Mashtrimi dhe turpi nuk kanë të ndalur në të gjitha institucionet e Shtetit të Kosovës ku pa fije turpi liderët politik dhe ata institucional tregohen aq naiv dhe pa ndërgjegje personal, kombëtare e shtetërore Kosovës i lëkundet imazhi në botën demokratike, në saje të shumë dukurive negative në shoqëri. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të keq menazhmit që i bënë qeveria e Kosovës institucioneve të Kosovës. Asaj i lëkundet imazhi edhe në saje të veprimeve të disa subjekteve politike të Kosovës.
Ndërkombëtarët sikur punojnë në disfavor të shtetësisë së Kosovës. Atë që politika e bëri të nivelet të lart pas pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë bizneset thuajse arritën në maje të kupolës së shtetit me punët të pista me orientim të vjedhjeve dhe tjetërsimit të pasurisë së shtetit dhe me krime ordiner , që përmes privatizimit të dyshimtë dhe uzurpimit të të pronës shoqërore në forma qoftë individuale apo grupore , të interesat korruptiv të të dy niveleve ,tani pot ë njëjtit kërkoni tani besimin e qytetarit në këto zgjedhje. Ku kjo kast e brishtë politike qe me vite e gjunjëzoi qytetarin para varfërisë dhe ikjes të të gjitha kategorive të shoqërisë Kosovare në perëndim ku këta kriminel të klaneve të ndryshme në pozita të larta shtetërore ku edhe sot bëjnë biznese të tilla duke e tjetërsua çdo gjë që është e shtetit dhe e shoqërisë ku uzurpuan toka, dhe asete të shtetit.
Tek liderët politik Kosovar me rëndësi është mbushja e xhepave te tyre se shtytja e proceseve përpara të shoqërisë demokratike dhe jetësimin e qytetarit në jetë normale por me parësore për ta është që ti mbushin, kontot e tyre bankare se sa çështja madhore siç është shtet dhe sovrani, sepse këta matrapaz e din se rasti nuk mund të përsëritet dhe me çdo kushte e shfrytëzoj në makisimum këto pozita dhe këtë potencial politik që kanë duk e fillua më lojëra të ndyra, ku hyjnë të gjitha këto matrapazllaqe si qeveria, komuna, gjykata, prokuroria, mediat vasale e mercenare, dhe sekserët politik që bëjnë mashtrimin e shpëlarjen e trurit të qytetarëve.
Kosovën e shkatërruar, janë sipërmarrësit e lirë dhe të ndershëm privatë, që ia paguajnë të gjitha detyrimet shtetit deri në centin e fundit. Nëse nuk je pjesë e zinxhirit kriminal, je gjithnjë i bllokuar dhe kurr nuk do punsohesh ku në çdo hap të ligjshëm që ndërmerr. Edhe nëse institucionet, të detyruara ta zbatojnë ligjin, të japin të drejtë, bllokuesit anarkikë as që pyesin për vendimet juridike e ligjore . Pushtetmbajtësit në Kosovë janë mashtrues e gënjeshtarë, të pamëshirshëm dhe u shërbejnë vetëm mafio-oligarkëve të politikës e biznesit të pistë që kanë përfitime të mëdha nga këto hallka.
Ky zingjri politik është duke e kalbur shtetin dhe degraduar shoqërinë, ku thuajse dita ditës po largohen nga Kosova të të gjitha kategoritë e shoqërisë nga këta matrapaz politike, ku kjo politikë me këta politikbërsë të seri tashëm po na çon drejt tjetërsimit të shtetit dhe qorrsokak të pa shpresës sepse autorët e këtij degradimi shtetëror thuajse dihet kush është dhe këtyre lojërave të pisat që kanë adresë dhe mbështetësit e degradimi të shkatërrimi të shtetit ligjor e demokratik në Republikën e Kosovës, tani koha po troket për sovrani,sovrani duhet të këndellet dhe të jap dënim rigoroz për ata që sot e sollën shtetin me demagogji para qytetarit buzë greminës dhe varfërinë e skajshme.