Veriu i Kosovës në Programin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës?!

Opinione

Veriu i Kosovës në Programin e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës?!

Nga: Hafiz Shala Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:37
Hafiz Shala

Si do të kalojnë “këmbë” qeveritarët pranë statuajave të turpit të Kral Millutinit dhë Kral Millosheviqit në rrugën e Car Llazarit në veri?

A ka gjasa që Qeveria e arshme të del më Program konkret për kthimin e “refugjatëve” shqiptar të përzërë më dhunë nga veriu në jug të qytetit dhë, a do të stopohën ndërtimët për sërbët kolonizator?

A ka gjasa që Përmendorja e Heroit të Kombit Isa Boletini të kthehët në pjesën veriore të qytetit ku e ka vëndin. Aty ku fatëkeqësishtë gjindën këto dy shtatuja të padurueshme?

E di së këtë titull e ngarkova më shumë pyetje por, interesimi, aktualiteti politik dhë nevoja e forcimit të shtetit në pikëpamje të sovranitetit dhë shtrirjës së pushtetit në tërë teritorin, është nevojë dhë impërativ i kohës dhë i politikave të Qeverisë së ardhshme, tu jepin përgjigje që  e presin ata qytetar shqiptar të cilët nga jugu i shikojnë shtepitë, banesat dhë trojet e tyre më mallë e vajë ne buzë mu sikur Arbëreshët e Italisë njikohë të cilët duke shikuar kah  mëmëdheu, më dhimbje shikojni Shqipërinë në atë kohë e nuk mundë të kthehëshin mu sikur banorët shqiptar si qiragjinjë në jug të qytetit.

Deri në përfundimin e zgjedhjeve dhë formimit të Qeverisë së arshme, duhët të ndërpritën të gjitha aktivitetët e Serbisë në veri më ndërtimin e lagjeve për këthimin e kolonizatorve që i quajnë serbët të ikur nga lufta, në faktë janë të ikurit nga Vukovari e pjesët tjera të ish Jugosllavisë.

Nuk kamë ide së si qëndronë marrëveshja rreth këture programëve për kthimin e serbëve ku nese jo, është deshtë të precizohët së në Kosovë mundë të kthehen vetëm ata serb të cilët kanë jetuar në Kosovë më deshmi në bazë të dokumentacionit legjitim të lëshuar nga ish Autonomia e Kosovës dhë nga Republika e Kosovës nese ndokushë ndërkohëeshtë shpërngulur.

Nese nuk sillët ligji i cili sankciononë uzurpimin e banesave, shtepive dhë trojeve të marra më dhunë nga shqiptarët, athere, Kosova duhët të rindërtojë lagje të reja në veri për kthimin e të shpërngulurve shqiptar  më dhunë. Për këtë, duhët kërkuar ndihmë financiare nga Bashkësia ndërkombëtare qoftë nga OKB-ja ose BE-ja që mos të ngarkohët buxheti i tholluar i Kosovës dhë njiherit ti bëhët më dije Serbisë së nuk mundët ma “ me ladrue kuajtë” në teritorin e nji shteti sovranë.

Kjo temë dhë shumë të tjera të ndijëshme si, të pagjeturit, duhët të kihën  parasyshë. Votuesve, duhët tu thuhët troq për temat për të cilat janë jetësishtë të interesuar dhë ate jo vetëm premtime por thjeshtë më argumente së në ketë ose atë kohë do të jenë tema për të cilat Qeveria do të merrët.

Pra, kushdo që pretendonë të vijë në krye të Qeverisë, duhët të jetë i sinqertë sepse, nese dikush mëndonë më i mashtrue votuesit, thënë kushtimishtë, në të vërtetë, e mashtroni vetën.

Ka shumë tema që janë interesante posaqërishtë kur janë në pyetje asetët ekonomike vitale për Republikën e Kosovës, prandaj, mua më brengosë edhe përdorimi i simbolëve shtëtërore dhë figurave historike nga nji shtet në njishtet tjetër siq janë dy statuja që une bësojë që edhe ju i quani të turpit por, janë shëja e shprehjës së dhunës, provokimit dhë nxitjës së urrejtjës ndërnacionale të shprehura në mënurën raciste.

A kemi ligje në Kosovë për vëndosjën e këtyre statuajave apo edhe flamujve të cilët janë të stërngarkuar në të gjitha pjesët e qytetit në objekte sportive pa përdorimin bile  paralëlishtë më ate të Republikës së Kosovës.

Ta pranosh statujën e Millosheviqit në nji qytet shqiptar para syve të atyre qytetarve shqiptar( anipse të kufizuar tani në levizje) të cilët u vranë, u masakruan u dhunuan dhë u shkatërruan më udhërinë dhë politikën e tijë gjatëokupimit të Kosovës, jo që është e padurueshme por është e patolerueshme.

Është e turpshme dhë e papranueshme për popullin e Kosovës që Përmendorja e Isa Boletinit të jëtë vëtëm pranë shtepisë së tijë ne Boletin bile i varrosur në gjysëmheshtje dhë nën dronë e forcave ilegjitime serbe në veriun e Mitrovicës të deklaruara si të demobilizuara e të “ shuara” në faktë janë aktive dhë kontrollojnë qytetarët serb dhë u dirigjojnë së si të sillën në rastët e caktuars.

Udhëheqja e deritanishme në krye më të parin e vëndit, jo që nuk reagojë por, bllokojë edhe institucionët tjera të vëndit bile që mos edhe të reagojnë përpos opozitës në rëndë të parë Levizja Vetëvëndosje e cila ishte më e zëshmja.

Këto janë tema shumë të rënda dhë te vështira por që duhët të zgjidhën në bazë të Kushtetutës dhë ligjeve në fuqi të cilat nuk ishin temë e qeverive të maparshme e që mbetën ende të pazgjidhura dhë kërcënojnë të mbesin ende gati tabu tema për hirë të “kompliksitetit politik” në marrëdhëniet dhë bisedimët më Serbinë.

Pra, a do të guxojnë dhë a do të mundë të kalojnë këmbë pranë këtyre statuajave që edhe qytetarin ma të qetë, do ti ngritët adrenalin deri në maksimum.

Debatët paraelektorale janë nganjihere të padurueshme kur është fjala për partitë të cilat ishin deritani në pushtët dhë pakurfar turpi po të njejtit e kërkojnë votën po të atyre qytetarve të cilët i mashtruan, i vjedhën dhë i trajtuan si qytetar të rëndit të dytë në krahasim më militantët partiak dhë familiar më nji familiarizëm pothuajsë të institucionalizuar më nji drejtësi të kapur e kontrolluar  nga pushteti më qellim dhë detyrë që këto dukuri të heshtën, mos të trajtohën dhë të lihën anash deri në skadimin e afatave.

Partia Demokratike e Kosovës në krye më Kryetarin e sajë zotin Veseli I cili edhe u nominue mos e dhashtë zoti për Kryeministër, haptas e konstatuan dhë e pranuan korrupcionin dhë nepotizmin por, që tani ju ka dalë gjume dhë, më nji fjalë o kanë qka o kanë, tani e pas, do ta luftojmë haptas por, fatëkeqësishtëduhët filluar që nga ai deri të komletë klani “ Pronto”, pa kurfar amnestimi siq po kërkonë kryetari i kësajë partie mafiozokriminale. E kanë lehtë pasi janë pasurue e tani dojnë edhe të tallën më opozitën dhë qytetarë sepse na u padkan pëndue “ shumë keq”. O zot, kush ju besonë këtyre?

Skandalët më kompani deritani ma profitabile, i sollën  para falimentimit aty ku ma së shumti kishin të punësuar nga rrethi i tyre partiak e familiar.

Qeverinë e re, përposë temave shumë të rënda  ekonomikosociale, është qeshtja e bisedimeve më Serbinë ku vërtetë pas gjithë atyre lëshimëve dhë shërbimeve në interes të Serbisë që i bëri fatëkeqësishtë edhe apo kryesishtë nga i pari i shtetit më përkrahjën e partisë së tijë dhë deputetve të po asajëpartie në Parlamentin e Kosovës nga e cila u zgjodhë ky President që në faktë nën hije edhe e ka kontrollue partinë dhë deputetët të cilët kanë votue sipas dirigjimeve dhë kërkesave që ishin kryekëputë kundër interesave të shtetit të cilat do të reflektohën ë bisedimet në vijim.

Dëmi i shkaktuar nga i pari i shtetit dhë partia e tijë, është ma së e nevojshme që kjo të konstatohët në organët demokratike dhë te sillët nji konkluzion bashkë më fajësinë për  të ndërmirrë masa kushtetuese në bazë të vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si vërdiktë përfundimtar shtetëror.

Jamë i  bindur që Qeveria e re do të jetë shumë e kujdesshme dhë e vëndosur në mbrojtje të interesit të shtetit si udhëheqëse  e Dialogut gjithnji duke e patur parasyshë integritetin teritorial dhë pacenueshmërinë e kufijve egzistues si parim dhë kërkesë e sovranit që rjedhë nga 17 Shkurti i vitit 2008 më rastin e shpalljës legjitime të pavarësise në bazë të konstatimit të Gjykatës Ndërkombëtare e cila nuk la kurfar dyshimësh dhë hamëndjësh të cilë e ka kërkue edhe vëtë Serbia sepse ishte kërkesë e saje, duke mënduar së Gjykata do të jepë spjegim tjetër.

Është fatëbardhësi për Kosovën angazhimi i SHBA-ve në mënyrë direkte e cila do ta përshpejtojë këtë procesë por, në të njejtën kohë duhët patur kujdesë në hapa dhë kahje të zgjidhjës sepse, sipas disa sygjerimeve anipse qëllimëmira siq është rasti më përfaqësuesin gjërman icili ishte për vizitë në Bograd I cili sygjerojë  modelin e dy gjermanive, e thanë edhe shumë analistë, vërtetë nuk është zgjidhje, bile, në të ardhmën mundë të ketë psoja më të cilat do të mirrën gjeneratat e reja sepse kemi të bëjmë më Serbinë e sëmuar më apetitët të pashuara ndaj Kosovës dhë pjesve të sajë. Këtu janë në pyetje dy popuj të cilët apsolutishtë nuk kanë kurfar ngjajshmërie historike, kulturore e etnike që vijmë në konkludim së qfardo marrëveshje eventuale të ketijë formati qoftë edhe të garantuar dhë nënshkruar nga kushdoqoftë, është i paqëndrueshëm. Plus kësajë konflkti historik i  pazgjedhur dhë I papajtuar.

Ajo qka është ma kryesorja së, spektri politik duhët si asnjihere ma parë të këtë qëndrim unik shteteror e cila para Bashkësisë ndërkombëtare posaqërishtë ndaj miqve tanë, të jetë unike dhë argumentuese me nji vëndosmeri të paluhatshme.

Për të gjitha këto qëndrime, Qeveria duhët të jetë transparente ndaj popullit të cilin në asnji mënyrë nuk guxonë ta sjellë para ndonjë akti të kryer e të dëmshëm.

Populli pret ma shumë nga Qeveria e ardhshme i cili më arësye e ka humbë besimin në pushtetarët e deritanishëm të cilët prioritet e kishin interesin përsonal, partiak e familiar para atijë shtetëror.

Populli është  ngopur që besojë së edhe janë vetëdijesue që do të thotë thjeshtë janë ngopur më këta të  deritanishmit të cilët nuk do ti votojnë më arësye të bazuara që  qdo qytetar i Kosovës qoftë në rrugë qoftë në qytet apo në debatë, publikishtë e shprehin zhgënjimin, mllefin dhë pabesinë e tyre si të mashtruar por besojë për here të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat