Jo, Albin Kurti. - Bota Sot
Jo, Albin Kurti.

Opinione

Jo, Albin Kurti.

Nga: Kimete Berisha Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:36
Kimete Berisha

Në atë dakik që e bën ministër (këshilltar apo çkado qoftë), Veton Surroin, dije mirë që e humb simpatinë, e ulë veten, dëshmon se s'ke ide konkrete veç abstrakte dhe që ke lexu veç filozofi dhe kotësira ketrare që në praktikë s'të ndihmojnë gjë..., e humb gjysmën e votës, kurse votën time e humb të plotë veç që të shkon mendja...

Plus e kthen simpatinë e humbur për Hashim Thaçin, i cili nëse asgjë nuk ka arritur në jetë, ka arritur ta largojë nga politika Veton Surroin, i cili pastaj në shenjë hakmarrje të përhershme ndaj tij, iu hakmor Kosovës, ndihmoi organizata të huaja të përpilojnë raporte të rrejshme kundër Kosovës dhe dikur kur u çartë krejt filloi edhe me të ashtuquajtura 'libra' kundër UÇK-së.

Të gjithë 'armiqtë' t'u po rrinë në njërën këmbë duke pritur hasret lajmin për emërimin e Veton Surroit ministër të punëve të jashtme të Kosovës dhe fillimin e vetëshkatërrimin tënd...

Unë po çuditem çka paska ndodh me ty, ti di ta citosh Gëten e Shekspirin, Ti i 'di të gjitha' veç nuk e di kush është Veton Surroi.

Fora a!

- Në kohën kur Edi Ramës po ia shpikni 'Jugosllavinë e Re', Albin Kurti po lufton që një ish marksist dhe ish jugoslloven të ekstremit të majtë ta bëjë ministër të Kosovës.

- Veton Surroi ishte djalë 25 vjeç kur digjej për Jugosllavinë dhe bashkë me gjenerala e pukovnika të Armatës Serbe në UJDI 'luftonin' kundër pavarësisë së Kroacisë dhe kundër shpartallimit të Jugosllavisë.
E ti s'po e dishe!

E dhimbshme nëse je kaq i 'varfër' me njerëz.
Plus marre me ja sjell ndërmend Presidentes kroate një ftyrë shqiptare që dikur ishte tmerrësisht kundër pavarësisë së shtetit të saj.

- Veton Surroi i ka ftuar shqiptarët të mos e dëgjojnë Rugovën, por të dalin në zgjedhjet serbe 1993, kur Millosheviqi ishte në kulmin e pushtetit. Lexoja shkrimin 'Odluka na zlatarskoj vagi'.
Kishe s'ja ke lexu!

- S'po të kujtohet ty që Veton Surroi shkruajti kundër UÇK-së, tha që ata nuk ishin 'ushtri çlirimtare' por 'ushtri guerile' që sikur populli edhe 'ajo' u çlirua nga Serbia!

- Lexoja në Rilindje (1989) shkrimin me titull 'Rojat e Kushtetutës', qysh tallej me demonstratat e shqiptarëve dhe qysh i kundërshtonte me cinizëm përpjekjet e shqiptarëve për pavarësi.

- S'po t'kujtohet ty kur menjëherë pas luftës popullin shqiptarë i quajti 'fashistë'!

Hajgare po don me bë me neve a!

- Se di ti që Vetonit i duket vetja shumë më dikushi se ti dhe se krejt shqiptarët!
Qe njëzet vjet ai çel facebook-a 'Të bëhemi 1 milionë veta që e duan Veton Surroin për Kryeministër'...duke e reklamuar veten si 'Kryeministri' që i duhet Kosovës.

Dëgjoji ti ata që s'lypin gjë prej teje, si Kimi, që s'ka gjetur kohë as me pi kafe me ty, por që të ka 'dashur' shumë për Kryeministër, deri në këtë çast që ka dëgjuar se zotrote po lufton si luani që ta bëjë ministër një njeri 'të konsumuar' që populli shqiptar nuk i ka dhënë vota, thjesht e ka refuzuar si një pasanik 'ekstrem' (që si dihet preardhja e milionave të vetëdeklaruar), në një vend ekstrem të varfër, atë njeri ky popull nuk e ka dashur në politikë, pikë.

- Por ndoshta ti e dëgjon dhe ia plotëson dëshirën Vuçiqin që ka thënë se 'Veton Surroi është intelektual par excellence'.

Nëse ti do ministra nga shoqëria civile, mirë shumë, ke boll vajza e djem që të lënë pa mend me sharm e me dije.
E nëse bash t'u ka tek me bë këtë njeri ministër, atëherë 'Ravna ti je Jugosllavia'!

P.S. Bre ky për q'ata e paska mbjell frizurën, u bë gati m'u ba 'dikushi'...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat