Dreka e paharruar me ushtarët e UÇK-së - Bota Sot
Dreka e paharruar me ushtarët e UÇK-së

Opinione

Dreka e paharruar me ushtarët e UÇK-së

Nga: Sabit Istogu Më: 23 gusht 2019 Në ora: 00:13
Sabit Istogu

Lufta dhe rënja heroike e heroit legjendar Adem Jashari dhe jasharëve tjerë për liri,jo që i zbrapsi luftëtarët e lirisë,por i motivoj ata edhe më shumë që ta luftojnë armikun serb deri në fund,me çdo formë e mjet që kishin.

Ishte prilli i vitit 1998,rreth një muaj pas luftës së jasharëve kisha  marrë informacion se luftëtarët e UÇK-së të fshatit Rezallë të komunës së Skënderajt,por edhe të anëve tjera,ishin mobilizuar duke i bllokuar rrugët dhe hapur llogore për luftë.

U bëra kureshtar të i vizitoja, të i shihja e të bisedoja me ta. Një mëngjes,u nisa nga shtëpia ime ne Lagjen 3 të Skënderajt,rrugës se mbushur me shumë rreziqe mga ushtria e polica serbe,afër tjegullores së vjetër,maleve të Deviqit dhe dola sipër fshatit Marinë të “Varret e Gashit”,dhe ne një lendinë u ula dhe po e shikoj vendin e quajtur “Pajrami i Marinës”,ku ndodhëj në postbllok i madh i ushtrisë serbe,që kishte bllokuar rrugën e asfaltit Skënderaj –Drenas. Përgjatë një bregoreje,tek varret në perëndim të këtij fshati,shiheshin ushtarët serb,të cilët veç kishin nisur depërtimet e tyre në shtëpitë e lagjes Ngucati të këtij fshati,dhe po i plaçkitin ato,kurse banorët i kishin braktisur vatrat e tyre,dhe ishin  vendosur në Rezallë e gjetiu.

Pas një pushimi të shkurtër,u nisa rrugës për në Rezallë,dhe rreth 200 metra në brendi të saj mes malesh,pash se rruga ishte bllokuar me vllaçë,me gjemba përpjetë e gjësende tjera,dhe e mora me mend se aty afër ndodhën edhe ushtarët e pozicionuar të UÇK-së,për të cilët isha shumë kureshtar të i shihja e bisedoja me ta. Duke ecur,me dolën para dy apo më shumë ushtar,Ahmet Zabelin e disa të tjerë,por që emrat e tyre tash nuk më kujtohen,kurse të tjerët po qëndronin brenda malit. U përqafuam me të gjithë tepër ngrohtë,u ulëm e po bisedonim për gjendjen. Iu tregoja për krejt atë se çka po ndodhte në Skënderaj,por koncentrimet serbe në kompleksin e fabrikës së municionit të gjuetisë “Trepça”,nëpër disa llogore në pozicionet strategjike përreth Skënderajt e vende tjera. Edhe ata me njoftonin për organizimet e tyre luftarake,dhe bëheshin se e kanë vrarë friken. Ose do ta qojmë në vend amanetin e komandantit,ose nuk do të jemi as ne,ishte vendosmëria e tyre.

Në bisede e sipër,banorët e lagjes Malaj të këtij fshati ua  sollën drekën.Me sa mbaj mend ishin disa tepsi me fli,djath e speca turshi.Posi e shtruan  bukën,unë u ngrita të vazhdoj rrugën,por ata me asnjë kusht nuk me lejuan,derisa më ulën dhe ngrenëm bashkë.Pas ngrenjës,kusitë me ujë të valë i kishin varur mbi zjarr e përgatitur çajin.

Do të jetë kjo dreka dhe biseda më e këndshme në jetën time me luftëtarët trima e të sinqertë të Razllës, për të cilën, sot pas 21 vjetësh i falënderoj shumë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...