Të pasuruarit t’i thërrasin mendjes – më mirë vonë se kurrë

Opinione

Të pasuruarit t’i thërrasin mendjes – më mirë vonë se kurrë

Nga: Ismail Belaj Më: 22 dhjetor 2019 Në ora: 14:24
Ismail Belaj

Të gjitha të bëmat e tyre, janë që nga koha kur nga pozita e gjysmë të uriturve, nga gjendja e një të varfëri. Tash jeni të pasur, siç shkruan Referendi SunMyungMoon, në librin si “qytetar Global i botës” f.95.

Dhimbja e urisë mund të kuptohet vetëm nga ata që e kanë përjetuar. Kur njeriu është i uritur një kokërr e vetme orizi merr shumë vlerë...është vështirë ta besosh se një kokërr e vetme orizi mund t’i japë kaq shumë stimul trupit, por kur jeni i uritur keni kaq shumë mall për ushqimin, sa që ju bën të qani. Kur njeriu e ka barkun plot bota duket e madhe, kurse për dikë të uritur, një kokërr orizi është më e madhe se Toka.

Po e bëjmë këtë kontrast, se duke reflektuar mund të këndelleni dhe të t’ju bjerë në mend, se, të dëshiruarën, një botë kur askush nuk derdh lot duhet ta rrijmë dhe...t’u kthehemi atyre zemrave të pastra që kemi pasur kur kemi qenë fëmijë...

T’i mendojmë nënat që s’i kanë djemtë (të vrarë nga “tokësorët”), nga njerëzit për të cilët di, me siguri dhe që sigurisht familjarët do të ngulin këmbë të zbardhen rastet!

Fabula e LaFontenit, edhe një kallxim i përgjigjet rastit, situatës aktuale, kushdo që në joshjen..., premtimet kurrë të përmbushura, kollaj të dhëna ku i sëmuri (Kosova) ngazëllehet e luan.

Pra le ta mendojnë: Luani i sëmurë dhe dhelpra (shih f. 179)

Luani, mbret i kafshërisë,

Atje në guvë ish i sëmurë;

Me një dekret të mbretërisë

Na lëjmëron tur e kaurë

Se pret vizita ngushëllimi,

Dhe me premtim se do t’i presë

Me nder ata që do të vinë,

Dhe të luanit besa besë,

Që e vulos kështu këtë shkresë

Me siguri kundër çdo krimi

Me siguri kundër çdo krimi

Vrapuan për te mbreti shpejt

Ambasadorë e deputetë.

Veç dhelpra e gjykoi me mend

Që të mos vente në atë vend.

Nuk shkoi atje dhe ja sepse:

Gjurmët e hapave në pluhur

Të gjithë dallkaukëve që mbretin e miklojnë,

Pa përjashtim, të guvës në drejtim ato shkojnë,

Asnjë andej s’u kthye kurrë.

Kjo me të drejtë na ngjallë dyshim.

Pra mbretin tonë falënderojmë

Për sigurinë që e jep me shkrim;

Por veç një gjë fort mirë e dimë:

E dimë si hyhet në atë shpellë,

Por kush ka hyrë atje më s’del.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat