Letër e hapur publike për Albin Kurtin!

Opinione

Letër e hapur publike për Albin Kurtin!

Hafir Hoxha Nga Hafir Hoxha Më 29 maj 2020 Në ora: 13:21
Albin Kurti

Me më ngue mua z. Albin Kurti e dorëzon detyrën si burrat pa zhurmë e pa protesta. S`kemi nevojë për justifikime as sqarime, populli po e përcjell gjendjen, e ka kuptuar mirë:

1. Pse u votua mosbesimi i kësaj Qeverie!

2. Pse u dha mandati Qeveris në ardhje!

3. Pse Gjykata e mori këtë vendim dhe kujt i përshtatet!

4. Cilat obligime, borxhe shantazhime do ti ketë kjo Qeveri në ardhje!

Për gjitha këto populli do ta jep vlerësimin e vet në zgjedhjet e radhës!

Kurse Ti si lider politik duhesh të mësosh shumë nga kjo periudhe e një viti të fundit kalendarik!

1. Nuk duhet të besh vija te kuqe para zgjedhjeve.

2. Duhet të zgjedhësh staf të pastër dhe të aftë politikisht, njerëz që i kontrollojnë ndjenjat, njerëz të matur, njerëz të votuar  si deputet, ministrat, këshilltarët që s’kanë inati, xhelozi, prirje për konflikte  e nxitje aferash të pa nevojshme të mosmarrëveshjeve dhe konfuzioneve politike me partitë tjera!

3. Duhet të caktosh kush duhet, kush din, kush mundet, kurë dhe ku të flet për VV, ti paraqet projektet vizionet e saj e jo të keqpërdorin pozitën, të afirmohen personalisht dhe ta dëmtojnë subjektin siç kanë vepruar shumë njerëz tu rreth teje!

Shumë «analistë» , këshilltarë e zyrtare të ndryshëm  më shumë të kanë bërë sherr se sa hajr ty, subjektit dhe vendit, Ti e din cilët  ata, e dimë edhe ne!  

4. Mos ndrysho parimet, konceptet afatgjate për ardhmërinë e vendit ( mos u largo nga caku përfundimtarë bashkim kombëtarë)

5. Mos i përmend projektet delikate të ndishme para se ti sigurosh veglat e punës që të sigurojnë sukses!

Aftësi profesionale është me gjujat gurin, me e likuidua grabitqarin në pemë e mos me i trazua shpezët tjera aty!

6. Puno korrekt , pa sherr, pa inati, aftësohuni me punë ekipore, në bashkëpunim me subjekte të tjera pasi politika në demokracia atë e kërkon !

Vetanak në politikë nuk mundemi të kemi sukses  

7. Rri në opozitë, ristrukturohu, analizo gabimet ,

Përgatit staf të mirëfilltë të pjekur stabil të qet pa zhurmë , përsëri do të ketë zgjedhje, përsëri populli do të del në zgjedhje, përsëri ata do ta vendosin me votën e tyre kujt ti besojnë.

Manovrimet, pazaret, transferet, keqpërdorimi i votave të tyre për inate dhe çështje personale, klanore, grupore populli nuk do ti lejon tërë kohen ! 

Edhe ne këto sjellje tregon që nuk e ke për pushtet por për të mirën e vendit.

Hafir Hoxha, apartiak ish ushtarë i UÇK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat