Akuzat ndërshtetërore të kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama

Opinione

Akuzat ndërshtetërore të kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama

Nga: Ismail Muçiqi Më: 21 maj 2020 Në ora: 22:25
Ismail Muçiqi

Shembja e Pallatit te Teatrit Kombëtarë në Tiranë që ndodhi këto ditë, bëri që edhe më shumë ta nxisë shkallën e polarizimit të skenës politike ndërmjetë dy shteteve Shqipëri- Kosovë.

Mjerishtë dy shtetet shqiptare po ballafaqohen me problemet e ndryshme politike të cilat po marrin përmasa shqetësuese duke tensionuar skenën politike deri në shkallë të urrejtjes patologjike.

Republika e Kosovës ka probleme të shumta në konsulidimin dhe forcimin e shtetit si amanet i shumë dëshmorve, herojnëve, veprimtarëve dhe patriotëve të cilët punuan luftuan dhe vdiqën për liri dhe Pavarsi.

Këto gjenerata të atdhetarve punuan dhe u flijuan që Kosova të çlirohet nga thundrat e Sërbisë. Këto gjenerata kaluan në botën tjetër me idealet të tyre të pa thyeshme që Kosova të bëhet Shtetë i Pavarurë me instituticione demokratike, me sistem paralmentarë me vlera perendimore, ku popuilli përmesë shprehjës së vullnetit të lirë përmes votës do ti zgjedhë përfaqësuesit e vet me shpresë që këtë përfaqësues do ti ndërtojnë dhe ti ruajn vlerat dhe themelet e këti shteti më të ri në Europë.

Mjerishtë idealin e gjeneratave të shkuara nuk janë duke përque në vendin e duhurë grupet e politikanëve të cilët që nga paslufta udhëheqën me instituticionet e shtetit.

Republika e Kosovës edhe pas dy dekadave gjindet në udhëkryqë, dhe e sfiduar në rendë të parë nga njerzit e politikës të cilët e kanë përqarë popullin për interesat e tyre personale dhe karjeriste për të qëndruarë në pushtet.

Sot skena politike në Kosovë është skajshmërishtë e polarizuar përmesë politikës primitive e cila manifestohët kudo qoftë në mediumet informative apo në forumet shtetërore.

Politikanët po i shkakëtojnë popullit shqetësime dhe paqartsi për të ardhmën e vendit.

Qytetarët e Kosovës sot janë të ngulfatur nga informacionet dhe debatet politike të cilat edhe më shumë po e ngarkojnë qytetarin duke shantazhue me deklarata populliste të cilat më nuk i pranon askushë.

Gjykata Kushtetuse e Republikës së Kosovës u shëndrrue në top lajmë të politikës kosovare nga pseodoanalistët, opinionistët, përfaqësuesit e partive politike e kush jo tjetër.

Nuk di a ka mbetë ndonjë individë që është i rreshtuar në ndonjë parti politike i cili ka mbetë pa dhënë opinione apo komente rreth Gjykatës Kushtetuse si instituticioni më i lartë Kushtetus i shtetit të Kosovës.

Të gjtihë këta në mënyrë të padrejtë dhe pa kompetenc janë duke i berë presion, punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Anomalia dhe paradoksi më i madh u vërtetua sot kur Abdullah Hoti si "mandatarë" i formimit të ndonjë qeverie të re, në kualicion me partit e deshtuara, sot mbledhi Grupin Parlamentarë të LDK-së, për të prezantuar programin e ri qeverisës, paditur dhe pa pasur ende akt vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Edhe ky është presion direkt ndaj institutcionit të Gjykatës Kushtetuese.

Duhet theksuar se përqarjet dhe akuzat ndërmjetë politikanëve po marrin përmasa ndërshtetërore. Tani sot këto raporte të akuzave të ndërsjellave u manifestuan edhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama kundër deklaratave të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe të disa figurave tjera opinioniste. Kur njëriu normalë i shefë dhe i analizonë të gjitha këto ngajrje në politikën shqiptare të imponohet pyetja; A thu vallë këta liderë politikë dhe kjo mendësi e kulturës politike, atdhetare mundë ti bashkojnë shqipëtarët në një shtet... ?

Jo jo, me këta njerzë me sy të verbë dhe me mendje mesjetare nuk mundë të bëhet shteti edhe më vështirë të bashkohët kombi.

Kjo paranojë e politikës shqiptare, me botëkuptime të mykura përditë e më shumë po e sfidon të ardhmen e këti populli të vuajtur. Nuk është e rastit që shqiptarët mbetën të fundit në ndërtimin dhe zhvillimin e identitetit të shtetit dhe kombit, mu për shkaqe të politikanëve të deshtuarë shekuj me radhë.

Ky sindromë po përsëritet edhe pas një shekulli, e kjo tregoj qartë edhe sot përmes akuzave të dy Kryeministrave, të cilët po tregojn rivalitet dhe po e shprehin egon e tyre, duke kaluarë edhe në rrafshin politikë ndershtetëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat