Pse dhe kush po i dëmton e vjedh minibibliotekat me libra në kryeqytet?!

Opinione

Pse dhe kush po i dëmton e vjedh minibibliotekat me libra në kryeqytet?!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:38
Minibibloteka

Shkatërrimin dhe vjedhjen e minibibliotekave me libra të hapura pak ditë më parë në disa lagje të Prishtinës,për fat të keq po i bëjmë ne me sjelljet tona si popull.Janë vënë në shënjestër të vandalëve,atyre që nuk u duhet dhe u pengon libri.Nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë.Ne jemi për të ardhur keq,me disa përjashtime,ne nuk kemi edukatë.Minibibliotekat me libra trajtohen si të ishin të huaja.Gjestet e tilla tregojnë më së miri një qasje  të gabuar,të pamoralshme dhe kulturalisht të varfër të disa individëve të tillë ndaj librit.

Në gjithë botën libri simbolizon porën për të dalë në bota të tjera,oaza kompakte që shpërthen me njohuri,por tek ne është e kundërta.Jo që nuk e lexojmë,por librin edhe e përdhosim.Ne jemi ata të cilët çdo ditë e më shumë po e bëjmë të gërditshëm librin.Libri është një dritare e botës.Ai është ushqim jetësor e shpirtëror i njeriut.Kush e do librin e do veten,i do njerëzit dhe botën.Me librin ecet përpara dhe njerëzit komunikojnë mes vete.Ata shpërfaqin ëndrrst e tyre të dashurisë për jetë.Pra,libri e ndjen jetën tonë,atë që e duam dhe ia përcjellim të tjerëve.Dhe nëse jemi të rrethuar me libra,atëherë do të fitoni një shtytje  në jetë në krahasim me jo dashamirët e librit.Lum kush e do dhe e adhuron librin.Në këtë dritë filozofi dhe historiani Ciceroni thoshte:"Nëse ke një kopsht dhe bibliotekë me libra,ke gjithçka që të duhet".Tani,ngrihet pyetja:se sa jemi na të vetëdijshëm si qytetari dhe në  çfarë shkalle e kemi katandisur librin,këtë pasqyrë të botës?Për fat të keq,sipas aktualitetit,e ardhmja e librit është e trishtë!Kjo dëshmohet edhe me shigjetimin  gjithnjë e më të shpeshtë të Minibibliotekave të hapura pas shumë kohe në kryeqytet.

Ngjashëm me shkatërrimin e minibibliotekave ka ndodhur edhe me parqet e lojërave e disa fusha sportive.Kjo është një vetëdije e ulët e disa qytetarëve për mbrojtjen e pronës publike,e cila shihet si pronë e huaj dhe jo pronë e përbashkët qytetare.

Të ndërtuar nga OJQ "ETEA" dhe me moton:"Sill një libër-merr një tjetër",deri tash në Prishtinë janë hapur katër minibiblioteka në lagjet " Dardania","Ulpiana","Bregu i diellit" dhe në atë të "Spitalit".Mirëpo,pak ditë pas hapjes së tyre,dy prej tyre u bënë cak i sulmit në  lagjet " Dardania","Bregu i diellit" si dhe në lagjen e "Spitalit".Këto dy të fundit janë inauguruar më 21 nëntor,ku u janë sulmuar me gurë dhe thyer dritaret,ndërkaq ajo në lagjen e "Spitalit" për fat të keq ka mbetur pa asnjë libër.

Organizata joqeveritare"ETEA" ka reaguar ashpër ndaj këtyre sulmeve,kurse Agron Ahmeti,zyrtar i kësaj të fundit ka deklaruar se:"përkundër rasteve të tilla ne nuk do të ndalemi".

Pavarësisht se po dëmtohen dhe po vidhen  librat,minibibliotekat e tilla parashihen të hapen edhe në sheshet: "Adem Jashari" e "Nëna Terezë",pastaj në lagjet "Qafa" e "Taukbahqe" si dhe në "Parkun e qytetit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat