Thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Opinione

Thirrje publike deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Hafiz Shala - New Nork Nga Hafiz Shala - New Nork Më 25 mars 2020 Në ora: 07:09
Kuvendi i Kosovës

Të nderuar Deputet të zgjedhur nga populli, ju lutem reflektoni në bazë të ndërgjegjjës, në bazë të humanitetit, në bazë të dashurisë ndaj, fëmijve tuaj, prindërve tuaj, miqve dhe dashamirve tuaj.

Në rënd të parë, në interes të qytetarve të Kosovës të cilët jau dhanë votën për ti mbrojtur interesat e tyre, ekonomik, shoqërore e demokratike.

Sot, thirrja vjenë në mbrojtje të jetrave të tyre në nji gjendje pandemie të cilën nuk po mundë ta mposhtë as shteti ma i fuqishëm në botë, Amerika.

Këtë sëmundje nuk po mundë ta mundinë as ato sipërfuqi që kanë armatim ma të përsosur, raketa, aeroplan supërsonik, bombë nukleare, armatim artilerie dhë drone të cilët fluturojnë në mënyrë ma të padukshme në qdo këndë të rruzullit tokësor.

Dhë, askuajtë nuk po i duhën e askuajtë nuk po i hynë në përdorim.

Respektimi i masave mbrojtëse, respektimi i masave qeveritare, disciplinimi në levizje si dhë e gjithë ajo që është në disponimin tuaj, janë ma shumë së qdo armë në nji luftë klasike.

Deputet të ndëruar, thirrëni vetëdijën, ndërgjegjjën dhë, hiqni dorë nga mocioni dhë pjesëmarrja në këtë seancë. Kësiheri.

Jo për hirë të Qeverisë, jo për emra të përveqem individual e partiak, por, në mbrotje të jetrave të njerzve të cilët janë tejskajshmerishtë të rrezikur dhë, do të ishn edhe ma të rrezikuar po që së Qeveria nuk do të kishte ndërmarrë masa parandaluese më kohë e cila, në këtë aspektë, renditët në shtetët ma efikase deri më tani.

Kur të kalojë epidemia e rëndë, mundë të iniconi qka të doni dhë si të doni.

Të ndëruar Deputet, a ju shkonë mëndja ndonjihere së, mos e dhashtë zoti por, gjithqka mundë të ndodhë nji shkatërrim më përmasa të mëdhaja, ku, nuk ka kush të na vorrosë, kush do të na vajtojë, kur, nuk e dinë askush së si do të zhvillohët situata prej dite në ditë.

Bashkohuni, jo për hirë të Qeverisë, por, për t’i ndihmue popullit dhë Qeverisë që po angazhohet që kjo epidemi e rëndë që e ka kaplue botën, të tejkalohët më sa ma pak viktima ose fare që nga momenti që po judrejtohëm juve në këtë moment.

Ndihmoni heronjët e ditëve të sotit, mjek, staf spitalor, motra medicinale, më nji fjalë të gjithë përsonelin mjeksor të cilët, mos e dhashtë zoti por, mundë të ndodhë që ata të vendosin së kush do të jetojë e kush të vdesë në mungesë të mjetev të nevojshme për pacientët e moshave të ndryshme ashtu siq ndodhi në Itali.

Jamë në këtë shtet që tri dekada dhë, asgjë nuk e kamë të sigurtë së si do ta mbijetojë këtë gjendje. Arma e ime e vetmja është, ti respektojë rregullat e sjelljës..

Ju lutëm, thirreni ndërgjegjjës duke u nisur nga fuqia ekonomike dhë kapitale e kufizuar Kosovës që është shumë pasë kësajë ku une jetojë.

E gjithë Amerika është në këmbë tani, kur skalla e rritjës së kësajë sëmundje ende është në ngritje.

Jamë shumë i befasuar më deklaratën e Ambasadorit në Kosovë zotit Cosnett icili përkrahu mbajtjën e seancës që, jamë shumë i bindur së, përsonalishtë si njeri human ashtu siq dinë të jenë populli amerikan, nuk mendonë ashtu.

Është Ambasador dhë e ka për detyrë ti zbatojë urdhërat e bosave të tijë, Presidenti Trump dhë të dërguarit Grenell, të cilët nuk e shprehin mendimin e popullit amerikanë të sepse, i njof mirë,kamë punue më ta dhë jetojë më ta.

Nuk mundë ti kuptojë këta të dy përfaqësues të shtetit Amerikanë të cilët, në nji gjendje të jashtëzakonshme mundën më i sakrifikue deputetët që në krahasim më popullin, nuk qojnë peshë, por, ta sakrifikoshë nji popull duke e vënë në rrezik për interesa politke, është i pa pranueshëm dhë i pa zbatueshëm.

Sot, kur populli Iranian po ballafaqohën më të njejtën krizë, amerika jo që ju kërkonë tani rrëzimin e pushtetit që e ka kërkuar pandërerë, por, edhe ju ofrojë ndihma materiale të cilët e refuzuan.

Zotëri, Trump & Grenell, ju sot, po doni nën kërcënime më nji pjesë të udhëheqjës kosovare të pandërgjegjshme, ta gjunjëzoni popullin ma dashamirës dhë human i cili, nuk ju rrëzojë Kullat Binjake, nuk u gjindë në grupët teroriste kundër mikut të vetë Amerikës.

Pasi e dijë që, populli amerikan nuk është i këtijë mëndimi të cilin e shpreheni ju zoti Ambasador, jamë në gjendje të thëmë së, kjo nuk është thikë pas shpinde e Amerikës por, është thikë pas shpinde ndaj popullit të Kosovës nga, Presidentit Trump e pasuesi i tijë, Grenell.

Ju, Deputet të Kuvendit të Kosovës, mos e përfillni qëndrimin e Ambasadorit Amerikan sepse, as nuk është as qëndrim i tijë përsonal e as i popullit amerikanë.

Së pari duhët të jeni më popullin dhë afër popullit, afër fëmijve dhë afër familjës.

Kjo Seancë a nuk është e ngjajshme më atë tëvitit 1989 kur nën tytat e tankeve të Millosheviqit u votue suprimimi I Autonomisë, sot po votohët coptimi i Kosovës më nenshkrimin tuajë. Në vitin 1989 pati edhe nga ata të cilët nuk e votuan. Historia, do ti mbajë mëndë të dy palët. Emrat e juajë, do të shkruhën më gërma të zeza në faqët e historisë ku do të jau nxini jetën fëmijve tuajë si shités të interesave të shteti nën presionin e njerzve të Administratës Trump, të cilën duhët injorue.

Sot, nuk janë tanket e Millosheviqit, por janë tanket e tradhtisë të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe komplet Klanit PANA Pronto. Emrat e juaj do të shkruhen më gërma të zeza në faqet e historisë.

Ata të cilët shkojnë më e votue këtë mocion, shkofshin e kurrë mos u kthefshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat