Njohësi i Kushtetutës: Ky është obligimi i presidentit për zgjedhjen e mandatarit të ri dhe Qeverisë

Opinione

Njohësi i Kushtetutës: Ky është obligimi i presidentit për zgjedhjen e mandatarit të ri dhe Qeverisë

Nga: Blerim Burjani Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:26
Blerim Burjani

Për shkak të gjendjes së krijuar si rezultat i krizës politike pas shkarkimit të kryeministrit dhe për shkak të keq interpretimit te vazhdueshëm nga individë të ndryshëm jep këtë interpretim profesional të pavarur të kushtetutës: Presidenti bazuar në nenin 84.1 e ka për obligim të gjej zgjidhjen me partitë parlamentare për të vendos për zgjedhjen e mandatarit të ri dhe Qeverisë.

Interpretimi i Kushtetutës se Republikës së Kosovës:

Bazuar në nenin 95.1 presidenti është i obliguar të ftojë partin që ka fituar zgjedhjet të propozoj kandidatin për kryeministër, bazuar në interpretimin sistematik, evolutiv, interpretimin qëllimor dhe logjik, partia fituese obligohet që nga dita e kërkesës së presidentit drejtuar partisë fituese fillon afati kohor për propozimin që duhet ta bëj partia fituese, pra afati rrjedhe 15 ditë nga dita që presidenti i kërkon partisë fituese të kandidoj për pozitën e kryeministrit, nëse kjo nuk ndodh ta bëjë apo dështon partia fituese atëherë presidenti bazuar në kushtetutë e ka obligim si garant i funksionimit të institucioneve të kërkojë qe në afatin prej 10 ditorë të kërkojë sërish nga partia fituese ta bëjë propozimin për kryeministër, nëse edhe këtë here nuk e bën partia fituese apo dështon të bëj propozimin, atëherë presidenti në pajtim me autorizimet kushtetuese bazuar në nenin 84.2 presidenti e ka për obligim qe të ftojë partitë politike parlamentare për të dal nga kriza , pra ai obligohet me partitë parlamentare të gjej zgjidhje për të zgjedhë mandatarin e ri dhe qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat