Fjala në litar - Bota Sot
Fjala në litar

Opinione

Fjala në litar

Nga: Zymer Mehani Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:31
Zymer Mehani

A vritet bilbili ?!
Shqiponja a vritet ?!
Nuk varet Poeti....
Fjala e lirë s'venitet

Në Kukësin kreshnik
Te Agjencia e Udhëtarëve
Bishat dhe hijenat
U kallën tmerr shqiptarëve

Muaji Gusht, data Dhjetë
Viti Tetëdhjetetetë
Në Ora Dy të natës
Ngjau krim i vërtetë

Ngritet një Trekëmbësh
Në t'Kukësit Udhëkryq
Hodhën n'Litar Fjalën
Gojët për t'i kyçë

Poezia s' varet
E drejta jeton
Havzi Nela s'vdiq
N' tonat zemra rron

Me vite të tëra
Në burgje e qeli
E mbyllën Havziun
Si bilbil n'kuvli
Por s'e ndale këngën
Asnjëherë, moj Shqipe....
Me emër dhe vepër
Lirinë e përligje

Kënga për Lirinë
Vargu Yt i dëlirë
I k'puti vargonjtë
Për Shqipërinë e Lirë

"Në qelitë e burgut
Pa ajër e pa dritë"
Shpeshherë t'u zu fryma
Shpesh t'u errën sytë

Poet Havzi Nela....
Me mund të Tantalit
S'ju frikove vdekjes
Varjes as litarit

S'u mposhte, s'u trete
Shkëmb graniti mbete
Porore vuajtjen pate
Shok e hije jete

I qëndise vargjet
Pa laps e fletore
Qëndrove i pathyeshëm
Me zemër burrërore

Je martir i Shqipes
Je Shqipe n'Flamur
"E para është Fjala"
Fjala nuk vdes kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...