Kur politizohet arti - Bota Sot
Kur politizohet arti

Opinione

Kur politizohet arti

Nga: Haxhi Zeneli Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:37
Haxhi Zeneli

Shqiptarët nga treva e Ana e Malit-Ulqin,janë munduar me shumë sakrificë ti mbrojnë të drejtat e tyre kulturore dhe politike.Pas shkatërrimit të sistemit munist,shqiptarët formuan partin e parë demokratike,ku rreth kësajë parti u mbëlodhën me një qëllim shumica e shqiptarëve të Malit të Zi.

Pas disa kohëve u themeluan edhe parti të tjera,gjegjësisht ata formohëshin atëherë kurë disa të mllefosur,që nuk i’u përmbushnin dëshirat e tyre,aty në partit ku ishin,ata largoheshin nga ajo parti si të pa knaqur,dhe formonin partit e tyre.

Shkrimi nuk ka për qëllim të mirret me partit,sepse ato tani janë tema të konsumuara,por dua të bëjë një krahasim,se sa larg mund të shkojë interesi individit apo i partisë,të cilët nuk kursejn as komb dhe as kulturë për të arritur qëllimet e tyre individuale apo edhe partiake.

Këto individ nga dëshprimi i tyre për të ndej në fuqi nuk lënë vend pa i”shti hundët”.Ata shkuan aqe largë sa që politizuan edhe artin e trevave tona,e në veçanti atë të trevës së Anës Malit.

Para do vitësh,disa të rinj artdashës anamals,me angazhimin e tyre vullnetar,formuan një shoqëri të shumë pritur kulturo artistike e ashtuquetura:”Tradita”.Ku pas një kohë të shkurtër”Tradita”,falë punës së tyre bënë histori per shqiptarët autokton të Malit të Zi si asnjëherë më parë.Këto artdashës të artit,me punën e tyre arritën të shkojnë deri në majat e Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës.Shoqëria kulturore artistike”Tradita” pas një pune shembullore,rreth sajë lindën disa paknaqësi apo ndoshta edhe xhelozi,dhe si shkak i gjithë kësajë, nuk vonojë shumë që nga disa pseudo artist lindën idetë e formimit të një shoqërie tjetër artistike nga disa”vullnetar tjerë”,ku thuhej që u përkrahën dhe u motivuan nga disa politikan tanë të kohës,të cilët ju premtuan atyre mbështetje financiare,duke harruar se ëndrra e pushtetit të tyre do tu shuhët shumë shpejt.Dhe kështu ata u bënë rival të punës shembullore të Ansamblit “Tradita”,që ky ansambel në të vërtetë kishte hapur dyert për të gjithë artëdashësit shqiptarët që kishin talent që të angazhohën brënda tyre,por kjo nuk i ndalojë disa tjerë që të formojn një shoqëri kulturo artistke të re,dhe pa u vonuar formuan shoqërin artistike”Anamalit”,në vend që të bëjnë një konsolidim dhe përforcim të”Traditës”,ata u shkapërderdhën duke formuar të dytën shoqëri artistike,dhe për këto ndarëje kishte zëra në atë kohë që thonin:”se sa ma shumë shoqëri që formohën,aqë më mirë”.Si ka mundësi të jet mirë në një vend kaqë të vogël siç është Ana e Malit?,me një kultur të njëjtë(traditë dhe folklor)!.Sipas përvojës së mëparëshme,na del se një ditë të gjitha pushojn së vepruari.Andaj kjo nuk ishte gjë tjetër!,përveç se një manipulim i rradhës i disa individëve,e ku ta dim ne se kush qëndronte në prapavi,por një gjë dihët,se ata politizuan artin.Ata jo që nuk ndihmuan,por heshtën atë të parën,pra”Traditën”,me formimin e së dytës,dhe në fund i heshtën të gjitha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...