“Pronto” të pafajshëm, drejtësia u varros

Opinione

“Pronto” të pafajshëm, drejtësia u varros

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 4 janar 2020 Në ora: 14:49
Seanca

Qysh kur doli në media afera “Pronto”, me të filluar hetimet për këtë rast, pothuaj të gjithë kemi qenë të bindur në një gjë: se askush nuk do të dënohet.

Kjo bindje është krijuar pikërisht tre komponentë: së pari një shtet i kapur nuk lejon të ketë drejtësi për ata që janë kapësit e saj. Së dyti edhe prokurorët janë pjesë e këtij zinxhiri dhe së treti loja lakuriqe që zhvillohet përballë të vërtetës.

Në një shoqëri të mësuar, me krim, me banditë dhe oligarkë që kanë kapur çdo gjë që duhet kapur dihet se kush dënohet e kush jo. Dënohet qytetari që nuk ka para për të paguar energjinë elektrike, ajo zyrtarja e shkret që u dënua se mori mito 20 euro, por nuk dënohen ata që milionat i shohin si skllevër të tyre, dhe qytetarët si kartë krediti.

Prandaj ishte krejtësisht e pritshme që të përfshirët në këtë rast të mos dënohet, pikërisht sepse janë njerëz: me nivel të lartë”. Të 11 të akuzuarit në këtë rast: Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën, e zyrtarë tjerë shtetërorë e partiak, nuk ka guxim asnjë gjykatës t’i dënojë.

Edhe një fëmijë pesë vjeçar e di se në ato përgjigje janë skandaloze dhe shkelen të drejtat e njeriut. Emërohen njerëz pa asnjë meritë dhe kriter në vende pune, për më tepër emërohen edhe gjykatës të afërt me PDK, dhe me ironinë më të madhe kryetari i trupit gjykues, gjykatësit Shashivar Hoti, deklaron se “nuk ka provua se të akuzuarit kanë kryer veprën penale më të cilën ngarkohen”.

Kjo është edhe një arsye që qeveria e ardhshme të bëjë reforma të thella në drejtësi, ku prokurorët dhe gjykatës të tillë mos të kenë të drejtë as më u afrua në gjykatë e lërë me të ndajnë “drejtësi”. Kreu i kësaj dosje padyshim është Adem Grabovci.

Të kujtojmë se vetëm për dy muaj, nëntor – dhjetor 2011, ai kishte punësuar qindra njerëz, zgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura. Heq nga lista njerëz që në teste dalin të parët për pozita udhëheqëse. Ndërron komisione për konkurse. Madje i anulon konkurset në ato raste kur njerëz të tij nuk marrin pikë të mjaftueshme. Pos kësaj, Grabovci punëson njerëz të vetë në Policinë e Kosovës, zgjedh prokurorë e gjyqtarë. Natyrisht se gjithë këto Ademi i kishte bërë me dijeni dhe në bashkëveprim me Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin.

E lidhjet e tija me njerëz të fuqishëm edhe në drejtësi kanë bërë që Grabovci mos t’i dridhet qerpiku. Natyrisht se Ademi e ka pritur një vendim të tillë, për të cilën u deklaruar “për mu ka qenë i ditur ky epilog, nuk është diçka befasuese”. Ashtu si edhe për ne ka qenë i ditur epilogu i këtij rasti, me një sistem të drejtësisë që nën zë po uluretë që ta shpëtojmë nga njerëz që janë mbi ligjin, dhe se ligjin e përdorin për të “pastruar ” vetën.

Megjithatë në një sistem të drejtësisë të kapur, dhe ku edhe fëmijët e dinë se si do të përfundojë një proces i tillë është gjyqi publik ai që duhet të turpëron këdo që ka bërë vepra të tillë. Edhe pse nuk ndodh, gjithsesi duhet të kemi sistem të drejtësisë të ç’kapur nga njerëz të tillë. Prandaj është shumë me rëndësi të krijohet qeveria e re, për të shkundur drejtësinë nga të pandershmit, dhe të çlirohet nga njerëz që nuk e kanë vendin në drejtësi.

Tanimë që Ademi është shpallur i pafajshëm, s’do mend se do të kërkoj dëmshpërblim duke e varfëruar edhe më tutje shtetin, të cilin e kanë rrjepur për 20 vjet të tëra. Tanimë që fundi politikë u erdhi, është koha të fillohet edhe drejtësia e vërtetë të merret me ta.  E derisa kjo nuk ndodh, do ketë të rinj që s’do ndalen duke ikur nga ky shtet i kapur nga mafia, që i shërben asaj. Me dhënien e këtij vendi gjykata vetëm sa shpalli përfundimisht besimin ndaj saj, varrimin e saj përfundimtar, meqenëse vdekja ka ndodhur moti kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat