Makroshengeni shqiptar i Kurtit përballë minishengenit ballkanik Rama-Vuçiç

Opinione

Makroshengeni shqiptar i Kurtit përballë minishengenit ballkanik Rama-Vuçiç

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 13 shkurt 2020 Në ora: 15:37
Skënder Kapiti

Në takimin e dy kryeministrave shqiptarë  në Tiranë me 10 Shkurt 2020, të Edi Ramës së Shqipërisë dhe Abin Kurtit e Kosovës, ajo që ra në sy është vizioni krejtësisht i kundërt mes tyre, ku Albini përmendi si prioritet kryesor integrimin shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë duke e quajtur si “makroshengen” në kundërshti dhe në antitezë të fortë kundër prioritetit kryesor të Kryeministrit të Shqipërisë i cili i dha rëndësi të dorës së parë “minishengenit” të Ballkanit perendimor kur dihet se ky i Edi Ramës ka në qëndër dhe i jep rol lider e parësor  Serbisë , Beogradit. Pra Albini ka prioritet kryesor integrimin brëndashqiptar, Tiranën ndërsa Edi Beogradin.

Ja dhe dallimi i cituar nga vetë protagonistët e takimit, nga Kurti dhe Rama: Pyetur për Shengenin Ballkanik, e nëse në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë, Kurti dha këtë përgjigje:

“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen e mund të them që e trajtuam shkurtimisht, meqënesë takimi ynë ishte më parë për makroshengenin shqiptar sesa për minishengenin ballkanik”.

Kurse Rama theksoi ”Kemi një diskutim për të çuar përpara, nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik”.

 Pra një qëndrim i kryeministrit të Shqipërisë , së pari ashtu si dhe më parë me idenë për ndarjen e Kosovës, ky qëndrim i pandryshuar edhe ky i sotmi thellësisht kundër Kosovës por edhe kundër aspiratave, vizionit dhe orientimit të të gjithë shqiptarëve, orientimi i të cilëve është Europa, Perëndimi dhe jo Lindja, neoJugosllavia e sllavizmi.Pra këtu duken dy këndvështrime shumë të largëta e të kundërta mes tyre. Kjo do të thotë se parësore kryeministri i Shqipërisë ka integrimin antishqiptar e neojugosllav , pra “integrimin” brëndashqiptar e ka si vizion realizimin e tij kur të realizohet integrimi në Ballkanin Perendimor , integrim me  Serbinë kur Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, por akoma e konsideron atë si krahinë të saj.Deri këtu degradoi politika zyrtare e Tiarnës sa që më përpara deklarohej me mashtrime e djallëzi se Bashkimi kombëtar do të realizohet në familjen e madhe europiane, kur të integrohet Shqipëria e Kosova në BE, pra në BE, ndërsa tani zbulohet antiKosovarizmi i tij kur kryeminstri shqiptar sot deklarohet se nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengen ballkanik.     

Prita se do të kishte ndonjë reagim prej rilindasve dhe socialistëve për këtë “vizon”e qëndrim të Edi Ramës por nuk pati asnjë,por madje pati ndonjë zë  përshpërites e dëshpërues për justifikim. Por nuk është se pati as ndonjë reagim serioz as nga opozita, as nga mediat  dhe as nga shoqëria civile apatike dhe  inekzistente e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat