Reçaku refleksione ndër vite

Opinione

Reçaku refleksione ndër vite

Nga: Luljeta Ceku Më: 14 janar 2020 Në ora: 14:52
Luljeta Ceku

Përvjetorët na zgjojnë kujtimet dhe gjallërojnë emocionet,  secili nga ne mbajmë akoma të freskëta kujtimet e periudhës së paraluftës dhe të luftës së fundit në Kosovë. Periudhën me sfida guximi , sakrifica, dhimbje, plagë dhe shpresa për një ideal të çlirimit dhe pavarësisë.  Më kujtohet që krahas shumë figurave eminente të kohës që kontribuonin për çështjen e Kosovës, më kishte rastisur që disa herë në mëngjes  të shoh nga distanca ambasadorin e nderuar William Walker duke u nisur në punë nga ndërtesa ku banonte në Prishtinë, përderisa unë arrija në vendin tim të punës që ndodhej në  afërsi të kësaj ndërtese. Të gjithë ishim të shqetësuar me situatën politike, torturat nga armiku dhe fillimi i luftës nëpër zonat rurale që e rëndonin gjendjen por njëherësh kishin dhënë kahje dhe dimenzion rezistencës në Kosovë. Ndërkohë agresori serbosllav hakmerrej me dhunë dhe masakrra ndaj civilëve të pa mbrojtur vetëm pse ishim shqiptar.                                                                                                                                                                                        

Do të ishte ditë e acartë e janarit më të ftohtë se kur më parë që do e trondiste botën. Sy dhe shpirtëra të panumërta do të ngrinin nga tmerri i parë , mijëra familjarë të plagosur përjetë me trishtimin e pashuar , qenje njerëzore të katandisura, të drobitura , tokë e përgjakur,  vaje, gjëmë, dhimbje e paparë, veprimi më makabërr i monstrave të djallit do të shpalosej nëpër  botë . Më në fund historia e abuazuar e popullit shqiptar të vuajtur ndër shekuj do të shpërthente në horizontin e binarëve të drejtësis. Qëndrimi më i jashtëzakonshëm, madhor dhe historik do i referohej ekselencës së tij ambasadorit William Walker në momentin e duhur me deklaratën dhe shpalljen e Masakrrës së Reçakut- Krim ndaj njerëzimit dhe civilëve të pambrojtur. Ky refleksion do hapte shtegun drejtë lirisë, pavarësisht që ishim të vetëdijshëm që do vuajmë akoma pasojat nga armiku deri tek përfundimi i luftës. Popullata do kalojë nëpër tmerre të ndryshme varësisht nga fati dhe stuhit e luftës që do i përplasnin. Të gjitha format e rezistencës dhe të gjitha format e dhunës ushtrohenin në arenën e Kosovës. Natyrisht lufta nuk njihte limite dhe ky do ishte çmimi i shumëpritur i lirisë. Domosdo në mesin e të dëbuarve do isha edhe unë një viktimë e radhës dhe një xero e madhe e qenjes njerëzore që hudhesha jashtë Kosovës time, e brengosur për epilogun por edhe besimin këmbëngulës që do i këthehemi trojeve tona denbabaden. Falë mbështetjes së faktorit ndërkombëtar , luftëtarëve dhe kontribuesve të lirisë nuk vonoi liria, dhe na mblodhi nën kurorën e saj të brishtë por ama briliante . Shkëlqimi i saj thua se i zbuste plagët e rrënjosura të popullatës pasë katrahurës dhe i lumturonte me shpresa të reja për ndërtimin e shtetit më të ri në botë. Ishte arritje hyjnore historike dhe çdo kapitullë i saj që do shënohej do ishte frymëzim i ri për jetë .                                                                                                                                                                                 

E rikthyer në  Kosovë me entuziazëm vazhdova punën në Entin e Kosovës për Urbanizëm dhe Projektime në Prishtinë. Me shumë vullnet punuam Planin dhe programin urbanistik për “Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz” , pasë përfundimit do vazhdonim me Reçakun . Isha e përzgjedhur për autore të projektit, afati ishte shumë i shkurtër dhe duhej të gjindej kategoria e duhur e projektit që do përshpejtonte realizimin e tij. Propozova që të punohej Projekti ideor Urbanistiko- Arkitektonik për “Kompleksin Përkujtimor në Reçak” , që u miratua nga udhëheqësia e zellshme e Komunës së Shtimes dhe e Reçakut. Vizita ime e parë në teren bashkë me grupin e kolegëve ishte drithërues , më dukej që e përjetoja atë trishtim që akoma ishte i dukshëm ne Reçak dhe i rrënjosur në shpirtërat e familjarëve të mbijetuar nga masakrra. Banorët me shpirtra të plagosur me të drejtë ishin të rezervuar ndaj të huajve, derisa nuk e kuptonin arsyen e prezencës tonë në Reçak. Gjatë matjeve nëpër objekte fëmijët na ndiqnin nga pasë me kureshtje , pastaj i këthehenin lojës së tyre, unë i  përcillja nga largë dhe më bënte përshtypje buzëqeshja e tyre e ngurtë, shikimet fëminore aqë të zymta që i kishte tronditur dhe çoroditur djalli . Në vështrimet e syve engjullor lexohej thellë trishtimi nga dhembja e hidhur që kishin përjetuar.  Ishin këta sy që edhe gjatë buzëqeshjes dukeshin të plagosur dhe të linin përshtypjen se këta fëmijë ishin plakur brenda nate! Më kujtohet ,kur shpesh kthehesha në drejtim të tyre t’i fotografoja në pozitë loje , atëherë ndalenin , sikur donin të tregonin se megjithatë, kishin mbijetuar . Ajo që kishte ndodhur tanimë ishte një fat i keq mizor që vështirë harrohej, kurse këta fëmijë do t’ua bartin këtë ëndërr të trishtuar shumë gjeneratave të ardhme.                                                                                                        

Shumë faktorë u gërshetuan u thurrën dhe u transformuan në veprën akitektonike të Kompleksit Përkujtimor në Reçak. Gjatë punës e kisha të qartë që Reçaku do bashkonte shumë akter reth vazhdimit të misionit të shenjtë  të nderimit dhe kultivimit të motivit historik të flijimit ,ndërgjegjes, moralit të lartë dhe dimensionit më të çiltër njerëzor në kërkim të lirisë.  Shpalosja e projektit para banorëve të Reçakut shënoi emocione të veçanta . Ishte i pakursyer vullneti dhe angazhimi i jonë rreth inicimit të jetësimit të Kompleksit ndonëse në rethana të rënduara buxhetore.                                                              

Sot e pranojë se nuk kisha pandehur që Reçaku do tërhiqte sërish ambasadorin që e kisha parë rastësisht para lufte në Prishtinë, personin që ishte bërë zëri më i fuçishëm i realitetit Kosovar,  që edhe pasë lufte të kontribuoj bashkë me ne në jetësimin e Kompleksit.                                                                    

Ceremonia e gurë themelit të kompleksit tuboi shumë pjesëmarrës të të gjitha strukturave, por në mesin e tyre edhe dy arkitekt Ambasadorin William Walker, me profesion arkitekt dhe projektues i paqës dhe mua arkitekten projektuesen e Kompleksit . Padyshim profesioni i arkitektit është mision  dhe univerzi nuk ka rastësi por ka magji do thosha , sikundër edhe  jehona e fuçishme e Reçakut .                                                         

Jehonë që akoma e përjetoj bashkë me çdo lëvizje dhe frymë në Reçak .                                                                   

Ngjarja historike e Reçakut do të jetojë me ne dhe do identifikohet edhe me symbolin e paqës  Ambasadorin William Walker .                                                                                                                                               

Ndaj pavarësisht dukurive subjektive dhe projektit të papërfunduar të kompleksit, mjafton fakti i prezencës së madhe të vizitorëve në çdo përvjetor që më nxit me shumë emocione të deklarojë se Reçaku triumfoi . Reçaku arriti të zgjojë ndjenën e nderimit, respektit ndaj ngjarjes historike dhe krenarin kombëtare.                                                                                                                                                                           

Me këtë rast me shumë respekt i përulem ndaj sakrificës së viktimave të Masakrrës së Reçakut dhe të gjithë atyre që sakrifikuan dhe kontribuan për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.                                                                                           

Urojë që përvjetorët e radhës të na përcjellin me të arritura të suksesshme në sfida të reja të Shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat