Per fatin e qeverisë Kurti kush vendos, 7 prokurorët e Thaçit apo 700.000 shqiptarët e Kosovës?

Opinione

Per fatin e qeverisë Kurti kush vendos, 7 prokurorët e Thaçit apo 700.000 shqiptarët e Kosovës?

Nga: Nefail Maliqi Më: 27 maj 2020 Në ora: 14:56
Nefail Maliqi

 

Fillimisht një pyetje disa filozofëve alias analistëve kosovar, më shqetësuese është "presioni" ndaj kushtetuteses apo kapja e kushtetueses nga Hashim Thaçi? Kosova, a po rreshqet kah nje lufte civile?

Lojërat politike te Thaçit dhe LDK e Isa Mustafës për kolltuke dhe pushtet në kohë pandemie me votat e vjedhura nga VV dhe Vjosa Osmani ka shqetësuar elektoratin kosovar, çka vendimi i kushetueses pro qeverisë Thaçi-Mustafa-Hoti situatën mund të nxjerrin jashtë kontrollit, duke shpier vendin drejt destabilizimit. Këtë mund ta shpëtoj vetëm Gjykata Kushtetuese nëse vërtetë nuk dirigjohet nga presidenti!

Gjykata Kushtetuese e ka aprovuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm. Sipas Kushtetueses, vendimi për masën e përkohshme është deri më 29 maj 2020.

Kosova, a po rrëshqet kah një luftë civile?

Ky vendim pritej në favor të Albin Kurti, për ta dëshmuar Kushetutesja se gjoja është "neutrale" që me pas me 29 maj të merr vendimin më të rëndësishëm ashtu siç i konvenon presidentit, pro qeverisë së vjetër të Mustafës-Hoti alias PAN të cilës në 6 tetor shqiptarët e Kosovës ja treguan vendin. "Kajpen e shtetit dhe krimin e organizuar nuk e solla unë, por e gjeta këtu më mesin tuaj te cilin bashkarisht do ta shporrim si dikur Serbinë!.." tha së fundit lideri dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Me 29 maj kushtetuesja do të jep verdiktin e dekretit për mundësinë e rikthimit në poltikë Isa Mustafes dhe Avdullah Hotit për themelimin e qeverisë së vjetër, apo rikthimin e PAN-it të kriminalizuar! Tashmë janë paralajmeruar një seri protestash nga qyteteret e Kosoves, sikur ajo e nesermja (27 maj 2020). Tash shtrohet pyetja per fatin e qeverisë Kurti kush vendos, 7 prokuroret e Thaçit apo 700.000 shqiptarët e Kosovës? Të shohim, të presim se kush vendos.

Kete ne deshmon vala e menjehershme e deklaratave të presidenit dhe ata të LDK-së se Isa Mustafes se "do ta respektojmë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.." duke i paraprirë vendimit te kushtetueses me 29 tetor e cila do te vperoj pro kësaj qeverie te vjeter, qe po pretendon te riaktivizohet serish me vjedhjet e votave te VV dhe Vjosa Osmanit sipas skenarit te Hashim Thaçi sikur edhe Isa Mutafa, Avdullah Hoti bashke me ta edhe servilet tjere te Thaçit.

Por, te njejten dite pritet qe edhe populli do te jep verdiktin e vete ashtu siq e dha edhe voten e vete pro Albinit dhe Vjoses me 6 tetor kunder kesaj bande politike e cila po tenton te rikthehet serish ne pushtet ne emer te votes se vjedhur te qytetareve dhe marreveshjes Vucic-Thaci per ndarjen e Kosoves dhe Lugines!
Me ketë mund te thuhet se (de) stabilitetin ne Kosove e ka n’dore Hashim Thaçi. Dikush mund te thote jo ai, por kushtetuta. Po mire de krejt nje si Hashimi si Kushetuta, qaty jane, han bashkë. Jo, jo kushtetuta, por bash Hashim Thaci vendos, sepse ajo vepron ne baze te urdherave te presidentit, kjo eshte deshmuar disa here!
Une e kam thene dhe po e them se Kushtetutje kesaj radhe do tja huq, nuk do te jete zedhenese e popullit, por e bandave te kuqe kriminale te disa partive, perfaqesuesit e te cilave jane te perfshire ne kriminalitet qe ishin apo ende jane ne listat e zeza te SHBA-ve, te Interpolit dhe Gjykates speciale.

Krejt normale keshtu do te ndodhe, meqe Thaëi i ka në dorë prokuroret, ai s’është aq naiv as budall me i qit në ujë krejt këto manovra politike qe i beri keto dy muajt e fundit me komunistin jugosllav Isa Mustafen.
Thaqi-Mustafa nuk e rrezikuan jeten kot qe u pane me maska n'kohe pandemie per ta rrezuar qeverine e Kurtit. Ata nuk e bene kete per hamam t’hyres!

Për fund, qe 20 vite Shqipëria bën fushate me Kosovën, Kosova me Luginën, Lugina me Llojanin, së fundit fushate me kushtetuesen. Dhe ja sot na lanë pa teatër, pa lapidar, pa flamur dhe pa qeveri!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat