LDK – e imja, e jotja, e jona!

Opinione

LDK – e imja, e jotja, e jona!

Nga: Bajram Gecaj Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:55
Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi dhe Bajram Gecaj

LDK ka një histori të jashtëzakonshme të një rezistence dhe aktiviteti kombëtar tridhjetëvjeçar me të cilin do të duhej të krenohej secili nga ne, të ri e të vjetër, “brezi” i ri i republikës dhe themeluesit e saj, ata që shkuan e ata që janë.

Republika nuk do të ishte po mos të ishte e gjithë ajo armatë aktivistësh e vullnetarësh të devotshëm të cilët asnjëherë nuk vendosën interesin e tyre personal mbi atë partiak e kombëtarë.

LDK është më shumë se secili nga ne, por edhe më e madhe se tërësia e saj. LDK është e themeluesve por edhe e gjeneratave pasuese; nuk është dhe nuk guxon asnjëherë të konsiderohet pronë as e njërës e as e kategorisë tjetër.

Për LDK-në është japë mjaft mund e energji dhe është derdhë shumë djersë e gjak. Fotoja ilustruese, e bashkangjitur këtu, është një informatë nga takim i vitit 1995 i krerëve shtetërorë kosovarë me zyrtarët britanikë, i nxjerrë nga buletini i rregullt i Qeverisë së atëhershme të Republikës së Kosovës, “KOSOVA COMMUNICATIONS”.

Informatat të cilat publikoheshin në këtë buletin i mblidhnim kryesisht nga Qendra Informative e Kosovës (QIK), por edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMLDNJ). QIK-u i LDK-së, i udhëhequr nga patrioti e intelektuali Enver Maloku, kishte arritur të organizonte një rrjet jashtëzakonisht funksional informativ në tërë territorin e Kosovës.

Aq efektiv ishte sa që informata mbi ndonjë ngjarje të rëndësishme, nga momenti i ndodhjes e deri sa arrinte në dorën e zyrtarëve britanikë, merrte jo më shumë se katër orë kohë.

Këto informata pranoheshin, përktheheshin, sistemoheshin dhe vetëm në Britani shpërndaheshin (përmes faksit) në rreth 300 adresa të ndryshme, përfshirë parlamentarë dhe zyrtarë të rëndësishëm qeveritarë.

P.S. E falënderoi Bardhyl Metën, i cili në arkivin e tij kishte gjurmuar këtë informatë, e së cilës unë i shtova edhe një foto mu nga ajo vizitë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat