gjakimin e brezave :

- Urtinë, maturinë & përvojën e gardës së vjetër, themeltarë të levizjës nacionale n'krye me Presidentin historik Rugova, 

- Bagazhin unikal të brezit të mesëm me pushkë e penë n'sherbim të lirisë dhe kauzës nacionale, të Dardanië Antike -Kosovës, dhe 

- Energjitë kulminante dhe dijet e brezit, alias gjeneratës së rritur e shkolluar n'universitete prestigjioze, të gatshëm që t'ndihmojnë vendin dhe kauzën nacionale permes LDK-së

LDK-ja e pas Rugovës, kurr ma e fortë dhe ma e fuqishme.

Sot LDK-ja, sipas shumicës absolute të sondazheve, rezulton të jet bindshëm e para dhe me një tendencë grafiku n'rritje, falë pragmatizmit dhe maturisë së organëve drejtuese t'saja, qeverisjës seroize nëpër Komuna dhe GP në Parlamentin e Kosovës.

Kohezioni dhe koherenca e veprimit, n'ruajtje dhe n'kultivim të parimeve për shtetin, në vend të pushtetit si qellim në vete, dhe shembujtë praktik n'qeverisjën e Komunave, atje ku interesi qytetarë është bosulla orientuese e LDK-së, si dhe n'veqanti ; qeverisja e vendit në koalicion me PDK-në, por me Kryeminstër akadermik Isa Mustafa, edhe pse në një koalicion me mandat të cunguar nga PDK-ja për shkak se Qeveria e drejtuar nga LDK-ja, kishte kthye vendin në normalitet, duke ulë n'minimum shkallën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, dhe veqanarisht, n'Qeveri me zero (0) krim & korrupsion, kishte përmirësuar dukshëm imazhin e vendit dhe shkallën e zhvillimit ekonomik dhe të investimeve të huaja kapitale...!

Në kohen a atyre ndryshimeve pozitive, për vendin në radhë të parë, dhe me pas edhe për LDK-në, suksesve të cilave i'u trëmbën oponentet dhe veqanarisht, partneri i pabesë i kaolicionit , PDK-ja PRONTO-iste dhe kriminale e cila grummbulloj rreth vetës brënda natës dhe territ, partnerët strategjik kundër LDK-së së vetmuar, përballë PAN-Serbisë se sotme n'ikje, ish LVV-së.

- Qytetarët e kuptuan tradhëtinë pas shpinde që i'a bënë ; n'terr dhe natën, gjithë ata të cilëve u pengonte progresi i Kosovës, përkundër luftës "politike & demokratike" që zhvillonte opozita e atëhershme ; LVV, AAK & NISM nën kujdesin intensiv dhe suportin e PDK-së së Kadrisë & Hashimit.

LDK-ja, shtroj konturat e qeverisjës me duarë të pastëra dhe me zero tolerancë ndaj dukurive negative n'shoqëri, dhe veqanarisht kundër krimit & korrupsionit, parime këto që binin ndesh me kapo-bandat n'shtet-kapje, të cilët kontrollonin të gjitha hallkat e abuzimit dhe sterkeqjës në vend.

Progresi i Kosovës nën qeverisjën e LDK-së, alias të Kryeministrit Mustafa, u bë halë n'sy për Serbinë dhe humbësit e privilegjeve të kapo-bandave, nga dukuritë negative, siq ishin ; krimi, krrupsioni dhe kontrabanda në dëm të vëndit dhe proceseve integruese, andaj u bënë bashkë dhe i'a ndalën hovin duke votuar mocionin e mosbesimit të Qeverisë Mustafa.

Hilet e kolaborimit me armikun dhe kundër Kosovës, ranë n'sy menjehërë, kur formuan koalicionin parazgjedhor me Listën Srpska dhe kundër LDK-së dhe Kosovës ; PDK, AAK & NISMA, nga frika së pushtetin do u'a marr LDK-ja dhe ish LVV-ja të cilat fituan votën popullore, por u pamundësuan të qeverisin vendin nga kapësit e shtetit n'PAN-Serbi !

Mungesa e kuorumit , pas daljës kinse të Listës Srpska nga koalicioni për shkak të Ligjit pë Ushtrinë e Kosovës, SHIK-u dhe PRONTO, realizuan skenarin e dobësimit dhe thyerjës së LVV-së, duke i nxjerr nga gjiri një numër të konsiderueshëm të deputetëve n'krye me Shpend Ahmetin të cilin e kishin bërë Kryetar të Prishtinës të gjithë ata të cilët ishin bërë bashkë për mocionin për rrezimin e Qeverisë Mustafa.

Qytetarët e Kosovës përjetuan n'kurrizin e tyre, një qeverisje mafio-kriminale të PAN-Serbisë, qeverisje të skanadaleve dhe të vendimeve t'paligshme, kunderkushtetuese dhe anti-shtetërore, siq ishte rasti me Ligjin dhe Ekipin për dialogun me Serbinë armike.

Vetëdijësimi dhe ndergjgjegjësimi i qytetarëve, ka ndodhë dhe s'ka të ndalur, duke varur shpresat në opzitën reale t'sotme , LDK dhe LVV, edhe pse kjo e fundit e goditur & dëmtuar rëndë pas qarjës dhe ndarjës n'dysh !

LDK-ja do dali e para, dhe do fitoj bindshëm zgjedhjet e radhes politike (nacionale), përballë një ish LVV-je të dëmtuar rënd nga SHIK-u i Kadrisë & Hashimit, derisa, PAN-i dhe Lista Srpska, edhe nese bëhën serish bashk, nuk do arrijnë as kuotën e 20 %-shit, falë arsyeve t'lartpermendura.

Zërat që thërrasin në shkëputjën e brezave n'LDK, duke kerkuar edhe largimin dhe dëbimin e brezit t'parë- themelues, dhe t'njëjtit agjitojnë për LVV-në dhe t'cilës i'a deshirojnë një LDK e cila duhet t'jap postin e Kryeminitrit kësaj të fundit, nuk janë LDK-ist dhe nuk i'a duan t'mirën asaj dhe as vendit.

LDK-ja është e para dhe asaj i takon e drejta ekskluzive për postin e Kryeministrit, dhe kjo do të ndodhë përkundër frustrimeve të dhe sjelljeve n'panikë të "LDK-istëve", që kakarizën aty , e venë e bëjnë gjetiu...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat