Çështja e Kosovës,  më tepër se çdo gjë tjetër është një çështje territori

Opinione

Çështja e Kosovës,  më tepër se çdo gjë tjetër është një çështje territori

Nga: Prof.Ass.Dr.Nijazi Halili Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:27
Prof.Ass.Dr.Nijazi Halili

Problemet territoriale kanë qenë në të kaluarën, por janë edhe sot nga problemet më të ndjeshme. Në mesjetë, por edhe më vonë, nga madhësia e territorit përcaktohej pasuria dhe forca e një mbretërie apo perandorie. Historia ka treguar se për zotërim territoresh janë zhvilluar luftëra të vazhdueshme.

Në kohën e sotme, pavarësisht nga shkalla e lartë e shkencës dhe e teknologjisë, të cilat kanë bërë të mundur që në territore me përmasa të vogla të arrihen rezultate ekonomike shumë të madh,a territori i ruan vlerat gjeostrategjike dhe gjeoekonomike. Në këtë kuptim territori përmban  vlera të mëdha nëntokësore, mbitoksore dhe ujore. Nisur nga kjo analistët perëndimorë të këtyre problemeve, thonë  se këmbëngulja e Izraelit për mbajtjen e lartësive Golan bëhej nga fakti se aty ai siguronte  gjysmën e burimeve ujore të tij,  jo vetëm kaq por rritej edhe thellësia strategjike e territorit. Nga sa trajtuam del se territoret kur pushtohen qoftë edhe kur jepen, siç është rasti i territoreve shqiptare, nuk lëshohen me lehtësi. Si rrjedhojë kur ato nuk zgjidhen në rrugë paqësore, përdoren mjetet e forcës që me pështjellimet e saj nuk rrethohen vetëm të interesuarit  e drejtpërdrejtë, por edhe me gjerë, siç ka ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë  e në Maqedoni.

Kështu mund të themi se çështja e Kosovës,  më tepër se çdo gjë tjeter është një çështje territori. Dihet se territori i saj është nga më të pasurit me pasuri nëntokësore, mbitokësore e ujore. Pikërisht këta faktorë janë përcaktues për mbijetesë. Për serbët nuk është problem popullsia e Kosovës, pasi për ta nuk paraqet asnjë interes,  prandaj vazhdimisht kanë synuar largimin e saj nga trojet e veta. Territori  i saj është qendra e rëndesës ekonomike për Serbinë. Është kjo arsyeja  që edhe tani që Kosova është shtet sovran e i pavarur, Serbia ende përpiqet që ta ketë atë pjesë të saj. Natyrisht tashmë çështja e  ardhmja e saj varet  nga kosovarët dhe komuniteti ndërkombëtar. Shteti më i ri i botës Kosova jep një kontribut të madh në sigurinë rajonale dhe ndikon drejt për drejt në stabilitetin e Ballkanit.

AAAS New-York-USA

Prof.Ass.Dr.Nijazi Halili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat