Cilët ishin faktorët kryesor në Kosovë që ndikuan në zgjedhjet cilësore në periudhën e pas luftës të vitit 2001 me atë të viit 2019

Opinione

Cilët ishin faktorët kryesor në Kosovë që ndikuan në zgjedhjet cilësore në periudhën e pas luftës të vitit 2001 me atë të viit 2019

Nga: Luan Selishta Më: 30 prill 2020 Në ora: 09:22
Luan Selishta

Sot e pas dy dekadave, shoqëria kosovare është nëritmin e njejtë si në periudhën e para dy dekadave.  Atëher kur shoqëria kosovare,  kishte bindjet e tyre të lira dhe të pa ndikuara si në aspektin shoqëror,ekonomikë dhe politik.

Në periudhën e vitit 1999 mbas çlirimit të kosovësaparati shtetëror  ishte në procesim e sipër ndërsa sistemi gjygjësor (legjislativ),  ishte ishpërputhur apo jashtëçdo parametri për të vepruar.  Për çudinë këtë periudhë kohorepopulli i kosovëskishte një ndërgjegje të plotë, të pa ndikuar dhe të pa nënshtruar.  Ishte ajo një periudhë kur shoqëria si tërësi,  nuk e njihntedhe pranontelakminë,ndikimet,ofertat,trysnitë,shantazhetdhe kercnimet. Atëkohë populli i kosovës,  ka qenë i gatshëm tëqëndroj në fjalë dhe ballë hapur.

Në zgjedhjet e para,  për asambleist dhe  kuvende komunale të 28 nentorit të vitit 2000,në veqantij zgjedhjet parlamentare për kuvend të Kosovës,  që u mbajtën me 12 nëntor të vitit 2001,klasa shoqërore si popull i kosovës  ishte i virgjër, i pa ndikuar,  shantazhuar,  manipuluar dhe i pa korruptuar. Si rezultat i kësaj, populli i kosovës ka pasur si mundësi që të posedojpasqyrim të qartë,  për të parë dhe ndarë të mirën nga e keqja.Pa qenë i verbuar në marrje tëveprimeve apo vendimeve të tyre.Andaj mund të thuhet që presidenti  Ibrahim Rugova  ishte me fat që ishte pjesë garuese në atë periudh.

Me kalimin e periudhave kohore apo viteve duke u ndryshuar skemat politike ndryshuan edhe personalitetet e individëvetë cilët si parametër nuk kishin vetëm qasjen në pushtet por edhe ndryshimin e opinionit ndaj qytetarëve. Në këtë rastë filloi të inkuadrohet diskursi si  një sistem arbitrar.  Kjo ndërkohë krijoj hutimin dhe paqartësin në popullatë,  duke krijuar në këto rrethana idikacionet kyqe në prishjen e një ekuilibri dhe imazhi tëmirëfillët që posedonin me parë qytetarët e Kosovës. Mirëpo populli kosovarë arrinte ta kuptonte një gjë, që si popull nuk ishte si më parë,  por nuk i dinin dhe nuk i njihenin indikacionet që i kishinpruar në ndryshimin e tyre gradual.

Qytetarët e kosovës me kalimin e kohës,  duke ndjekur veprimet e disa politikaneve,  politikan të cilët ishin edhe pjes kyqe dhe kontribuese ne kohen e luftes, për një kohë tëshkurtër arritën të mësojnë po nga këta politikan qënuk bëhet fjalë më për ruajtje të patriotizmit,dinjitetit dhe karakterit.   Kishte ardhur koha,  që të flitet ndryshe dhe të veprohet ndryshe.  Kur të flitet me patriotizëm,  të veprohet me kundër patrotizëm.   Si dhe atëher kur të flitet për dënimin e keqpërdorusve të shtetit ,të njëjtit të shpërblehen.   

E gjith kjo dha të nënkuptohet që kur u fliste për patriotizëm u nënkuptonte për ngritje të lapidarve dhe statujave të dëshmorve,  ndërsa për të gjallët të cilet kishin qenë kontribues të drejtëpërdrejtnë luftëdhe jetonin në kushte të mjerushme,  nuk u bënte asë edhe fjal.  Ndërsa kur ngriteshin aktakuza te ndryshme nga prokuroria (Gjykata),  për keqpërdorime dhe zhvatje të paras publike ndaj personaliteteve të ndryshme politike,  të akuzuarit gjenin kohën e duhur në ato momente sa për të bërë pushime dhe sa për të bërë disa analiza laboratorike për të mësuar për shëndetin e tyre.

E gjithë kjo periudhë kohore,  ishte pjes e një muzgu me pasqyrime jo të qarta mbi aktualitetin dhe të ardhmën e vetë popullatës. Me që rast disa me dashje dhe disa pa dashje filluan të bëhen apo përfshihen në një kazan të përbashkët me personalitete apo grupacione që ishin të ndërlidhur edhe me institucionet qeveritare. 

Një pjesë dërmuese e popullit kontribonte në favorizimin e politikave jo të shëndosha mbrenda vendit,  qoftë në formën direkte apo indirekte e cila u zhvillontepër mes votave të qytetarve apo me asimilimin e tyre si garantues të dorës së zezë në mbështetje të institucioneve qeveritare.  Pa dyshim që kjo krijonte obligime dhe përfitime të dy anëshme në relacione të ndërsjellura në mes veti.

Ky protagonizëm në një mënyr filloj të ndryshoj jetën e individit dhe shoqëris si tërsi, në këtë periudh populli kosovarë nuk i njihte më vlerat e veta,  njëherit nuk mund te thirrej me edhe në dinjitetin, bujarinë dhe krenarinë e tyre.  Populli nuk mund të ishte më ball hapur dhe kokë lart për deri sa ishin në mbështetje dhe përkrahje të politikave dhe persanaliteteve të gabuara qeveritare dhe institucionale të cilët ndikuan në karakterin, vlerat dhe imigjin e tyre.

Me kalimin e kohës pothuajse pas dy dekadave,  populli i kosovës,  arriti ta kuptoj që inkuadrimi në formën e verbër,  mbeshtetja apo asimilimi i qytetarve duke mbeshtet dhe perkrah figura apo parti të caktuara politike të cilat nuk kanë me prioritet interesin e shtetit por interesat e tyre përsonale për veq që prishin identitetin e tyre si popull njëherit pamundësojn zhvillimin e shtetit  që do të ndikonte negativisht në rritjen dhe edukimin e fëmijve të tyre.

Vetëdijësimi i popullatës ka arritur në atë nivel sa që punësimi personal me indikacione të ndryshme më nuk ështëaq i rëndësishëm se sa të kuptuarit për të kontribuar për një zhvillim të shtetit si tërësi. Kjo për fatin e mirë është nënkuptuar nga qytetarët që një gjë e  tillë mund të arrihet vetëm duke përzgjedhur personalitete të shëndosha udhëheqëse politike,  e cila do të mundësonte që fëmijët tanë si tërësi  në moshën e pjekuris të jenë të panëvarur në sigurimin dhe garantimin e të hyrave të tyre.

Sotë e pas dy dekadave mungesa e një zhvillimi ekonomik,social dhe politik ka bërë që rinia kosovare edhe pse arrijn moshënmadhore tëpjekuris mbeten peng  i të hyrave që sigurohen nga prindërit e tyre.  Kjo për veq se moshat madhore i benë të varura njëherit ju pamundëson për të qenë të panëvarurnë krijimin e jetesës dhe të ardhmës së tyre.

Tani mund të themi që jemi në një epokë të re,   ku populli i kosovës është vetëdijesuar dhe ka arritur ti rikthejë tiparet e tij si për nga qëndrimi dhe bindja dhe dukemundësuar që të jetë i pa ndikuar,shantazhuar dhe korruptuar.

E gjith kjo mundëson që ne si popull kosovarë te rikthejmë dinjitetin tonë të plot duke na bërë që të njohim vetën tonë,bindjet tona,  traditat tona si dhe të qenuritball hapur e kokë lartë.

Andaj sot partitëe ndryshme politike në veqantij ato parti të cilat kanë pasur mundësi për të qeverisë në shtetin e Kosovës nuk mund te mashtrojne popullin e Kosovës dhe mu për këtë arsye konsideroj që jemi rikthyer në dy dekada mbrapa, atëher kur populli ka qenë i vetëdijshëm, i sigurtë dhe i matur ne veprimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat