LVV, e ka gurin, ndërsa LDK, e ka arrën! - Bota Sot
LVV, e ka gurin, ndërsa LDK, e ka arrën!

Opinione

LVV, e ka gurin, ndërsa LDK, e ka arrën!

Nga: Dedë Preqi Më: 22 janar 2020 Në ora: 17:00
Dedë Preqi

Asnjëri nuk do dalim fitimtarë, duke e fyer njëri-tjetrin e duke u sharë, nëse dëshirojmë të bëjmë diçka të mirë për këtë vend dhe për këtë popull, patjetër duhet ti pastrojmë rrethanat ekstravagande dhe urrejtjet në mes njëri-tjetrit, gjegjësisht thashethënat dhe praktikat partiake, që janë bërë të padurueshme dhe po prekin thellë ndjenjat e këtij populli, i cili po pret me padurim një koalicion të mundshëm në mes LDK dhe LVV, për të krijuar qeverinë e re.

Të shohim me vemendje njerëzit e këtij vendi, që enden pa punë dhe lëvizin pa ndonjë cak të caktuar,  pothuaj se i kanë humbur konceptet për jetën dhe të ardhmën në këtë vend, përshkak se nuk besojnë dhe nuk kanë çka të kërkojnë nga e nesërmja, që e kanë shkakëtuar avanturat e qeverive të dobëta dhe të përsëritshme në këtë vend.

Megjithë boshësitë e infrastrukturës politike dhe mangësitë e infrastrukturës ekonomike, ky vend disponon një fuqi të mjaftueshme intelektuale dhe inspiruese e gjeneratave të reja, që nuk janë të gjithë të përfshirë dhe të kyqur në politikbërjen shtetërore, sepse në vend të tyre janë futur njerëz pa meritë, të cilët e kanë sjellë shtetin në një situatë të pa lakmueshme.

Ndërkaq, Kosova deri me sot nuk ka mundur të arrijë transformimin e realitetit të vet përmes një infrastrukture të tillë politike, duke e mos krijuar të mundshmën nga kapacitetët e saj dhe strategjitë  që posedonte, duke e përdorë të njëjtën praktikë të pushtetëve politike, prandaj ka ardhë koha për një ndryshim të mundshëm të kësaj infrastrukture, përmes një koalicioni në mes LDK-LVV, formulën e të cilit e ka përcaktuar populli përmes zgjedhjeve të fundit me 6 tetor të vitit kaluar 2019.

Për sa i përketë zgjidhjes se problemit të këtij koalicioni të mundshëm në mes LDK, dhe LVV, problemi urgjent do të ishte, që njëra palë dhe tjetra duhet domosdoshmërisht me lëshuar pe, për të ardhë deri te realizimi i marrëveshjes në mes palëve, pa marrë parasysh se në këtë rast LVV, është në ofensivë, duke ia plotësuar apetitet LDK-së, e cila do të merrte edhe postin e kryeparlamentarit, të cilin e ka marrë në bazën ligjore.

Ndërsa, postin e kryetarit të shtetit të cilin e dëshiron LDK, që duhet të merr një miratim dhe besim të LVV, edhe ky kusht duhet të plotësohet në një formë, që nënkupton një qëndrim të cilin e dëshiron me çdo kusht kjo parti edhe pse nuk e ka kohën e vet të zgjedhjes, por për ti dhënë kualicionit një kuptim dhe zgjidhje, LVV, duhet jetë zemërgjerë dhe nuk do të humbaste asgjë, duke përfshirë edhe hirin e dëshirës së partnerit të vet, si edhe vendosmërinë për të vënë në veprim vullnetin e qytetarëve të vendit.

LVV, tani përtani e ka gurin në dorë, ndërsa arrën e ka LDK, dhe për të funksionuar në një mënyrë është e domosdoshme njëri dhe tjetra, që të nxjerrin frytin e kësaj marrëveshje dhe të një kualicioni të përbashkët për formimin e qeverisë së re në Kosovë.  Nëse partia që e ka gurin në dorë, do e përdorte shansen e mundur në kuptimin e asaj që me e thy gëzhojën, por pa e dëmtuar thelbin, atëherë nuk do të hezitonte që të veprojë menjëherë dhe fitoren mbi vetëvetën ta festojmë sa më shpejtë së bashku, dhe të fillohet një ndryshim dhe një mirëqenje më e mirë për këtë popull dhe për këtë vend.                                        

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat