Ҫjerrja e maskave dhe karaktereve të elitave qeveritare me militantët partiak dhe koalicionet antikombëtare të tyre - Bota Sot
Ҫjerrja e maskave dhe karaktereve të elitave qeveritare me militantët partiak dhe koalicionet antikombëtare të tyre

Opinione

Ҫjerrja e maskave dhe karaktereve të elitave qeveritare me militantët partiak dhe koalicionet antikombëtare të tyre

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 26 mars 2020 Në ora: 16:05
Kuvendi i Kosovës

Në teatrin antik ishte e njohur bartja e maskave për artistët. Sot në çdo program teatror dhe jo vetëm në teatër por edhe në tubime politike, Kuvende e sidokudo në politike u shfrytëzua ky rast të bahën maskat për akterët politik të elitave shtetërore dhe bashkëmendimtarëve të tyre!

U shfrytëzua momenti i pandemisë gjoja me u mbrojtur nga coronavirusi edhe në Seancën e Parlamentit të djeshëm si në maskënballet bartën maskat për të mos ua parë fytyrën dhe gojën duke vjellur e jashtëqitur jo nga prapanica, por nga goja e tyre e fëlliqtë për çdogjë që kishin hëngër që 20 vite me politikat e tyre në emër të një qeverisje shtetformuese dhe përpjekjeve të rrëme për arritjen e një Paqeje dhe Pavarësie, qe vërtetë e patëm arritur njëherë dhe të mbështetur nga Gjykata Ndërkombëtare e Pavarësisë dhe Shpallja e saj me datën 17 shkurt 2008.

Partitë, si PAN-i me Pronto-viqet me LDK-në antirugoviste - totalisht të indoktrinuar dhe centralizuar nga lideri i tyre komunisti titist dhe UDB-ashi Isa Mustafa, çjerrën maskat e tyre tradhtare e antikombëtare për t’u shërbyer armiqëve tonë shekullore e të mbështetura nga eksponentet e qeverive të huaja dhe nga disa politikanë e më shumë bisnemenë amerikanë të kabinetit të Presidentit Trump si z. Grenell që urdhëroi mbështetjen e Mocionit për mosbesim dhe rrëzim të Qeverisë Kurti dhe liderit atdhetarë z. Albin Kurtit.

Ҫdo gjë leviz dhe qeveritë levizin dhe janë të kalueshme si ajo Amerikane e cila kur t’i vij koha do të shkojë dhe vjen tjetëra, qoftë republikane apo demokrate pasi që të dyja janë mike tonat shqiptare të pa zëvendësueshme.

Mirëpo, si gjithnjë, por edhe me përjashtime sa di unë, politika e jashtme amerikane nuk ndryshon, siç veprojnë këta rrugaqët tanë. Secili lidër qe vjen në pushtet e ndryshon rendin kushtetues bashkë me udhëheqësit e sajë, për ta kapur pushtetin dhe shtetin me të gjitha institucionet e saja më të larta, si këta të sodit në bashkëpunim dhe dirigjim të fqinjeve tanë të pangopur për uzurpim të tokave tona siq u veprua që nga Kongresi i Berlinit me 1878 dhe Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur në Londër me 1913.

Kjo traditë pas 140 viteve të shkuara po vazhdon prap tani, por tani nga teatri ynë kosovar dhe mbarëshqiptarë, me akterët tanë gjoja shqiptar dhe stërnipa sërbesh, bugarësh, grekësh, arumunësh e të tjerë.

Këta shpiunë të shumtë dhe koloritë veprojnë nën maska si në maskenball, imitojnë elitat shtetërore të luanëve, dhelpërave, kelbaqëve, zvarranikëve si edhe të gjarpërinjëve helmues, mandej si urithët që grabisin dhe vjedhin çdogjë ku mundën e gjejnë duke e futur e strehuar në strofullat e tyre nën tokë, njejtë si hajnat tonë duke i vjedhur paratë e popullit dhe taksapaguesëve dhe bartur nëpër bankat ndërkombëtare në Zvicër, Dubaj e gjetiu. Jetojnë vetëm për të vjedhur, kafshuar dhe helmuar!

Seanca e djeshme nxori në pah të gjitha ato që janë pritur prej tyre, ku kallëxuan fytyrën e tyre të vërtetë, argatë dhe agjentë të huaj, por jo shqipëtarë! Nuk na befasoi as deputeti i tyre që ngriti tre (3) gishterinjtë në mbështetjen e Mocionit kundër Albin Kurtit. Si qeverisët me PAN-in kur deputeti ( nuk e di se kujt i takonte) haptas e tregon fytyrën e tij proserbe apo sërbe të tij në mesin Parlamentit tonë dhe në prezencën e koalacioneve PAN-iste!!! Pra. Po shifet qartas se kush janë dhe për kënd punojnë duke e shfrytëzuar parlamentarizmin për të përfaqësuar interesat e fqinjëve sërbë!!!

Po i kthehëm prap LDK-istave të mjerë të cilët treguan fytyrën e njejtë si PAN-istët, Pronto-viqet dhe pakicat minoritare dhe sjelljet e tyre.!!!

Kisha shpresë në shumë deputetë të rinjë që janë në mbështetje të një fryme rugoviste, por jo, paskëm gabuar?!

Kryetari i grupit të LDK-istave Arbën Gashi, ma qoi mallin e Isa titistit kur gënjeu haptas para të gjithë deputëteve të Parlamentit për shkarkimin e Zonjes Nekibe Kelmendit, Ministre e drejtësisë, me një Vendim të thjeshtë të nënshkruar nga Hashim Thaçi. Zonja Nekibe nënë e dy djemëve heronjë dhe burrit dhe patriotit kombëtar të Madh Kelmendas të z. Bajram Kelmendi, ( si Prek Calit i Kelmendit të Vermoshit) që u vra së bashku me të dy djemtë, nga sërbet si preteks për bombardimet e NATO-s.

Vendimi i një Ministre të drejtësisë, ishte shkruar për shkarkim pa kurrfarë arsye, ndërsa ju të mjerët tradhtarë, nuk deshët ta respektoni Vendimin e Z.Albin Kurti për shkarkim të Agim Veliut, alamet burri e analfabeti edhe pse siç po thonë për 19 vite paska kryer një falultet ?!

„ Një lidër yni i koalacioni të PAN-it poashtu kishte pa krye fakultet dhe kur e kishin pyetur se a kishte patur veshtirësi, ishte përgjigjur: Më e pa ditë se sa lehtë ishte fakulteti - Vallahi Billahi e kisha kryer edhe shkollen e mesme“.

Juve LDK-istave si nuk po ju vjen turp prej një femre Zonjës Vjosa Osmani: Merkelkës kosovare, Norës së Kelmendit (e cila mes taborrit me ushtarë turq ua vrau pashanë me shpatë duke ia hequr kokën, vetëm e vetëm për ta mbrojtur nderin e sajë dhe të fisit të Kelmendit) e qe Vjosa ju turpëroj të gjithë juve rugovistave dhe parlamentarëvë.

Nëse partia e saj e linçon atë, siç iu kërcenuar Isa Mustafa dhe Veliu nuk do të qon peshë, se ajo me ditën e djeshit e tregoi pjekurinë heroike kombëtare, se si duhet të funksionojë parlamenti i një shtetit dhe ç’është burrëria e një gruaje malësore e Mitrovicës së Isa Boletinit.

Po ku je ti, zotëri Frashër Demaj, historian dhe orator si ciceroni për historinë tonë kombëtare, që hyre në politikë dhe për çfarë arsye hyre, po don të besh edhe karrierë politike si nxenës i Isa Mustafës, për para apo çka tjetër???!!!

Po ti z. Anton Ҫuni, “heroi i gjallë i luftës“ edhe për Demarkacion, sa për ta lagur gojen u deklarove së gjoja paska qenë mirë me ardhur në Parlament edhe 2-3 rugovas me veshje rugovase kombëtare me tirqi e shallë. Ku e kishe qellimin, me e bërë një improvizim, se edhe vetë rugovasit paskan ardhur me ju përkrahur juve tradhtarëve për Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, të shitur nga Hashim Broja, Malit të Zi dhe ju ia luajtet vallën ( ia bëtë Zijafetin).

E tradhtuat Rugovën Kreshnike, e tradhtuat Dr. Rugovën, e tradhtuat Kosovën, e tradhëtuat kombin tuaj, nëse i përkisni atij???.

E kuptova mirë z. Anton Ҫuni kur u deklarove se ti e mbështet të zotin e shtepisë – titistin komunist, UDB-ashin, tradhtarin dhe eksponentin e politikes sërbe. Dje, prapë e improvizove dhe bëre një gafë tjetër, kur u deklarove dhe e lute Albinin ta tërhjek prapa Vendimin për shkarkimin e Agim Veliut!!!. U pa se çfarë autoriteti kishe ti “ hero i gjallë i UҪK-së“.

Për mua personalisht je si të gjithë tjerët „heronjë“ tani të gjallë në Parlament e jo ata heronjë qe u vranë për idealin e vërtetë me Dr. Rugovën për çlirimin e Kosovës.

Ky farë llojë Isa titisti kur e mbështetit heqjen e Autonomisë së Kosovës atëherë pse mos ta shkatërrojë shtetin e Kosovës e po kam frikë se ju të gjithë LDK-istat jeni nën komanden titiste-centraliste dhe bërë të njëjtë si koalacioni PAN-ist në krye me Isa Mustafën e Hashim Thaçin!!!.

Po ua tërhjeki vërejtjen, mos gaboni t’ju sheh kush më, të shtepia dhe Varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, sa për përfitime tuajat partiake e sa pë sy e faqe. Së paku kini pak respekt për te, se ju nuk nuk e doni Dr. Rugovën dhe as qe e keni dashur kurrë dhe nuk jeni më pro amerikan siç ishte ai i ndjeri. Ai e vijoi serish vazhdimësinë dhe e trasoi rrugën e re të Miqësisë pro amerikane.

Shqiptarët e humbën miqësinë me Amerikën në luftën e II-të Botërore, për fajin e agjentëve të Titos në bashkëpunim me agjentët shqiptare vunë minat detare në Gjirin e Vlorës ku edhe eksploduan duke i shkatërruar dy destrojerë-anije luftarake angleze dhe duke ua lenë fajin anglezëve dhe amerikanëve, me qellim që Shqipëria t’i prishë marredheniet me Amerikën e për të mbetur në bllokun socilalist siç edhe mbeti! Aleatet perëndimorë kishin qellimin që Shqipërinë t’ia afronin bllokut Përendimorë. Ndërsa, Enver Hoxha kishte vendosur me mbetë me Bllokun socialist, gjë qe edhe mbeti për 50 vite i „shtetrrethuar“ me të gjithë armiqë rreth e përqark. Në fund shkroi edhe librin:

“ Komploti anglo - amerikan“ kundër Shqiperisë.

Tani sot, kush na qenka më pro amerikan: Isa titisti siç e kishte quajtur ambasadori Kristofell Dell dhe Hashimi qe: ia futi thikën pas shpine Amerikës, siç tha Gregor Delavie.

S’është çudi se: „sa po jetojka njeriu po ndjejka gjithçka, marë e mbrapshtë“.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat