Vjen reagimi ndaj zyrtarëve të LDK-së të cilët munguan në homazhet për Kolonel Tahir Zemaj

Opinione

Vjen reagimi ndaj zyrtarëve të LDK-së të cilët munguan në homazhet për Kolonel Tahir Zemaj

Alberto Lekaj Nga Alberto Lekaj Më 4 janar 2020 Në ora: 18:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përvjetor i 17-të i rënies së kolonelit Tahir Zemaj, së bashku edhe me dy familjarët e tij, këtij kolosi e ushtaraku të lartë, roli dhe madhështia profesionale dhe disiplina institucionale e të cilit nuk përsëritet shpesh në historinë e popujve që finalizojnë me luftë çlirimin e vendit të tyre. Një përkujtim dhe një përvjetorë me njerëz dhe ushtarak të shumtë që nderojnë me pjesëmarrje dhe me kujtimet e tyre, për veprat dhe sakrificat e kolonelit në luftë dhe për rolin e tij prioritarë e institucional.

Por, për çudi në homazhe, munguan edhe ndonjë veprimtarë e deputetë, bashkëpartiakë të LDK-së, këtij orientimi djathtist që i takonte vet koloneli. Të tillët, disa syresh, sikur nuk e harrojmë kolonelin vetëm kur kanë fushata elektorale dhe përfitime personale.

Ata tregohen se nuk kanë qëndrueshmëri admiruese, por kanë ide të lodhta rezistuese dhe përfaqësuese midis këtij populli të lashtë, kur ende pasojat e luftës dhe vrasjet tinëzare po kullojnë gjak dhe kur duhet të jemi pandërprerë vigjilentë e koheziv. Për befasinë e mirë, kanë fillu me ardhë e mu kthjellë disa veprimtarë që munguan deri sot. Kjo të japë shpresë e të lumturon.

Shpresojmë se të tillët që munguan, ose do të kthjellen rishtas ose dalëngadalë do të rrëshqasin, do të shmangen nga proceset dhe fitoret fallco, nga çiltërsi aktive që po kërkon koha pandërprerë dhe ndryshimet pozitive që po vijnë. Dialektika aktive zbulon dhe pozicionin njerëzit vetëm aty ku e kanë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat