“Sondazhi” i saktë i S. Kapitit: Presidenti Meta-Personazh gjithëkombëtar i Vitit 2019

Opinione

“Sondazhi” i saktë i S. Kapitit: Presidenti Meta-Personazh gjithëkombëtar i Vitit 2019

Nga: Arbër Hima Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:14
Ilir Meta

E lexova dhe mesova  se në një sondazh të bërë nga Gallup, sipas tij  vëndin e parë si burrat më të admirueshëm në SHBA për vitin 2019 janë Presidenti Trump dhe ish Presidenti Obama, duke ndarë të dy vëndin e parë.  Por pasi pashë pjesmarrjen e Presidentit Meta në përkujtimin edhe të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut me 15 Janar 2020 menjëherë mu kujtua se në Gazetën “Telegraf“ në Tiranë dhe te “Bota Sot” në Kosovë ato kanë botuar me 31 Janar 2019 një shkrim të  Skënder Kapitit me Titull “Presidenti Meta-Personazh gjithëkombëtar i Vitit 2019”. Pra, shkrimtari, analisti, opinionisti dhe studiuesi i moralit,  historisë, politikës dhe juriprudencës dhe autor i librave  “TRIUMFI I KOMBIT”, “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK “ , “MORALOKRACIA”, “PESË  LETRA DREJTUAR KOMBIT” etj., Z. Skënder Sadri KAPITI nga Durrësi por i njohur në opinionin e gjërë publik e mdiatik jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë , Maqedoni e diasporë, në një sondazh-opinion personal të tij  ai vlerëson dhe zgjedh me të drejtë si personalitetin NR 1 për Vitin 2019  për në të gjithë hapësirën shqiptare Presidentin e Shqipërisë Z. Ilir Meta.

Pasi lexova me vëmëndje sondazhin “KAPITI” i cili në atë shkrim të tij nuk bën thjesht një opinion e prognozë por ai  argumenton dhe e justifikon plotësisht atë të cilën ai kishte konstatuar dhe vlerësuar me të drejtë se:  burri  apo personazhi i Vitit 2019 në hapësirën gjithshqiptare është Presidenti Ilir Meta, shkrim i cili të bind pasi është objektiv e real,  intuitiv dhe me një gjykim e logjikë intelektuali të mirëfilltë. Ja shkrim-sondazhi i tij i dt.31 Janar 2019: 

“Presidenti Meta-Personazh gjithëkombëtar i Vitit 2019”   

Duke u nisur në mënyrë krahasimore me atë se si janë paraqitur  dhe me atë se cfarë kanë promovuar personazhet  VIP të politikës dhe të pushtetit rezulton se Presidenti Meta është personazhi i vitit 2019.

Nëse do të mbahej një sondazh duke pasur dhe duke u nisur nga ato kritere të cilat janë probleme shqetësuese sociale, ekonomike, politike, demokratike ,ligjore  kombëtare dhe integruese  për shqiptarët, atij të cilit do t’i atribuoheshin si perpjekje dhe merita per perkushtimin në zgjidhjen e tyre ai do të ishte Presidenti aktual i Shqipërisë Ilir Meta si personazh i Vitit 2019.

Presidenti Meta ka meritën se për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar , posti i  Presidentit i drejtuar prej tij luajti rolin si institucion mbi partitë politike, si simbol i Unitetit gjithkombëtar shqiptar, si garant i ligjit dhe Kushtetutës. Si President i Republikës është shquar në mbrojtje të demokracisë elektorale dhe referendare, të opozitarizmit politik, juridik, mediatik dhe të  Kushtetutës në përballje dhe në sfidë të ashpër kundër autokracisë, kundër korrupsionit, antiligjit dhe antishtetit të politikës e pushtetit  dhe si garant dhe mbrojtës i sovranitetit të shtetit e garant i ligjit.

Qëndersa e admirueshme e institucionit të drejtuar prej tij ka bërë të mundur që ky institucion mbeti i vetmi institucion demokratik  i pavarur dhe i pa kapur nga ekzekutivi. Ilir Meta  është personazh i Vitit 2019 për qëndrimin e tij korrekt dhe parimor , për përkushtimin dhe vizionin e tij kombëtar që ka Shqipërinë të parën dhe interesin gjithkombëtar shqiptar.

Ai e Meriton këtë edhe për faktin si President i cili për herë të parë në historinë politike të Tiranës ka mbajtur një qëndrim prej patrioti e kombëtari të vërtetë në ndihmë dhe në përkrahje të shqiptarëve të Kosovës dhe Shtetit shqiptar të saj madje edhe shumë më mirë dhe më duhur se sa edhe vetë Presidenti i Kosovës; si kundërshtar edhe i politikës së Tiranës kundër pengesave për integrimin Shqipëri-Kosovë; kundër  përpjekjeve e marrëveshjeve jo gjithpërfshirëse të faktorëve, ku detyrimisht kerkohej prej tij pjesmarrja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; si kundërshtar i taksës së Rrugës së Kombit; kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër të të ashtuquajturit minishengen.

Presidenti Meta nuk  ka monopol të tij personal as dhënien e shpërndarjeve e dekoratave e mirënjohjeve të motivuara anshmerisht, politikisht, miqësisht e korruptivisht sic kanë vepruar paraardhësit e tij por edhe Presidenti i Kosovës, ku këtij të fundit dekoratat i janë refuzuar nga një numer pesonalitetesh të shquara.

Dhe ajo e cila të habit më së shumti është kjo : se si është e mundur që qeveria dhe mazhoranca e Parlametit shqiptar, e parlament në krizë e cila ka marrë nismën qesharake për shkarkimin e Presidentit pikërisht për këto motive të cilat  i citova më lart.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat